Besimtari i sinqertë vështirë bie në krizë. Ai mund të ketë sprova, varfëri, fatkeqësi, por për secilën lloj sprove nëse vendoset drejtë, ai fiton shpërblime te Allahu, del nga sprova më i fuqishëm, më i kompletuar, ngase natyrisht Allahu i ofron mënyrë të daljes nga fatkeqësitë.
Shkaku i rënies së individit në kriza të ndryshme është indiferenca e tij ndaj rregullave të Allahut dhe sunnetit të Pejgamberiut s.a.v.s.
Përkujtojmë versetin e Kur’anit fisnik:
“All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El - Bekare, 257)
Përkujtojmë edhe fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. në Arefat gjatë haxhit lamtumirës:
“Po ua lë dy gjëra! Nëse i përmbaheni asnjëherë nuk do të humbasni! Nëse nuk të përgjigjen, dije që pësojnë instinktet dhe epshet!”
Kriza përfshin familjen
Marrëdhëniet në familje janë të çrregulluar. Fëmijët janë të padëgjueshëm ndaj prindërve, ndërsa prindërit të shkujdesshëm, të papërgjegjshëm dhe sipërfaqësor në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Mëkatet në familje hyjnë nëpër dyer të hapura anekënd. Autoriteti në familje është rrënuar dhe i lëkundur. Babai dhe bashkëshorti nuk është më në nivelin e përgjegjësisë. Fare nuk pyetet dhe gjithnjë më pak udhëheqë këtë anije nëpër valët e tërbuara të jetës. Sipas islamit njerëzit janë përgjegjës për tërë familjen.
Kriza ka përfshirë shoqërinë
Për shkak të edukatës së dobët dhe jokomplete shkaktohen çrregullime në shoqëri.
Metodat e edukatës dhe arsimimit nuk japin rezultate të dëshiruara. Fëmijët edukohen ashtu që sa më shpejtë të vijnë te paratë, të kënaqen dhe veprojnë sipas epsheve.
Gjithnjë e më pak ka vetëdije për përgjegjësinë shoqërore. Në islam kjo quhet emanet.
Emaneti është term me rëndësi vendimtare.
Si mund dikush të jetë anëtar i dobishëm i shoqërisë, nëse nuk ka emanet. Mos të flasim për udhëheqjen e një shoqërie.
Interesi është postulati themelor i individit. Para interesit bijnë të gjitha principet.
Nuk ka fare kujdes për hallall dhe haram, mbi dëmin dhe dobinë. Rregulla islame thotë: “La darare ve la dirar!” (Nuk bën të dëmtosh veten as tjerët).
Për shkak të gjitha këtyre shoqërinë e prekin mosmarrëveshjet, përgojimet, shpifjet, korrupsioni, në vend të përparimit, harmonisë, paqes dhe qetësisë
Si në familje ashtu edhe në shoqëri paraqitet kriza e autoritetit.
Disa udhëzime për tejkalimin e krizave
Individi
Jeta e individit merr kuptim vetëm në kornizat e fesë. Dituria për Allahun dhe fenë, njeriun e bëjnë të lumtur, të kënaqur dhe të dobishëm. Në të kundërtën, njeriu jeton i çrregulluar, i humbur, i palumtur, i pakënaqur, gjithnjë në stres duke vrapuar dhe asnjëherë nuk arrin cakun. Në fund kalon i nënçmuar dhe i mjerë nga kjo botë. Besimtarin e pretë meleku me sihariq:
“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhennetin Tim!” (El - Fexhr, 27-30)
Ebu Bekri r.a. kur i dëgjoi këto fjalë, qajti duke thënë: “Sa bukur tingëllojnë këto fjalë!”
Pejgamberi s.a.v.s. i tha se këto fjalë do t’i thuhen edhe atij. Marrëdhënia e njeriut ndaj Allahut është me besim të sinqertë, e jo kundërthënëse ose marrëdhënie komerciale!
