Rijadu Salihin pjesa e katërt

RIJADU SALIHIN - IV
Nga Imam Neveviu

800. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se ka thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në hall­kën e xhematit dhe tha: "Çka qën­droni ju këtu?" U përgjigjën: "Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun". (Muaviu) ka thënë: "Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?" Thanë: "Veçmas për këtë qëndrojmë këtu". (Muaviu) ka thënë: "Sa më përket mua, unë nuk ju kam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush që ka qenë në shkallën time tek I Dërguari i All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. me një rast doli në mesin e as'habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: "Për ç'arsye qëndroni ulur këtu?" Thanë: "Ne këtu qëndrojmë ulur për Ta përmendur All-llahun dhe për Ta falënderuar që na ka për­udhur në Islam dhe që na ka dhu­ruar me të". (I Dërguari i All-lla­hut) ka thënë: "Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk kërkova betimin tuaj pse akuzoj sinqeritetin tuaj por vetëm për shkak se më erdhi Xhibrili dhe më ka lajmë­ruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve". (Muslimi)


DHIKRI GJATË SABAHUT DHE AKSHAMIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indif­erentët". (el-A'raf, 205)
Ekspertët gjuhësorë pohojnë se "asâl" është shumësi i "esîl". Kjo kohë është ndërmjet ikindisë dhe akshamit.
"Ndërsa Zotin tënd madhë­roje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes". (Gafir, 55)
"Dhe lartëso me falënderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë". (Ta Ha, 130)
Ekspertët gjuhësorë pohojnë se "ashijjun" d.m.th. edhe koha prej drekës deri në aksham.
"Nëpër shtëpi që janë ngritur me lejen e All-llahut aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ka njerëz, të cilët puna dhe shit­blerja nuk i pengon ta për­mendin All-llahun në muzg dhe në agim". (Sa'd, 18)
801. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur zgjohej thoshte: "O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na ze mbrëmja, me Ty je­tojmë, me Ty vdesim dhe te Ti është kthimi". Kurse kur binte në gjumë thoshte: "O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
802. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Ebu Bekr es-Sid­diku r.a. ka thënë: "O i Dërguari i All-llahut, m'i urdhëro disa fjalë që t'i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej". (Muhammedi s.a.v.s.) ka thënë: "Thuaj: O All-llah, Kri­jues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Kri­jues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe idhujtarisë së tij". (Pastaj) ka thënë (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.): "Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih)
803. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur ngrysej thoshte: "Ne kemi ngrysur, por edhe sun­dimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i cili nuk ka rival". Transmetuesi më tej thotë: "E kam parë (Pej­gam­be­rin s.a.v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: "Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkojmë mirë për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqe në këtë natë dhe së keqes në netët vi­juese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehennemit dhe dënimi në varreza". Ndërsa kur zgjohej, thoshte po ashtu kështu, por në vend: "kemi ngrysur" (emsejna) thoshte "jemi zgjuar" (asbahna) dhe "sundimi yt është zgjuar". (Muslimi)
804. Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë: "Lexoje: Kul huvAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu bi rabbil felek dhe kul eudhu bi rabbinnas) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojnë këto për çdo gjë". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për kri­jimin e qiejve dhe të tokës". (Ali Imran, 190-191)
805. Nga Hudhejfe dhe nga Ebu Dherri r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur binte në shtrat, thoshte: "Me emrin tënd, o All-llah, unë jetoj dhe vdes". (Buhariu)
806. Nga Aliu r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thënë atij dhe Fatimes r. an­huma si vijon: "Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thuani tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah".
Në një transmetim thuhet: "Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë", kurse sipas një trans­metimi tjetër: "All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë". (Muttefeku alejhi)
807. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me brendinë e izarit (material për ve­shje) të tij, sepse nuk është e njo­hur se ç'ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im bie në shtrat dhe me ty ngrihemi, nëse ma merr shpirtin mëshiroje, e nëse ma kthen ruaje me çka i ruan robtë Tu të mirë ". (Mutte­fekun alejhi)
808. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur ulej në shtrat, fryente në duart e tij dhe i lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin tjetër të Buhariut dhe Muslimit thuhet se "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur shkonte në shtrat, çdo natë i bashkonte shu­plakat e tij, fryente në to dhe lex­onte: "Kul huvall-llahu ehad, Kul eudhu birabbi-l-felek dhe Kul eudhu bi rabbi-n-nas", e pastaj me to e fërkonte sa është e mundur trupin e tij. Fillonte (të fërkojë) me duart e tij nga koka dhe fytyra e tij dhe pjesën tjetër të përparme të trupit. Këtë e bënte nga tri herë". (Muttefekun alejhi)
Gjuhëtarët pohojnë se shprehja "en-nefthu" është fryerje pa zë.
809. Nga Bera' b. Azibi r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë mua: "Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest sikur për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen tënde, me dëshirë kah Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje për­veç tek Ti. Besoj në Librin tënd që e ke shpallur dhe Pej­gam­be­rin tënd që e ke dërguar; nëse vdes, vdes i pastër; këto fjalët që i thua le të jenë fjalët e fundit". (Mutte­fekun alejhi)
810. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur shkonte në shtratin e tij ka thënë: "Falënderimi i qoftë All-llahut që na ushqeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues". (Muslimi)
811. Nga Hudhejfe r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur dëshironte të flejë, dorën e tij të djathtë e vente në fytyrën e tij, e atëherë thoshte: "All-llahu im, më ruaj nga dënimi yt ditën kur do t'i ringjallish ro­bërit e Tu". (Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)
Ebu Davudi e trans­me­ton këtë hadith nga Hafseja r. an­huma dhe thekson se i Dër­guari këto fjalë i theksonte nga tri herë.
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Zoti juaj ka thënë: "Më thërrisni t'ju përgjigjem". (Gafir, 60)
"Lutjuni Zotit tuaj, me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata që e teprojnë". (el-A'raf, 55)
"Dhe kur të të pyesin ro­bërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgji­gjem lutjes së lutësit kur më lutet". (el-Bekare, 186)
"Ai, që i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai, që të keqen e lar­gon". (en-Neml, 62)
812. Nga Nu'man b. Beshir r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Lutja është ibadet i vërtetë". (Ebu Davudi dhe Tirmi­dhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
813. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. thoshte: "All-llahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe mëvetësi (mosvarjen nga të tjerët)". (Muslimi)
814. Nga Tarik b. Eshjeme r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "Kur një njeri e pranonte Islamin, Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ia mësonte namazin dhe atëherë e urdhëronte të lutet me këto fjalë: "All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo". (Mus­limi)
Në transmetimin tjetër të Tarikut, Muslimi thotë se Tariku e ka dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. se një njeri, që ka ardhur te i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: "O i Dërguari i All-lla­hut, ç'të them unë kur ta lus Zotin tim?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: "Thuaj: "All-llahu im, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo", sepse këto fjalë përmbajnë tërë dunjanë dhe ahiretin tënd".
815. Nga Abdull-llah ibn Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "All-llahu im, sjellës i zemrave, silli zemrat tona kah nënshtrimi ndaj Teje". (Muslimi)
816. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kërkoni mbrojtjen e All-llahut nga presionet e spro­vave, nga thellësitë e fatkeqësisë, nga keqësimi i fatit dhe nga gëzimi i ar­mikut". (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin tjetër Sufjani thotë: "Dyshoj se kam shtuar ndonjë (fjalë) prej tyre".
817. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "All-llahu im, ma përmirëso fenë time, që është mbrojtja e jetës (punës) sime, ma përmirëso dunjan time, në të cilën është jeta ime e tashme, ma përmmirëso ahiretin tim, në të cilin është kthimi im, ma bën jetën shtesë e çdo të mirë dhe vdekjen të sigurt (qetë) nga çdo e keqe". (Muslimi)
818. Nga Aliu r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: "Thuaj: All-llahu im, më udhëzo dhe më mbështet (në Ty)".
Një transmetim tjetër është: "All-llahu im, të lus Ty për udhëzim dhe mbështetje!" (Muslimi)
819. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-lla­hut pat thënë: "All-llahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga dënimi i varrit dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga sprovat e jetës dhe të vdekjes".
Në një transmetim tjetër shtohen fjalët: "nga borxhet e rënda dhe nga dominimi i njerëzve". (Mus­limi)
820. Nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. trans­me­tohet se ai i ka thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: "Ma mëso një lutje (dua) që do ta bëj në namazin tim?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: "Thuaj: All-llahu im, vërtet unë i kam bërë ve­tes shumë dhunë dhe meqë mëkatet nuk i fal kush tjetër përveç Teje, atëherë më fal me faljen Tënde dhe mëshirohu ndaj meje. Vërtet Ti je falës dhe mëshirues i madh". (Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër (të Muslimit) thuhet: "dhe në shtëpinë time (të lutem)". Në transmetimin tjetër në vend "dhunë të shumtë" trans­me­to­het "dhunë të madhe", prandaj është e nevojshme të dy transmetimet të bashkohen dhe të thuhet: "dhunë të shumtë e të madhe".
821. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thënë në lutjet e tij: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e asaj ç'kam vepruar dhe nga e ke­qja e asaj që nuk e kam vepruar". (Muslimi)
822. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: Prej lut­jeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga ndërprerja e dhuntive Tua, nga ndërrimi i mbrojtjes Tënde, nga zemërimi Yt i pa­pritur dhe nga çdo hidhërim Yti". (Mus­limi)
823. Nga Zejd b. Erkame r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut pat thënë: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dënimi i varrit. All-llahu im, m'i jep devotshmëri shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim, sepse Ti je pastruesi më i mirë, Ti je miku dhe mbrojtësi im personal. All-llahu im, të mbështetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devot­shme, nga shpirti i pangishëm dhe nga lutja të cilës nuk i përgji­gjesh". (Muslimi)
824. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pat thënë: "All-llahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, te Ti marr siguri, me ndihmën Tënde luftoj, dhe për Ty hidhërohem, dhe Ty të drejto­hem për zgjedhje, prandaj më fal ç'kam vepruar më herët dhe më vonë, ç'kam fshehur dhe ç'kam komunikuar. Ti je i pari dhe Ti je i mbrami, nuk ka hyjni tjetër përveç Teje". Disa transmetues shtojnë: "Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut". (Muttefekun alejhi)
825. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. është lutur me këto fjalë: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dënimi i Xhehennemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih. Ky citat është nga Ebu Davudi)
826. Zijad b. Ilakate trans­me­ton nga axha i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thënë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thënë: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga punët e qortuara morale, veprimore dhe të vullnetit". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
827. Nga Shekel b. Humejdi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I thashë: "O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!" Ka thënë: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e ke­qja e gjuhës sime, nga e keqja e epshit tim". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith ha­sen)
828. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thënë: "All-llahu im, të mbështetem Ty nga gërbula, çmenduria, zgjeba dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara". (Ebu Davudi me sened sahih)
829. Nga Imran r.a. trans­me­tohet se i ka ardhur një rob i hyrë në borxh që i tha: "Unë nuk kam mundësi ta paguaj kompensimin tim nga robëria, prandaj më ndi­hmo!" (Aliu r.a.) tha: "Do t'i mësoj ca fjalë, të cilat mua m'i ka mësuar i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e si­kur ti të kesh sa një mal borxh, do ta paguash atë. "Thuaj: "All-llahu im, më kënaq me hallallin Tënd nga harami Yt, dhe më bën të mëvetësishëm me mirësinë Tënde nga çdo gjë, përveç Teje". (Tir­midhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
830. Nga Imbran b. Husajn r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka mësuar babain e tij Husainin me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: "All-llahu im, më frymëzo me orientim të drejtë dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes sime". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
831. Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "Kam thënë: O i Dër­guari i All-llahut, më mëso me diç me çka do t'i drejtohem All-llahut të Madhëruar". Ka thënë: "All-lla­hun luteni për shëndet". Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: "O i Dërguari i All-llahut, më mëso me diç me çka do ta lus All-llahun e Madhëruar". (Muhammedi s.a.v.s.) më tha: "O Abbas, o axha i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në Ahiret". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith sahih)
832. Nga Shehr b. Havsheb trans­me­tohet se ka thënë: "I kam thënë Ummi Selemes r. anha: "O nëna e besimtarëve, cilën lutje më së shumti e thoshte i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur gjendej te ti?" Tha ajo: "Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë: "O lëvizës i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
833. Nga Ebu Emame r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: "O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shumta por ne nuk mbajtëm mend asgjë". Ai tha: "Tash unë do t'ju drejtoj në diç që i përmban të gjitha. Thuani: "All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pej­gam­be­ri Yt, Muhammedi s.a.v.s., dhe të mbështetem Ty nga e keqja e atij nga e cila të është mbështetur Pej­gam­be­ri yt Muhammedi s.a.v.s.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
834. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "Në me­sin e lutjeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë edhe: "All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të cilën e pranon, për faljen tënde të cilën e siguron dhe shpëtimin Tënd nga çdo mëkat dhe përfitimin nga çdo e mirë, për fitoren me Xhennet dhe për shpëtimin nga zjarri". (Hakim Ebu Abdull-llahu, i cili thotë se hadithi është sahih sipas kushteve të Muslimit)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: "O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë prirë në besim". (el-Hashr, 10)
"Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e be­simtaret!" (Muhammed,19)
"All-llahu i Madhëruar na lajmëron se Ibrahimi s.a.v.s. është lutur: "O Zoti ynë më fal mua,edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët - atë ditë kur të jepet llogari". (Ibrahim, 41)
835. Nga Ebu ed-Derda r.a. trans­me­tohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Nuk ka rob musliman, që e lut All-llahun për vëllain e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos t'i thotë: "Edhe ty të qoftë po ashtu!" (Muslimi)
836. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pat thënë: "Lutja e një njeriu musliman për vëllain e tij jo të pranishëm është e pranueshme. Te koka e lutësit është një engjëll i autorizuar, i cili kur lutësi kurdo qoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij, engjëlli i autorizuar në lutje thotë: "Pranoje o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!" (Muslimi)
837. Nga Usame b. Zejd r. an­huma trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: "All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sa­hih)
838. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ja qëlloni çastit në të cilin All-llahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t'i përgjigjet". (Muslimi)
839. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk nguten e të thonë: E luta Zotin tim por nuk iu përgjigj lutjes sime". (Muttefekun alejhi)
Në transmetimin e Muslimit është: "Lutjes së njeriut gjith­një i përgjigjet derisa nuk lutet për të keqe, ose për t'i prishur marrëdhëniet farefisnore, ose nuk ngutet". As'habët kanë thënë: "O i Dërguari i All-lla­hut, ç'është ngutia?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) tha: "Kjo është kur lutësi thotë: "Unë jam lutur e lutur, por nuk po shoh të më pranohet. Kështu mërzitet dhe e lë lutjen".
840. Nga Ebu Umame r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I është thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: "Kur është lutja më e pranueshme?" Ka thënë: "Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara". (Tirmi­dhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
841. Nga Ubadete b. Samiti r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Në tokë nuk ka asnjë musliman, i cili diç e lut All-llahun, e që këtë All-llahu nuk do t'ia japë, ose për ndërrim do t'ia heq ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e fare­fisnisë". Një njeri nga të pranish­mit tha: "Atëherë të lutemi shumë!" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: "All-llahu edhe më shumë jep". (Tirmidhiu, që thotë se ky është hadith hasen sahih).
Hakimi trans­me­ton nga Ebu Seidi duke ia shtuar: "Ose edhe po aq i jep shpërblim".
842. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në situatat e vështira thoshte: "Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Madhëruar dhe thotë; nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, sunduesit të Arshit të madh; nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, krijue­sit të qiejve dhe krijuesit të tokës; krijuesit të Arshit fisnik".. (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen apo jo? Ata, që besojnë dhe që ruhen, për ata ka për­gëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar - ajo është njëmend sukses i madh". (Junus, 62, 63, 64)
"Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurma të freskëta. Andaj ha, pi dhe qetësohu!" (Merjem, 25-26)
"Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo, në dhomë gjente ushqim te ajo. Prej nga kjo, oj Mer­jem? - i thoshte kurse ajo i përgjigjej:. "Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë kë të dojë". (Ali Imran,37)
"Kur i patët lënë ata edhe ato të cilave u falen ata, në vend të All-llahut, strehohu pra në shpellë. Zoti juaj do t'ju mbulojë me mëshirën e vet dhe do t'ju përgatisë atë që është e dobishme për ju. Dhe ke mund të shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon i kalon nga ana e majtë". (el-Kehf, 16-17)
843. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Në popujt e kaluar ka pasur njerëz të inspiruar (muhaddethun, që i kanë parashikuar gjërat), e nëse te populli im ka ndonjë, atëherë ai është Umeri". (Buhariu)
Muslimi trans­me­ton hadi­thin e njëjtë nga Aisheja r.a. Ibn Vehbi në dy transmetimet thotë se "muhaddethun" janë njerëz me ilham (frymëzim)
844. Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: "U ankuan banorët e Kuffes te Umer b. el-Hattabi r.a. për Sa'din dmth. për Ibn Ebi Vekkasin r.a., kështu që Umeri r.a. (në vend të Sa'dit) e vendosi për mëkëmbës Ammarin. Ata u ankuan edhe për të saqë thanë që ai nuk falet mirë. Ai e ftoi atë të vijë ku i tha: "O Ebu Is'hak, këta pohojnë se ti nuk falesh mirë!" (Sa'di) tha: "Pasha All-llahun, sa më përket mua, unë me ta fali namazin e të Dërguarit të All-lla­hut s.a.v.s. nga i cili unë nuk heq dorë. Unë falë dy rekate të jacisë, në të cilët e zgjas qëndrimin në këmbë, kurse në dy të fundit e shkurtoj." Umeri r.a. tha: "I këtillë është mendimi për ty, o Ebu-l Is'hak!" Atëherë Umeri r.a. i dër­goi me të një apo dy njerëz në Kuffe, të cilët i pyetën banorët e Kuffes për Sa'din në çdo xhami. Të gjithë xhematlinjtë u shprehën mirë për të. Kur i deleguari i Umerit r.a. erdhi në xhaminë Beni Absi, një njeri u ngrit në këmbë, të cilin e quanin Usame bin Katade, kurse kishte ofiqin Ebu Sa'd, dhe tha: "Pasi ti na pyet për Sa'din unë të pohoj se Sa'di e ka lënë luftimin me ushtrinë, se drejtësinë nuk e ndan drejtë dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtë". Atëherë Sa'di tha: "Sa më përket mua, unë vërtet për këtë do ta bëjë një lutje (nëmë) për tri gjëra: "All-llahu im, nëse ky robi yt është gënjeshtar dhe është ngritur në këmbë për t'u parë e për t'u dëgjuar, atëherë zgjatja jetën, jepi varfëri të gjatë dhe ekspozoje sprovave". Kështu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin për gjendjen, thoshte: "Unë jam plak i moshuar me shumë sprova, më ka zënë nëma e Sa'dit". Abdulmelik b. Umejri rrëfen se Xhabir b. Semure i ka thënë: "Unë e kam parë pas asaj se si i kanë rënë vetullat në sy nga pleqëria e shtyrë, kështu ai përpiqej me gratë në rrugë dhe i mallkonte". (Muttefekun alejhi)
845. Nga Urvete b. Zubejr trans­me­tohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nu­fejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diç nga toka e saj. Seidi atëherë tha: "Unë të marrë diç nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgju­ar prej të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.?" (Mervani) tha: "Ç'ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.?" (Seidi) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngjeshet deri në shtatë palë tokë". Mervani i tha atij: "Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj". Seidi atëherë tha: "All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj". Transmetuesi i këtij hadithi thotë: "Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar, dhe derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe në të u përmbyt". (Muttefekun alejhi)
Nga transmetimi i Muslimit: Nga Muhammed b. Zejd b. Abdull-llah b. Umeri trans­me­tohet se ai e ka parë atë të verbër, që duke prekur muret, ka thënë: "Më ka zënë nëma e Seidit. Ajo pastaj hasi në pusin e shtëpisë së saj për të cilin bëri padinë, dhe ra në pus; ky ishte varri i saj".
All-llahu i Madhëruar thotë:
"O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju atë e dini se është shumë keq - prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetën pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm". (el-Huxhurat, 12)
"Mos paso atë për çka nuk di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi". (Isra, 36)
"Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm". (Kaf, 18)
Është e domosdoshme të dihet se çdo i moshërritur është i obliguar ta ruaje gjuhën e tij nga çdo e folur, pa e shoshitur fare, mund të tregojë në dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, sunnet është përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i le­juar e çon njeriun në atë të pale­juarën apo të jopreferuarën. Kjo është praktikë e shumtë, prandaj është e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e të jo­preferuara.
846. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kush beson në All-lla­hun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë". (Mut­tefekun alejhi)
Ky hadith tregon se është e nevojshme të përmbahemi nga të folurit, përveç nëse është i mirë. dmth. nëse dobia e tij është e dukshme. Ndërsa nëse dobia e tij është e dyshimtë, atëherë nuk bisedohet.
847. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se e ka dëgjuar Pe­j­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të cilën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqasë drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndimit". (Muttefekun alejhi)
Domethënia e "pa shoshitur fare" (ma jetebejjenu) është të rezonu­arit e tij, në është mirë apo jo.
848. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu është i kënaqur, kurse të cilës ai nuk i kushtoi kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s'është i kënaqur, kurse të cilës ai nuk i kushtoi kujdes, do të hudhet në Xhehennem". (Buhariu)
849. Nga Ebu Abdurrahman Bi­lal b. el-Harith el-Muzenij r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka menduar se do të arrijë diç. All-llahu për këtë atij do t'ia shkruajë kënaqësinë e tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka menduar se do të arrijë diç, All-llahu për këtë atij do t'ia shkruajë zemërimin e tij deri në ditën e takimit me të". (Maliku në Mu­vatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
850. Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. trans­me­tohet se ka thënë: I kam thënë: "O i Dërguari i All-lla­hut,më thuaj diç që të mbrohem me të!" Tha: "Thuaj: krijuesi im është All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)!" Kam thënë: "O i Dërguari i All-llahut, për çka më frikësohesh më së shumti mua?" (I Dërguari i All-llahut) e kapi gjuhën e vet e pastaj tha: "Nga kjo". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
851. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Mos flitni shumë pa përmendjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Kurse vërtet më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura". (Tirmidhiu)
852. Nga Ukbete b. Amiri r.a. trans­me­tohet se ka thënë: Kam thënë: "O i Dërguari i All-llahut, ç'është shpëtimi?" Ka thënë: "Zotëro me gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet tua". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
853. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthehen gjuhës duke i thënë: "Kij frikën All-llahut lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthitë, edhe ne kemi lajthitur". (Tirmidhiu)
Domethënia e "i kthehen gjuhës" dmth. i nënshtrohen asaj.
854. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "A e dini ç'është përgojimi?" (As'habët) thanë: "All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: "Përmendja e vëllait me fjalë që ai i urrenë". Dikush tha: "E ç'mendon, nëse ajo që flas për vëllain tim është e vërtetë?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: "Nëse është e vërtetë ajo që ti e flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk është e vërtetë, atëherë e ke shpifur". (Muslimi)
855. Nga Ebu Bekri r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në hutben e tij në Bajramin e Kurbanit në Minne, në Haxhxhin lamtumirës, ka thënë: "Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë muajin tuaj dhe në këtë vendin tuaj. A po e kam për­cjellur porosinë?!" (Muttefekun alejhi)
856. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: "Kur më ngritën në Mi'raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i grithnin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: "Kush janë këta, o Xhi­bril?" Tha: "Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe nderin e tyre e kanë dëmtuar". (Ebu Davudi)
857. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Musli­mani në tërësi është i ndaluar për muslimanin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij". (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar ka thënë:
"Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën". (el-Kasas, 55)
"Ata që u shmangen fjalëve të kota". (el-Mu'minun, 3)
"Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit dhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi". (el-Isra, 36)
"Kur t'i shohish ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me mosbesimtarët". (el-En'am, 68)
858. Nga Ebu Derdai r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kush pengon që vëllait të tij t'i thyet nderi. All-llahu Ditën e Gjykimit nga fytyra e tij do ta pen­gojë zjarrin". (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
859. Nga Itban b. Maliku r.a. trans­me­tohet se në hadithin e tij të gjatë dhe të njohur, që është thek­suar në kreun "Shpresa", ka thënë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. është ngritur të falë dhe tha: "Ku është Malik b. Duhshumi?" Një njeri tha: "Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. i tha: "Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka hyjni tjetër për­veç All-llahut me të cilin synon kënaqësinë e All-lla­hut. Dhe vërtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë: 'Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut, me të cilin synon kënaqësinë e All-llahut". (Muttefekun alejhi)
860. Nga Ka'b b. Maliku r.a. trans­me­tohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për "Pendimin" ka thënë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: "Ç'ka bërë Ka'b b. Maliku?" Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: "O i Dërguari i All-llahut, e ka pen­guar guna e tij dhe shikimi në vet­vete". Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: "E shëmtuar është ajo ç'ke thënë!" "Pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!" I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi)". (Muttefekun alejhi)
Dije se përgojimi është i lejuar për qëllime të pastra të sheriatit, deri te të cilët, pa përgojim, nuk mund të arrihet. Këto arsye janë gjashtë:
Shkaku i parë: dhuna e vazhdueshme. Atij personi që i bëhet dhunë, i lejohet të ankohet te sunduesi, gjyqtari ose ndonjë tjetër që është në sundim apo që ka mundësi ta zbatojë drejtësinë mbi tiranin. I dëmtuari thotë: "Filani më ka bërë dhunë kështu e kështu".
Shkaku i dytë i lejimit të zbu­limeve të mëkateve të huaja është kërkesa e mundësisë që të çrrënjo­set ndonjë punë e shëmtuar dhe që mëkatari të përmirësohet. Lejo­het t'i thuhet atij që ka mundësi të pengojë ndonjë të keqe: "Filani punon kështu e kështu, prandaj pengoje atë nga ajo dhe të ngjashme". Synimi i tij duhet të jetë arritja e çrrënjosjes së ndonjë pune të shëmtuar. Nëse synimi i tij është diç tjetër, atëherë zbulimi i të metave të tjetërkujt është i ndaluar.
Shkaku i tretë për çka lejohet zbulimi i të metave të huaja është kërkimi i fetvasë përkatëse. Njeriut të cilit i është bërë e padrejtë i le­johet të thotë: "Më ka bërë dhunë babai im, vëllai im, burri im, ose dikush tjetër kështu e kështu, prandaj a ka të drejtë ai në këtë? Me cilën rrugë do të çlirohem unë nga kjo e kjo dhunë, si do ta arrijë unë të drejtën time, si do ta pengoj dhunën e të ngjashme?". Kjo është e lejueshme në domosdoshmëri. Gjithsesi më e mirë dhe më e pëlqyeshme është t'i thuhet (muft­isë): "Ç'thua ti për njeriun, per­sonin ose bashkëshortin puna e të cilit është kështu e kështu? Qëllimi mund të arrihet edhe pa të përcak­tuarit dhe të emërtuarit e saktë, por edhe përveç kësaj, të përcaktohet saktësisht, të shënohet dhe të emërtohet dikush është e lejuar, si­kur që do t'i përmendim në hadi­thin e Hindës, in sha'All-llah!
