Në Perëndim, imazhi i zakonshëm i një femre myslimane është stereotipi i një gruaje të fshehur prapa një vello, një figurë e heshtur, e shtypur, e paarsimuar, pa zë dhe pa të drejta. Megjithëse, në përgjithësi, politikat perëndimore shfaqen të mëshirshme ndaj femrës myslimane duke e trajtuar atë si objekt të shtypjes, gratë myslimane dukshëm mbartin mbi vete peshën e ndjenjës antiislame që ekziston në Perëndim.
Si rezultat, gratë myslimane që jetojnë në Perëndim vazhdojnë të përballen me shumë sfida dhe vështirësi kur bëhet fjalë për ushtrimin e besimit të tyre dhe integrimin në këto vende. Ekziston një supozim se gratë myslimane janë të shtypura dhe në shumë raste të paarsimuara, për shkak të hixhabit.
Megjithatë, historia na tregon të kundërtën e realitetit të sotëm. Universiteti më i vjetër në botë i quajtur Universiteti i Kajrauinëve u themelua në shekullin e 9-të, nga Fatime El-Fihrije, e njohur ndryshe si Umul Benin, një femër myslimane. Profesorët që jepnin mësim aty, ishin nga më të aftët dhe fitonin të drejtën e mësimdhënies vetëm pasi të kishin marrë rekomandime nga një sërë dijetarësh. Gjithashtu, universiteti kishte dhe me një bibliotekë, e cila ndodhej në hyrjen e tij. Ajo ishte e pajisur me të gjitha librat e nevojshëm.
Ndërkohë, po të kapërcejmë sh-kallët e historisë dhe të ndalemi në shekullin e njëzetë, përhapja e kombinuar e shkrim-leximit, disponueshmëria dhe promovimi i edukimit publik për vajzat dhe djemtë, zgjerimi i mundësive për punë për gratë dhe rritja e numrit të konvertimeve në Islam nga besimet e tjera tradicionale, veçanërisht në Perëndim; kanë shtuar dëshirën e grave myslimane për fuqizim më të madh në praktikën dhe interpretimin e besimit të tyre.
Ashtu si në fushat e tjera të jetës, gratë myslimane kanë provuar se jenë të afta, krijuese dhe të përkushtuara për të mbajtur mbi vete përgjegjësinë për jetën dhe besimin e tyre, si individualisht ashtu edhe në mënyrë kolektive. Kjo është përkundër sfidave në të cilat ato hasin shpesh në përpjekjen për të pasur qasjen e nevojshme në studimet dhe trajnimet fetare dhe në fitimin e besueshmërisë së institucioneve fetare, veçanërisht të konservatorëve. Sot, gratë myslimane janë aktive në fushën e studimit të Kuranit, aktiviteteve të zhvilluara në xhami e më gjerë. shërbimeve për komunitetin të sponsorizuara nga organizatat fetare dhe jo vetëm dhe të edukimit islam, si studente dhe mësuese. Ka një numër në rritje të lexueseve të Kuranit, avokateve, juristeve islame dhe profesoreve të studimeve islame në të gjithë botën. Gratë janë gjithnjë e më shumë të pranishme në pozita shumë të dukshme me rëndësi fetare, megjithëse, deri më sot, pak kanë poste të rëndësishme në institucionet fetare islame dhe askush nuk ka arritur pozita të larta në to.
Sfida brenda komunitetit mysliman
Kjo përbën një shqetësim të brendshëm tek myslimanët dhe tregon se brenda vetë myslimanëve ka probleme në trajtimin e barazisë gjinore. Edhe pse në Kuran barazia gjinore në të drejta, detyrime dhe përgjegjësi është e dukshme së p.sh. në suren Al Ahzab, ajeti 35, ku thuhet: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh", në praktikë, historikisht, interprerimi i Islamit ka qenë kryesisht një përpjekje mashkullore.
Edhe pse e konvertuara e parë në Islam ishte një grua, bashkëshortja e Profetit Muhamedit s.a.v.s, Hatixhja r.a., dhe gratë luajtën një rol të rëndësishëm në transmetimin e hadithit thëniet dhe veprat e profetit Muhamed) dhe zhvillimin e sufizmit, gratë përgjithësisht janë margjinalizuar nga përqendrimi te meshkujt ne .nterpretimet islame duke përfshirë edhe interpretimin e ligjeve dhe rolin udhëheqës në Islam.
Pabarazia gjinore brenda familjes dhe komunitetit
E megjithatë, pabarazia gjinore që vihet re brenda shoqërisë Islame ka baza shumë më të thella sesa vendi i punës dhe pozicioni udhëheqës në publik. Te myslimanët vihet re një tendencë përzierjeje e jurisprudencës islame me traditën e vendit të origjinës, gjë që çon në keqinterpretimin dhe keqpraktikimin e Islamit. Kjo ka bërë që brenda praktikës së shoqërisë islame gruaja shpesh të trajtohet si individ i dorës së dytë, me gjithë faktin se sot është gruaja ajo që faktikisht mban mbi supe peshën më të madhe në familje, si në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, ashtu dhe në furnizimin e familjes, në edukim e më gjerë.
Ndërkohë, shumë meshkuj konservatorë dhe jo vetëm, të origjinës islame, shfaqen të mfeshët, kanë frikë dhe janë të papërgjegjshëm për të mbajtur mbi vete përgjegjësitë e familjes dhe fëmijëve, në trajtimin e gruas si të barabartë me të, në zbatimin e saktë dhe të drejtë të dispozitave Islame në drejtim të familjes dhe veçanërisht të bashkëshortes.
Edhe pse Profeti Muhamed s.a.v.s në hutbenë e lamtumirës porosit: "Gratë tuaja ju janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!", në praktikë duket qartazi se shumë burra e kanë humbur kuptueshmërinë e fjalës "besimdrejtë". Në vend të praktikimit të drejtë të Islamit ata zbatojnë traditat e vendit nga vijnë, zhyten në konservatorizmin e tyre duke u bërë kështu një barrë më shumë për femrën dhe duke vënë mbi supet e saj përgjegjësitë që i takojnë mashkullit.
Përballja me menyren e thirrjes në fe
Ndërkohë, shumica e thirrësve në fe, që vazhdojnë të jenë burra, mbi supet e të cilëve rëndon interpretimi i drejtë i Islamit, nuk arrijnë të bëjnë lidhjen e realitetit bashkëkohor ku jeton femra myslimane sot, me dispozitat Islame. Ata thërrasin në fe, në Perëndim, në të njëjtën mënyrë si në qytetin apo fshatin e tyre të origjinës dhe nuk marrin parasysh kushtet sociale dhe të jetesës në Perëndim. Në fjalën e tyre ata kërkojnë nga femrat të sillen dhe të veprojë njëjtë si në rastin kur ato janë kujdestare me kohë të plotë të shtëpisë, fëmijës, bashkëshortit dhe familjes, ashtu edhe në rastin kur ato janë pjesë aktive e jetës sociale, kur janë në marrëdhënie pune apo arsimohen. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata nuk bëjnë tjetër veçse shtojnë mbi supet e femrës peshën e përgjegjësive duke i minimizuar përgjegjësitë e burrit vetëm në turnizimin e familjes me të ardhura monetare, punë të cilën shpesh bashkëshortja e bën të barabartë me burrin. Ajo femër e cila punon brenda dhe jashtë familjes nuk mund ta presë burrin në shtëpi me buzë në gaz dhe e veshur nga koka tek këmbët, siç këshilloj në thirrësit në fe, për faktin e thjeshtë se kur ajo arrin në shtëpi, pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme në punë, është bashkëshorti ai që ia hap asaj derën dhe jo e kundërta.
Kjo tregon se myslimanët, para se të kërkojnë zgjidhjen e problemeve të jashtme, duhet të punojnë për të bërë ndarjen e Islamit nga koncepte të traditës dhe patriarkalizmit.
Përballja me diskriminimin dhe dhunën
E ndodhur para problemeve të brendshme në Islam, brenda familjes së saj dhe, e përballur me Islamofobinë globale të kohës (urrejtjen ndaj islamit), femrat myslimane po luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore në mbarë botën. Ato po përballen me diskriminim dhe dhunë si në vendet islame ashtu dhe në ato joislame. Kjo luftë shpesh lidhet me detyrën për t'u veshur si gra myslimane dhe për të mbuluar kokën dhe tërë trupin.
Përballja me islamofobinë
Raportet e fundit nga organizata "Amnesty International" dhe "Organizata e Bashkëpunimit Islamik" tregojnë se myslimanët janë viktima të përhershme në Perëndim.
Sot, përhapja e islamofobisë në shoqëritë perëndimore është një shqetësim global në rritje. Megjithatë, gratë myslimane përballen ndoshta me sfidat më të mëdha të popullsisë myslimane për shkak të shtresave të shumta të diskriminimit të rrënjosura në religjion, barazi gjinore dhe migracion.
Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 (9/11) në New York City, në Perëndim u shfaq një retorikë dhe klimë politike e cila u dominua nga "lufta kundër terrorit". Për myslimanët që jetojnë në Perëndim, 11 shatori ishte i rëndësishëm si në pikëpamjen sociale ashtu dhe atë politike. Globalisht, ekziston një tendencë e vazhdueshme për të lidhur sulmet terroriste me Islamin.
Pas ngjarjeve në Paris më 13 nëntor 2015, mediat si ''Al Jazeera", "The Washington Post", "Korporata Britanike e Transmetimeve" dhe "The Guardian" raportuan se numri i krimeve të urrejtjes ndaj myslimanëve ka arritur shifra tepër të larta, veçanërisht në Francë dhe Britani. Sipas raporteve të këtyre mediave, shumica e viktimave janë "dukshrnërisht" gra myslimane, veçanërisht ato që mbajnë mbulesë.
Sfida e hixhabit
Kjo mund të shpjegohet pjesërisht përmes imazhit të dyfishtë të femrave myslimane, të cilat shfaqen sot në publikun perëndimor. Nga njëra anë, mbulesa e grave myslimane shihet si një simbol i diskutueshëm në Perën-dim, i cili thekson dallimet dhe ndarjet mes "vlerave" perëndimore dhe islame - një shenjë e "praparnbetjes" Islame që është në konflikt me Perëndimin "progresiv". Nga ana tjetër, format e ndryshme të mbulesës, duke filluar nga Hixhabi, Nikabi dhe Burka, dhe që përfaqësojnë Islamin -sipas perëndimorëve, përbëjnë një kërcënim të perceptuar për Perëndimin që prej një kohe të gjatë.
Të revoltuara nga gjithë sa ndodh, shumë të reja myslimane, në Perëndim, kanë zgjedhur ta tregojnë besimin sipas mënyrës së tyre. Ndërsa nënat e tyre nuk mbajnë mbulesë, ka shumë të reja që po veshin mbulesën Islame si një deklaratë politike dhe një shenjë e identitetit të tyre të sapoformuar, për t'ju kundërvënë kështu përpjekjeve të perëndimorëve për të akuzuar Islamin si rrënjën e problemit në përplasjen e kulturave ndërmjet Islamit dhe Perëndimit.
Sfida politike
Rrjedhimisht, mbulesat siç janë hixhabi dhe burka, gjithnjë e më shumë kanë qenë, qëllimisht, subjekt i debateve politike, shqetësimeve të sigurisë dhe mbulimit mediatik. Në këtë diskutim politik, femrat myslimane i nënshtrohen rregullimit dhe veprimeve politike brenda shoqërive perëndimore në emër të sigurisë kombëtare, ruajtjes së identitereve kombëtare dhe barazisë gjinore (për shembull, Franca ndalon përdorimin e burkë ose nikabit në hapësira publike).
Kjo që po ndodh të krijon përshtypjen se ekziston një konsensus global i fshehur si një nevojë kritike. për të rregulluar veshjen dhe trupat e femrave myslimane, ose për shkak se këto femra nuk janë në gjendje të dallojnë atë që është e mirë për veten e tyre, ose për shkak se ato janë disi të traumatizuara dhe nuk mund të shohin vuajtjet e tyre.
Shkurtimisht, këto politika mohojnë aftësinë e femrës myslimane për të menduar dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Mr.Sc. Myzejen Myftari