Rikujtojmë versetin kur’anor:
“E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!" Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!” (El - Fexhr, 15-16)
Njeriu duhet të mendoj sikurse Ibrahimi a.s.:
“Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"!” (El - BEkare, 131)
Përkujtojmë që Pejgamberi s.a.v.s 13 vite e ndërtoi individin dhe familjen në Mekë, ndërsa dhjetë vite shoqërinë në Medine.
Pas kësaj vie obligimi i punës. Njeriu duhet të punojë, t’i shfrytëzojë potencialet e tij dhe begatitë që ia ka dhuruar Allahu. Duhet të jetë i vetëdijshëm që puna pa iman dhe mëshirën e Allahut, nuk do ta futë në xhennet.
Njeriu i ka edhe obligimet ndaj tjerëve. Ndaj Allahut, familjes, fëmijëve, farefisit, fqinjit, xhematit, shoqërisë dhe shtetit. Nuk guxon të uzurpojë dhe cenojë të drejtën e askujt. Për çdo gjë do të pyetet.
Familja
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët ...” (El - Tahrim, 6)
Le të meditojmë për versetet që trajtojnë familjen në islam, marrëdhënien e prindërve ndaj fëmijëve dhe fëmijëve ndaj prindërve dhe cilat janë përgjegjësitë. Le të mendojmë për këtë lutje:
“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim.” (Nuh, 28)
Njeriu në familje nëse dëshiron përmirësim (islah), duhet të jetë shembull dhe mostër. Njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për armikun e tij:
“O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?” (Jasin, 60)
Mënyra islame e të jetuarit në familje, njeriun dhe anëtarët e familjes i bën të lumtur dhe të kënaqur. Në familje bisedohet me ngrohtësi, butësi dhe meditim racional. Mëkateve duhet mbyllur dyert r familjes. Eduko vajzën për djalin e dikujt, edhe ai do të edukojë të veten për djalin tënd.
Shoqëria
Në islam çdo gjë ka rëndësi në shoqëri dhe në xhemat. Njeriu nuk mund të jetojë i vetmuar. Delet lëvizin në tufë, ndërsa shpezët fluturojnë bashkë, kafshët poashtu, bletët në koshere, milingonat në strofullin e tyre. Paramendoni individin e ndarë dhe të izoluar nga shoqëria.
Në islam ekziston principi i solidaritetit shoqëror:
“Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues). E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.” (El - Maide, 55-56)
Pasuria nuk bën të jetë privilegj i një shtrese të caktuar dhe një klase të privilegjuar:
“Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.” (El - Hashr, 7)
Organizimi i jetës shoqërore (xhematit), sigurimi i kushteve të punës, kuadrit të kualifikuar, planit dhe programit
Bindja ndaj udhëheqësit. Cilit udhëheqës? Ai i cili vepron dhe sillet sipas principeve të Kur’anit dhe sunnetit dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë:
“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En - Nisaë, 59)
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut, ta dëgjoni dhe t’i bindeni qoftë i zgjedhuri juaj rob etiopias. Vërtetë kush prej jush pret, do të shoh kundërthënie të mëdha. Mbahuni sunnetit tim dhe sunnetit të halifëve të mi të drejtë. Mbahuni me dhëmballë, ruhuni risive, sepse secila risi është humbje!”
Vëllezër dhe motra Allahu ka krijuar krijesa të ndryshme që jetojnë në shoqëri dhe bashkësi të ndryshme (Umemun emthalukum - janë popuj sikurse ju)! Disa kaptina flasin për këta “popuj”:
Bletët jetojnë në koshere dhe kanë një sistem të jashtëzakonshëm shoqëror. I udhëheqë mbretëresha! Kanë kodet e tyre, aromën dhe bëjnë mjaltin - shërues për njerëzit.
Milingonat gjithashtu. Shumë mund të mësojmë prej tyre.
Mizat. Fluturojnë vetëm në plehra dhe në vende kundërmuese. Janë të dëmshme, sepse transmetojnë bakteriet dhe përhapin sëmundje.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi