Dietologja Suhejla Abazi: Uji me limon pastron gjakun, rritë përqëndrimin dhe forcon sistemin imunitar!

Dietologja shqiptare, Suhejla Abazi ka shkruar për dobitë e ujit me limon dhe ka porositur që ta përdorim sa më shpesh në kohë vere.
Ajo ka thënë gjithashtu se kjo pije e shëndetshme ndikon pozitivisht në organizmin e njeriut si dhe ndihmon në prodhimin e enzimave me shumë se çdo ushqim tjetër.
“Uji me limon rrit vetitë vetëshëruese të trupit, e përshkak se është pije detoksale, pastron mëlçinë nga toksinat si dhe parandalon sëmundjet e eshtrave”, ka thënë dietologja Abazi.
Për më tepër, thotë ajo, uji me lemon rritë përqendrimin dhe shpejton metabolizmin, ndihmon në shërimin e problemeve të tretjes. Ndër vetitë e mira të tij është se kjo pije e shëndetshme rigjeneron trupin dhe parandalon rrudhjet dhe varjet në lëkurë.


Më poshtë gjeni të radhitura dobitë e ujit me limon të cilat i ka renditë dietologja Suhejla Abazi:

1. Uji me limon ushqen çdo cep të trupit me elektrolitët e tij të pasur (kalium, kalcium dhe magnez).
2. Është i preferuari i mëlçisë; ndihmon në prodhimin e enzimave më shumë se çdo ushqim tjetër.
3. Pastron mëlçinë nga toksinat. Pra, është një pije detoks.
4. Forcon sistemin imunitar.
5. I rrit vetitë vetshëruese të trupit.
6. Rritë serotoninen. Gjendja jone emocionale është më e mirë.
7. Ndihmon kalimin e shqetësimeve, emocioneve negative e madje edhe depresionin.
8- Është i mirë për trurin. Rritë përqëndrimin .
9. Shpejton metabolizmin dhe ndihmon në sherimin e problemeve të tretjes. Trupi tretë më mirë lëndët ushqyese. E kjo donë të thotë humbje peshe.
10. Mund të kontrollon oreksin për shkak te përmbajtjes së fibrave.
11. Mund të parandalojë sëmundjet e eshtrave.
12. Pastron gurët në veshkë, gurët e tëmthit, gurët pankreatik dhe mbetjet e tepërta të kalciumit.
13. Pastron gjakun, venat dhe arteriet.
14. Është i mirë për shtypjen e lartë të gjakut. Rekomandohet të shtoni kripë himalaje ose kripë deti, në mënyrë që të ulet shtypja e gjakut.
15. Lehtëson shërimin e infeksioneve.
16. Në nyje tëhollon acidin urik. Është i mirë për dhimbje në nyje dhe gjunjë.
17. Është gjithashtu i mirë për dhimbjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
18. Uji me limon rigjeneron trupin.
19. Është një antioksidant shumë i mirë. Mbështet prodhimin e kolagjenit të lëkurës. Ndihmon në parandalimin e rudhave dhe varjeve në lekurë .
20. Rritë pH-në e trupit në drejtim alkalik. Ai siguron që trupi të ketë pH te lartë për një kohë të gjatë. Niveli më i lartë i pH-së ulë aftësinë për zhvillime të sëmundjeve. As kanceri nuk mund të jetojë në një mjedis alkalik.