Ndërron jetë Murat Hoffman, ish-zëdhënësi i NATO-s që kaloi në Islam

Ka ndërruar jetë një ndër personalitet më të famshme perëndimore të konvertuar në Islam Murad Wilfried Hofmann, diplomat i shquar gjerman cili mbajti gjithashtu dhe postin e zëdhënësit të NATO-s në vitet ’80.

Dr. Hofmann, i cili u konvertua në Islam në 1980, lindi në një familje katolike më 6 korrik 1931 në Aschaffenburg, Gjermani, ku kaloi fëmijërinë e tij. Edukimi i tij në universitet filloi me studimet e tij në Union College në New York në 1950. Ai vijoi studimet në Universitetin e Mynihut, duke përfunduar doktoraturën në drejtësinënë 1957. Më pas, përfundoi studimet e tij pas-universitare në drejtësinë amerikane me një diplomë master në Harward në 1960. Nga viti 1961 deri në 1994 ai shërbeu nën Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane dhe ishte specialist i mbrojtjes bërthamore. Ai shërbeu si Drejtor i Informacionit të NATO-s në Bruksel nga 1983 deri në 1987. Ka qenë gjithashtu ambasador i Gjermanisë në dy raste, në Algjeri nga 1987 deri në 1990 dhe në Marok nga 1990 deri në 1994.
Kohën e fundit Dr. Hofmann jetoi në Bonn (Gjermani), dhe jepte leksione mbi Islamin në shumë vende të botës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi