Shpërndarja e pakove ushqimore e higjienike të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020”


Aksioni “Sofra e Ramazanit 2020” vazhdon shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike. Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me degët e saja në gjithë territorin e Kosovës dhe të përkrahur edhe nga Këshillat e BI të Kosovës, po ndihmojnë familjet nevojtare, jetimët Këshillat Emergjent të Komunave, dhe të gjithë ata që kanë nevojë .
Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava shpreh falënderime për të gjithë ata vullnetmirë qoftë nga Kosova apo diaspora që kanë mbështetur këtë aksion humanitar duke konfirmuar edhe një herë se pakot ushqimore dhe higjienike po u shpërndahen me amanet të plotë. Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim. Duhet theksuar se një pako ushqimore ka vlerën e 25 eurove.Behxhet ef. Ajvazi, drejtor i Bereqetit ka thënë se deri më tani kemi shpërndarë mbi 10.000 pako në tërë Kosovën, ndërsa në Prishtinë ne kemi shpërndarë mbi 1000 pako.
Në vazhdim po prezantojmë aktivitetin e shpërndarjes së pakove nëpër disa komuna:
Dega e Bereqetit në Lipjan deri më tash ka shpërndarë 1000 pako ushqimore e higjienike për një mijë familje skamnore.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë shpërndau sot 50 pako ushqimore dhe higjienike për Shoqatën “Handikos”
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë ndihmoi sot Shoqatën “Handikos”, me 30 pako ushqimore e higjienike si dhe 750 kg miell.
Shoqata Bamirëse Humanitare “Bereqeti” do të jetë në terren vazhdimisht që këto pako të shpërndahen edhe gjatë ditëve në vijim.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme