Në Japoni pas tre muajsh pezullim falet namazi i xhumasë nëpër xhami

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është falur me “rezervim” për herë të parë pas 3 muajsh namazi i xhumasë, transmeton Anadolu Agency.

Xhamia e Tokios në Japoni u ribashkua me basimtarët e saj pas rikthimit të jetës në normalitet me lehtësimin e masave kundër pandemisë.

Për herë të fundit xhamia pranoi besimtarët e saj më 28 shkurt kur në vend u pezulluan aktivitetet e adhurimit për shkak të COVID-19. Ajo ka rihapur dyert e saj për besimtarët pas 3 muajsh në namazin e xhumasë.

Në kuadër të kësaj Fondacioni i çështjeve fetare Diyanet të Japonisë dhe zyrtarët e xhamisë së Tokios dhe Qendrës kulturore turke në fillim të javës nisën pranimin e rezervimeve për 100 persona nëpërmjet internetit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave personat për faljen brenda xhamisë u caktuan nëpërmjet një shorti.

Ndërkohë për personat që nuk mund të rezervonin u nda një hapësirë në ambientet e jashtme të xhamisë për besimtarët që shprehën dëshirën për të ardhur.

Besimtarët hynë në xhami me matjen e temperaturës dhe u rreshtuan duke mbajtur distancën.

Falja e namazit u drejtua nga imami i xhamisë së Tokios, Muhammed Rifat Ç?nar i cili para namazit mbajti hutbe në gjuhën japoneze, arabe, angleze dhe turke.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë