Naime Avdyli Feta është me prejardhje nga Kosova, ajo ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote në shtetin Kanadez.
Avdyli Feta, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale nga REL, tregon ëndrrën e saj të madhe për aterim në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke drejtuar ndonjë prej aeroplanëve me pasagjerë të tipit Boeing 737.
Tutje ajo shton se dëshirën për këtë profesion e ka qysh në moshën e fëmijërisë.
“E kam pasur gjithmonë pasion, është një nga gjërat që kam ëndërruar gjithmonë ta bëj qysh si fëmijë edhe pse kam menduar që është e pamundur të realizohet. Jam shumë me fat që jetoj në një vend që nuk i ndalon gjërat ose nuk m’i ndalon ëndrrat e mia shkaku i mbulesës sime ose i zgjedhjes sime fetare”, thotë ajo.
Naime Avdyli Feta, tash nënë e tre fëmijëve, ka emigruar nga Kosova drejt Kanadasë që në mosha 11 vjeçe.