“Bereqeti” ndihmoi me 25 pako ushqimore Famullinë e Becit


Shoqata Humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë ndihmoi Famullinë “Lindja e Zojës” në Bec të Gjakovës me 25 pako ushqimore dhe higjienike

Aurora Koliqi nga Famullia “Lindja e Zojës” në Bec me këtë rast shprehu falënderime për Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë që iu ka përgjigjur kërkesës së saj për ofrimin e kësaj ndihme për këto 25 familje skamnore duke kujtuar se kjo është mirësi e madhe dhe humanitet në vepër dhe ju falënderoj për respektin që keni ndaj kishës dhe klerit katolik.

Nga ana tjetër koordinatori i Bereqetit në Gjakovë Abdurrahman Bejtullahu tha se Bereqeti po ofron këtë ndihmë kësaj Famullie në bazë të kërkesës së motrës së nderuar Aurora Koliqi dhe falënderoj në të njëjtën kohë edhe për përkrahjen nga donatorët që po na mbështesin pandërprerë në aksionet tona humane të Bereqetit.

Për këto dy javë Shoqata Humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë ka shpërndarë mbi 300 pako ushqimore dhe higjienike dhe këto ndihma do të rriten gjatë ditëve në vijim.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme