Njeriu përjeton lloje të ndryshme të emocioneve, nga lumturia në pikëllim, nga gëzimi ekstrem deri në depresion. Çdo lloj emocioni në trup ka efekte të ndryshëme. Në trup lirohet një sërë komponimesh kimike kur përjetojmë disa gjëra që krijojnë ndryshime brenda organizmit. Për shembull, nëse truri juaj lëshon serotonin, dopaminë ose oskitocin, do të ndiheni mirë dhe të lumtur. Nëse trupi juaj lëshon kortizol, një hormon stresi, do të ndiheni plotësisht ndryshe.
Çfarë ndodh kur gjatë gjithë kohës mendojmë negativisht? Apo kur gjatë gjithë kohës mendojmë pozitivisht? Apo kur nuk kemi zgjedhur as mendime negative e as pozitive? Le të shqyrtojmë se si e gjithë kjo ndikon në organizëm dhe në jetë.
Pozitive vs. Negativ
A ekziston një dualitet në botën tonë? Ndoshta do të thoni se ekziston në një masë të caktuar, por pjesën më të madhe të kohës ne e harxhojmë duke përcaktuar dhe vlerësuar çfarë është pozitive dhe çfarë negative. Truri është një mjet shumë i fuqishëm dhe pikëpamja jonë për atë se çfarë duhet të jetë reflektohet shumë shpesh në jetë. A keni vërejtur ndonjëherë që një person, i cili drejton automjetin, mund të zemërohet dhe të jetë me disponim të keq? Derisa dikush tjetër vazhdon ditën sikurse asgjë nuk ka ndodhur. E njëjta përvojë mund të jetë negative për dikë, derisa për dikë tjetër mos të jetë. Prandaj, a janë përvojat e paracaktuara si pozitive dhe negative? Apo jemi ne ata që i përcaktojmë ato?
Ndryshoni perceptimin tuaj
Pasi të mendoni për një moment, do të kuptoni se në të vërtetë përvojat negative dhe pozitive nuk ekzistojnë, por që ne jemi ata që i përcaktojmë ato si të tilla. Perceptimi ynë i përvojave dhe situatave ka fuqi mbi atë se si ndihemi dhe si reagojnë trupat tanë. Ndoshta ne gjithmonë mund të shkojmë më tej dhe të injorojmë përkufizimet tona të përvojave dhe të marrim një qëndrim të tillë me të cilin thjesht do të pranojmë çdo përvojë saktësisht ashtu siç është. Por, ndoshta ne ende nuk jemi në gjendje të marrim një qëndrim të tillë. Pikërisht për shkak të kësaj është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si ndjenjat e caktuara ndikojnë në shëndet.
Lidhja e trupit dhe mendjes
Lidhja midis trupit dhe mendjes është shumë e fortë, edhe pse nuk është e dukshme. Mendja ka një ndikim të madh në trup. Ne mund të marrim një qëndrim pozitiv dhe të përvetësojmë zakone të shëndetshme të jetës ose mund të jemi negativ, duke mos u përballur me problemet e brendshme, t’i maskojmë problemet e brendshme me pozitivitet dhe pohime të rreme, gjithashtu mund të jemi destruktiv dhe të përvetësojmë zakone jo të shëndetshme të jetës.
Emocionet dhe përvojat tona janë energji e nevojshme dhe ato ruhen në kujtesën e qelizave brenda trupit. A keni përjetuar ndonjëherë diçka që ka lënë një shenjë emocionale dhe dhimbje në një pjesë të veçantë të trupit tuaj? Ndoshta ju akoma mendoni se diçka po ndodh në atë pjesë të trupit tuaj? Kjo ndodhë për shkak të energjisë që ka mbetur pasi të keni kaluar atë përvojë.
Shkaqet e mundshme të dhimbjes në disa pjesë të trupit
Qafa – Refuzimi për të parë situatën nga këndvështrimet tjera. Kokëfortësi dhe mungesë të fleksibilitetit.
Shpatullat - Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.
Pjesa e sipërme e shpinës - Mungesën e mbështetjes emocionale, ndjenjën se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.
Pjesa e mesme e shpinës - Ndjenjë faji, jetën në të kaluarën.
Pjesa e poshtme e shpinës - Pasigurin financiare, mungesë të mbështetjes financiare.
Bërrylat – Frikë nga ndryshimet. Mospranimin e eksperiencave të reja..
Kyçet e duarve - Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
Ijet: - Frikë për të marrë vendime të rëndësishme. Mungesë objektivash.
Gjunjët - Kokëfortësi dhe ego të fortë. Pamundësi për t’u përshtatur. Frikë. Mungesë fleksibiliteti..
Kyçet e këmbëve: - Mungesë kënaqësie nga jeta. Ndjesi faji.
Kur ndjeni dhimbje, presion apo dëmtim të një pjese të caktuar të trupit tuaj, shumë shpesh kjo lidhet me gjendjen tuaj emocionale. Në shikim të parë, mund t’ju duket se kjo nuk është e vërtetë, sepse ne shpesh herë nuk jemi në kontakt me veten tonë dhe emocionet tona ndryshojnë për çdo sekondë. Por, në shumicën e rasteve kjo është e vërtetë.
Kur sëmureni dhe ndjeni tension dhe dhimbje, është përpjekja e trupit për t'ju treguar që t'i kushtoni vëmendje veprimeve tuaja dhe të gjeni paqe me veten tuaj. E gjithë kjo është një proces i të mësuarit dhe i përparimit.
Ju keni fuqi!
Një shkencëtar, Davis Suzuki, kishte grumbulluar molekulat nga fryma e tij gjatë shqiptimit të fjalëve zemëruese, urrejtjëse. Këto molekula përmbanin toksina. Pasi u akumulluan për 1 orë, këto toksina ishin të mjaftueshme që t’i vrasin 80 derra. A mund të imagjinoni tani sa dëm po i bëni trupit tuaj kur mendoni negativisht ose lejoni që përvojat emocionale të kalojnë nëpër trupin tuaj pa i analizuar dhe kuptuar ato.
Mos harroni se ju keni gjithë fuqinë e nevojshme për t'u marrë me sukses me gjithçka që ju sjell jeta. Në vend që t’i përcaktoni përvojat si pozitive dhe negative, analizoni tërë ngjarjen. Pyetni veten se si kjo përvojë mund t’ju ndihmojë të mësoni diçka? A mund ta ndryshoj perceptimin tuaj? A mund t’i pastroj emocionet e tuaja? Kuptoni diçka dhe pranoni atë? Sido që të jetë, në vend se të reagoni, ngadalësoni dhe analizoni. Do të kuptoni se ju keni forcë të mjaftueshme për t’i përpunuar ato emocione dhe të kuptoni pse ato kanë ndodhur.
Nëse mbeteni negativ, në të shumtën e kohës ju do të jeni të sëmurë dhe do të besoni se dhimbja është jashtë kontrollit tuaj. Kështu do të vazhdoni deri në momentin kur të kuptoni se sa realisht keni kontroll mbi atë që do të ndodhë brenda trupit tuaj.