Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë vazhdon të ndihmoj edhe në kohë pandemie


Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë e mbështetur nga donator të shumtë ka bërë sot shpërndarjen e ndihmave për stafin cilivil të shkollave të Gjakovës.

Në Shkollën “Zekirija Rexha 12 pako, në Mustafa Bakija 10 pako, Mazllom Këpuska 6 pako, Kelmend Rizvanolli 5 pako, në Yll Morina 10 pako, në Emin Duraku 5 pako dhe në Selman Riza 6 pako.
“Sot dega Bereqeti në Gjakovë në bashkëpunim me drejtorët e shkollave të Gjakovës kemi bërë shëprndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për stafin teknik të shkollave, ku një pako arrinë vlerën e 50 eurove. Ndihma ka ardhë nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në zvicërr, ose më sakt të themi nga familja Gola bashkë miqtë e tyre. Falë donatorëve dega Bereqeti në Gjakovë që nga një marsi deri më sot ka arrtë të shpërndaj 860 pako udhqimore”, është shprehur koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.
Bejtullahu më tej ka shtuar se ndihmat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme