Imam Bejhekiu ka përmendur në librin e tij Shu’abul iman (Degëzimet e fesë) një tregim në të cilin shkruan se njëherë njëri nga të Dërguarit e All-llahut a.s. ishte ankuar se ndiente një dobësi të përgjithshme të trupit dhe All-llahu i gjithëfuqishëm e urdhëroi të hante vezë.
Duke lexuar këtë tregim, ne themi se vezët e freskëta janë më të mira se vezët e vjetra, ndërsa vezët e pulës janë më të mira në krahasim me vezët e shpendëve të tjerë. Ekziston një ekuilibër i përkryer te vezët, ndërsa ato anojnë kah temperamenti i ftohtë. Në librin e tij Ligji i mjekësisë, Ibn Sina ka thënë: “I kuqi i vezës është i nxehtë dhe i lagësht dhe ndihmon organet të prodhojnë gjak, që të reprodukojnë gjak të shëndoshë”. Ai ka thënë gjithashtu: “Vezët sigurojnë përkujdesje të kufizuar dhe mesatare, ndërsa vezët rrufkë (të ziera pak) nuk qëndrojnë gjatë në lukth, për t’u kryer fermentimi i plotë i tyre”. Të tjerë kanë pohuar se i kuqi i vezës vepron si mjet për qetësimin dhe mënjanimin e dhembjes, qetëson grykën dhe trakenë (stërfyelli), zbut ngjirjen e zërit dhe vepron si mjet për ndalimin e kollës. I kuqi i vezës ndihmon gjithashtu pacientët që vuajnë nga tuberkulozi, furunkulat e mëlçisë dhe të fshikës urinare. I kuqi i vezës ndihmon gjithashtu në zbutjen e ngjirjes së zërit dhe zvogëlimin e gjakderdhjeve, e sidomos nëse hahet me gjalpë të ëmbël të bajameve, ndihmon edhe në rastet me reum dhe qetëson ngjirjen e zërit (lat. Laryngitis).
Në rastet e ënjtjes së kapakëve të syve, i bardhi i vezës ftoh temperaturën e inflamacionit dhe qetëson dhembjen. Fërkimi me të bardhë të vezës i vendeve të djegura lehtë të lëkurës mund të parandalojë flluskat dhe shenjat në lëkurë. I bardhi i vezës përdoret gjithashtu për të shëruar vendet e djegura nga dielli. Vënia në ballë e balsamit të bërë me të bardhë të vezës, që është përzier me temjan, ndihmon në shërimin e bronkitit. Ibn Sinai ka përmendur të kuqin e vezës për shërimin e sëmundjeve të zemrës, duke plotësuar: “Mirëpo ai nuk është ilaç kryesor, por, megjithatë, luan rol të rëndësishëm në forcimin e zemrës. I kuqi i vezës zbërthehet shpejt në gjak, pasuron albuminat e gjakut dhe, në fund, vezët janë ndër mjetet efikase në parandalimin e sëmundjeve të përgjithshme të cilat dëmtojnë funksionet themelore të mushkërive”.



Shkëputur nga libri: “Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s.” Ibn Kajjim el-Xhevzi
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Urime për muajin e bekuar Ramazan