Shkaku i katërt është parala­jmërimi i muslimanit nga e keqja dhe këshillimi i tyre, e kjo arrihet në mënyra të ndryshme si psh. de­tyrimi në gënjeshtër, përgënjesht­rimi i hapur i transmetimeve dhe dështimeve të rrejshme. Kjo për­n­dryshe është e lejuar sipas mendi­mit të të gjithë muslimanëve, madje edhe obligim për shkak të nevojës, e pastaj të pyesësh dhe të merresh vesh për punët e indi­vidëve me të cilët dëshirohet të vendosen marrëdhëniet martesore, të bashkohen në udhëtim, në tregti, në punë e të ngjashme dhe me per­sonat me të cilët dëshirohet të bëhen fqinj. Është obligim i per­sonit që pyetet për dikë që mos ta fshehë gjendjen për të, por haptas t'i shtrojë të gjitha të metat që gjenden te personi për të cilin hu­lumtohet, kurse me qëllim të mirë që t'i jepet këshillë pyetësit. Kështu, është obligim ta këshillosh një student që mëson dituritë fe­tare, por i drejtohet për këshillë ndonjë heretiku i cili ndjek risitë ose ndonjë mëkatari. Është detyrë, pra, t'i tërhiqet vërejtje ndonjë stu­denti që shërbehet me dijen e ndonjë risimtari (bidatxhiu) për rrezikun nga ajo. Është detyrë ta këshillosh dhe t'ia sqarosh gjendjen e tij, por që ekskluzivisht ta ketë qëllimin e këshillës. Kjo është punë ku mund të gabohet lehtë, sepse është e mundshme që oratorin ta udhëheq xhelozia dhe që djalli ta mashtrojë, verbojë në atë punë, kurse atij t'i duket se puna e tij është këshillë, prandaj të tillët duhet të jenë të kujdesshëm dhe largpamës. Po ashtu është me personin i cili synon ndonjë punë me përgjegjësi, në qeverisje e të ngjashme, kurse për të cilën nuk është i aftë, as nuk është adekuat për të, apo pse është mëkatar, me sjellje të prishur dhe plotësisht pa përgjegjësi, i paku­jdesshëm e ngjashëm. E tërë kjo është e obligueshme t'i komuniko­het personit kompetent apo organit për emërim në pozitën përkatëse, në mënyrë që të pengohet dhe izolohet jomeritori për ndonjë po­zitë me përgjegjësi dhe në mënyrë që në atë vend të emërohet i afti dhe i denji. Është detyrë të njofto­het njeriu kompetent ta dijë gjendjen e vërtetë në mënyrë që të veprojë në pajtim me gjendjen e kandidatit përkatës për ndonjë po­zitë dhe që personi përgjegjës mos të mashtrohet me të dhe të mund të ndërmarrë masa ta përmirësojë ose ndërrojë për të mirë.
Shkaku i pestë kur mund të zbulohen të metat e dikujt, është nëse një person publikisht gabon apo predikon herezinë (risitë) si­kur: pirja publike e alkoolit, ti­ranët, mashtruesit, plaçkitësit e pasurisë së huaj etj. Natyrisht se këtu nuk bëjnë pjesë çështjet dhe punët sekrete. Është detyrë që të zbulohen publikisht mëkatet e një individi personit kompetent apo organit, porse nuk lejohet zbulimi i të metave të tjera të tij, përveç nëse për këtë ka ndonjë nga shkaqet e theksuara.
Shkaku i gjashtë për zbulimin e të metave është përkufizimi, njoftimi preciz, ashtu që nëse një person i njohur me ndonjë ofiq, siç është: glepë, lotues, çalaman, shurdhak, qorr, vëngërosh dhe emërtime të tjera, atëherë është e lejuar të precizohet edhe kjo. Nuk është e lejuar përgjithësisht të tre­gohet dikush për të mëngët. Nëse është e mundur të shmangen ofiqet e këtilla, kjo është më e mirë dhe më parësore.
Këto janë gjashtë shkaqet krye­sore për të cilat është i lejuar zbu­limi i të metave për individin jo të pranishëm, e të cilat i kanë thek­suar dijetarët dhe për të cilat ekziston pajtueshmëri e plotë. Të gjitha këto kanë mbështetje në hadithet e njohura dhe të vërteta. Ja disa:
861. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se një njeri kërkoi leje të hyjë te Pej­gam­be­ri s.a.v.s., e ky me atë rast tha: "Lejojeni atë, bashkëfis i keq është ai!" (Muttefekun ale­jhi)
Buhariu është bazuar në këtë hadith për lejimin e për­gojimit të të prishurve dhe të dyshimtëve.
