Pas takimit të sotëm në mes të kreut të Bashkësisë islame të Kosovës dhe përgjegjësve nga institucionet shtetërore, pas rivlerësimit të masave kufizuese për shkak të pandemisë covid 19, u vendos që nga dita e enjte, datë 28 maj 2020 të hapen të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës për kryerjen e riteve fetare (pesë kohët e namazit dhe xhumasë).
Bashkësia Islame e Kosovës ju rekomandon që gjatë prezencës në xhami të vazhdoni t'i përmbaheni masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë.

MASAT QË DUHET TË VAZHDOJNË TË RESPEKTOHEN PËR PREZENCË NË XHAMI, JANË:

- Të merret abdest në shtëpi
- Të vendosen maskat
- Të ketë dezinfektues duarsh në xhami
- Të mbahet distanca sociale
- Të mos ketë tubime tjera përveç namazit (jo tubime me vijues të mësim besimit, jo mukabele, jo ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë)
- Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta
- Të mos shfrytëzohen abdes’hanet dhe toaletet e përbashkëta.

Luten të gjithë besimtarët që do t'i frekuentojnë xhamitë të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen masave të rekomanduara nga Ministria e shëndetësisë.

Zoti na ndihmoftë ta tejkalojmë sa më shpejt këtë sprovë që ka kapluar vendin tonë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit