Shërimi me gjëra të ndaluara, me ndyrësira dhe dhënia e marrja e gjakut sipas sheriatit islam


Allahu i Lartësuar ka thënë: “...e kush shtrëngohet (të hajë nga këto),
duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat...” (El-Bekare, 173)

Transmetohet nga Ummu Selemete (r.a.), se ka thënë: “Pata bërë verë. E në këtë rast, hyri I Dërguari Allahut (s.a.v.s.). Vera ishte duke u zier dhe ai tha: - Ç’është kjo?!” Unë I thashë: - Më është ankuar vajza ime se është e sëmurë dhe unë po ia përgatis asaj (si ilaç). Ai tha: - Allahu nuk ka bërë ilaç në atë që e ka ndaluar.”


Hyrje

Prej begative dhe mirësive të Allahut të Madhërishëm është edhe ajo që Ai ka larguar prej umetit të Muhamedit, stërngarkesa dhe mundimi i papërballueshëm.
Po ashtu, i Lartësuari ka përcaktuar rregulla të veçanta për raste të jashtëzakonshme dhe që doemos kërkojnë zgjidhje. I Madhërishmi nuk e ka ndaluar asgjë, vetëm kur në të ka dëme dhe pasoja dhe nuk është me rëndësi të dihet shkaku i ndalesës.
Sheriati islam gjithmonë është kujdesur për ruajtjen e interesave vítale të njeriut. Këto interesa janë: feja (besimi), mendja, nderí,jeta dhe pasuria.
Gjithashtu, prej mëshirës së Allahut është edhe fakti që Ai ka përcaktuar për çdo sëmundje ilaçin, përveç vdekjes dhe pleqërisë. I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), e ka bërë obligim të domosdoshëm kolektiv (farzi kifaje) studimin dhe mësímin e lëndës së mjekësisë Për këtë, imam Sha?u (r.a.), ka thënë: ”Dituria është dy lloje: dituria që merret me çështjet e fesë dhe dituria që merret me studimin e shëndetit”.(1)

Pa dyshim se shërimi me gjëra të ndaluara, me ndyrësira dhe dhënia e marrja e gjakut,janë prej çështjeve që vërtet kërkojnë një studim të mirëfilltë në aspektin e së drejtës islame. Me shumë krenari mund të themi se dijetarët e hershëm dhe të mëvonshëm i janë qasur një studimi të atillë dhe i kanë dhënë shpjegimet e tyre.
Gjatë shtjellimit të kësaj tematike do të mundohemi të ofrojmë mendimet dhe shpjegimet që kanë sjellë dijetarët klasikë dhe ata bashkëkohorë.


Shërimi me gjëra të ndaluara

Rreth çështjes së shërimit me gjëra të ndaluara, dijetarët myslimanë ndajnë mendimet e tyre:

1. Disa prej dijetarëve janë të mendimit se është e ndaluar shërimi me gjëra të ndaluara dhe me ato gjëra që konsiderohen ndyrësira. Mendimin e tyre e arsyetojnë me faktin se çdo gjë që e ka ndaluar Allahut i Lartësuar, në të nuk ka ilaç. Mendimin e tyre e bazojmë në këto fakte:
a. Muslimi e ka shënuar në sahihun e tij, të mbështetur te zínxhiri i transmetimit të Vail el-Hadarmijut se Tarik bin Suvejd el-Xhufa e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.), për çështjen e verës? E i Dërguari i
Allahut (s.a.v.s.), ia ndaloi ta prodhonte atë. Ai i tha: "Unë e prodhoj atë për ilaç.”l Dërguari (s.a.v.s.), i tha: "Vera nuk është ilaç, por është sëmundje".(2)
b. Transmetohet nga Ebu Derdai se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), ka thënë: "Allahu ka zbritur sëmundjen dhe ilaçin e për çdo sëmundje ka caktuar ilaçin, atëherë shërohuni, por mos u shëroni me atë që është e ndaluar”(3).
c. Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a.), se i Dërguari i Allahut ka ndaluar të kërkojmë shërim me atë që është e ndyrë- haram.
c. Transmetohet nga Tarik bin Suvejd el-Hadremiju: "I pata thënë: O i Dërguari i Allahut! Në tokën tonë kemi vreshta me rrush. E shtrydhim atë dhe e pimë atë lëng? Ai tha:"Nuk lejohet."Unë i thashë:"Ne i kurojmë të sëmurët me atë lëng (verë)." Ai tha: "Ky nuk është ilaç, por sëmundje“.(4)
d. Është pyetur i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), nëse lejohet të përdoret vera si ilaç shërues dhe ka thënë: ”Vera është sëmundje e nuk është ilaç”.
e. Transmetohet nga Ibn Mesudi (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), ka thënë:"Allahu nuk ka bërë shërimin tuaj në atë që e ka ndaluar për ju".
ë. Transmetohet nga Ummu Selemete (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), ka thënë: "Pa dyshim, Allahu i Lartësuar nuk e ka bërë shërimin e umetit tim në atë që ua ka ndaluar atyre".
f. Transmetohet nga Ummu Selemete (r.a.), se ka thënë:"Pata bërë verë. E në këtë rast hyri i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.).Vera ishte duke u zier dhe ai tha:”Ç’është kjo?l” Unë i thashë:”Më është ankuar vajza ime se është e sëmurë dhe unë po ia përgatis asaj (si ilaç)."Ai tha: "Allahu nuk ka bërë ilaç në atë që ka ndaluar."