All-llahu i Madhëruar ka thënë:
"Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja". (el-Kalem, 11)
"Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm". (Kaf, 18)
862. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: "Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja, kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës". (Mut­tefekun alejhi)
Ky është një nga transme­timet sipas Buhariut.
Dijetarët kanë thënë: "Kup­timi i "Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh" dmth. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: "e madhe është lënia e tyre".
863. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "A dëshironi t'ju tregoj ç'është 'el-ad'hu'? Kjo është për­cjellja e fjalëve të huaja me qëllim urrejtjeje mes njerëzve". (Mus­limi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!" (el-Maide, 2)
Për këtë kaptinë janë theksuar shumë hadithe më parë kurse këtu po përmendim vetëm këtë:
864. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Asnjë nga shokët e mi të mos më tregojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtet dua të dal mes jush zemër­pastër (të kem mendim të mirë për ju)". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai është me ata edhe natën kur trillojnë fjalë, me të cilat Ai nuk është i kënaqur; All-llahu e di mirë krejt se ç'punojnë ata". (en-Nisa, 108)
865. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Do të shihni se njerëzit janë si metalet (me vlera dhe karakteristika të ndryshme). Më të dalluarit prej tyre në xhahilijjet do të jenë më të dalluarit në Islam nëse vetëdijësohen (e pranojnë Islamin). Do të shihni se njerëzit më të dalluar në këtë pikëpamje (të fisnikërisë e pozitës) do të jenë ata që më së shumti do ta urrejnë atë (Islamin). Ndërsa do të shihni se njerëzit më të këqij janë ata me dy fytyra: njërës palë i afrohen me një fytyrë, kurse tjetrës me fytyrën tjetër". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Mos paso atë për çka nuk di!" (el-Isra, 36)
"Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm". (Kaf: 18)
866. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "E drejta të shpie deri te e mira, kurse e mira shpie në Xhennet. Njeriu vazhdon duke folë të vërtetën përderisa të shkruhet edhe te All-llahu ndër të drejtët. Ndërsa gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet shpien në zjarr. Njeriu vazhdon duke gënjyer përderisa të shkruhet edhe te All-llahu gënjeshtar"". (Muttefekun alejhi)
867. Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Per­soni, te i cili gjenden këto katër cilësi, është hipokrit i mirëfilltë, kurse te i cili gjendet një prej tyre, ai posedon cilësi të hipokrizisë de­risa nuk e shporr atë:
-kur i besohet diçka, tradhton,
-kur flet, gënjen,
-kur zotohet, mashtron, dhe
-kur grindet tërbohet". (Muttefekun alejhi)
868. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kush mburret në të rrëfyerit e ëndrrave që nuk i ka parë, do të jetë i obliguar t'i lidhë dy qime, që s'mund ta bëjë kurrë, kurse kush e përgjon bisedën e di­kujt, të cilit nuk i vie mirë ta bëjë këtë ai, Ditën e Gjykimit veshët do t'i mbushen me plumb. Kush krijon figura, do të dënohet dhe do të ob­ligohet t'u japë atyre shpirt (ruh), kurse ai këtë s'do të mund ta bëjë". (Buhariu)
869. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thënë: Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Shpifja (iftira) më e keqe është që njeriu të tregojë se ia kanë parë sytë atë që nuk ia kanë parë". (Buhariu)
Kuptimi i kësaj është: Që njeriu të flasë se ka parë (në ëndërr) atë që nuk e ka parë.
870. Nga Semurete b. Xhundubi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: "A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?" Atij do t'ia rrëfente ëndrrat e veta ai të ci­lat All-llahu i ka dhënë ta bëjë. Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: "Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qën­dronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç'bëri herën e parë". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thënë: "Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç'është kjo? Ata të dy më thanë: 'Vazhdo, ec!' Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njërën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua si­kur edhe ka qenë. Njeriu me sha­rrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç'bëri më parë". Pej­gam­be­ri më tej tha: "Unë atëherë, pasi të gjitha i pashë, thashë: Subhanall-llah, ç'është me këta të dy? Dy shokët e mi më thanë: 'Vazhdo, ec!'Ecëm më tej dhe arritëm më në fund te diç e ngjashme me tennurin (furrën e përflakur)". Transme­tuesi konsideron se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "E kur në atë tennur britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse në çast nën ta flaka e zjarrit i goditte, e kur i kapte flaka, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: 'Ç'është me këta!' Dy shokët e mi më thanë: 'Vazhdo, ec!' Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: "Më duket se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë se: "ai lumë ka qenë i kuq si gjaku"), e kur në lumë një njeri noton, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tu­buar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi, që notonte nëpër lumë, notoi deri tek njeriu në br


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti për urime të Fiter Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike (video)