2. Disa nga dijetarët lejojnë kurimin e sëmundjes me gjëra të ndaluara dhe të ndyra, duke mbështetur mendimin e tyre në hadithin që i lejon fisit Urehiijin të përdorë për ilaç urinën e deveve.(5)
3. Ndërsa pjesa dërmuese e dijetarëve lejojnë përdorimin e gjërave të ndaluara (haram) dhe ndyrësirës si ilaç vetëm në raste të jashtëzakonshme kur nuk ekziston asnjë ilaç shërues përveç tij.
Shumica e dijetarëve të mëvonshëm hane?të të medh'hebit janë të mendimit se lejohet kurimi me ilaç që është prej `"rave të ndaluara, por duke kushtëzuar se ky ilaç do të përdoret vetëm në ato raste kur nuk ekziston ilaç tjetër dhe se ekziston bindja që ky ilaç do të jetë shërues.
Juristi dhe dijetari i mirënjohur hane?t, Alaudin el- Haske?u (vdiq më 1088. h), në librin e tij "Ed-Durrul Muhtar", shprehet kështu:”Dijetarët kanë divergjenca rreth lejimit të shërimit me gjëra të ndaluara... Është thënë: lejohet shërimi me gjëra të ndaluara, vetëm atëherë kur dihet se me atë ilaç arrihet shërimi dhe nuk ekziston tjetër veç atij ilaçi, ashtu si kanë lejuar që ai që është shumë i etur të përdorë verën (vetëm e vetëm për të kaluar krizën e vdekjes)".
Ajo që transmeton imam esh-Shevkaniju (vdiq 1255 h.), është se disa prej dijetarëve e kanë lejuar shërimin me gjëra të ndaluara në raste të jashtëzakonshme(6).
Në disa libra të njohur të jurisprudencës islame hasim në argumentin se nuk lejohet shërimi me gjëra të ndaluara, përveç atëherë kur mjeku mysliman, që është i besueshëm dhe specialist jep mendimin se ky është i vetmi i ilaç dhe nuk ka tjetër.
Në librin e njohur hanefit "El-Fetava el-Hindijetu", përmendet se nuk mund të përcaktohet në mënyrë të prerë kushti që vetëm mjeku specialist mysliman të japë mendimin se ilaç i vetëm është ajo gjë që është e ndaluar, por kjo mund të vërtetohet edhe në mënyra të tjera të besueshme, për arsye se mund të ndodhë që në kohën e duhur të mos gjendet mjek specialist mysliman dhe kështu ta pësojë i sëmuri.(7)
Mendimin e përmendur në el-Fetava el-Hindijetu e përforcon edhe mendimi i dy juristëve të njohur myslimanë, lbn Nexhim el-Misriju (ka vdekur më 970 h)(8) dhe dijetari i njohur hane?t, ibn Abidin esh-Shami, i cili ka thënë:”Po qe se ndodh që ekziston frika se vdekja do të vijë nga etja dhe se ka vetëm verë, atëherë duhet pirë verë në atë masë, sa të tejkalohet etja dhe të evitohet rreziku (prej vdekjes)”.(9)
Nëpër disa libra të ?khut gjejmë se dijetarët nuk e kanë kushtëzuar që duhet doemos të merret mendimi i mjekut specialist mysliman, por kanë thënë që kushtëzohet shërimi me gjëra të ndaluara, vetëm atëherë kur dihet se me to arrihet shërimi. Pra, në këtë rast, nuk kanë përcaktuar si kusht të domosdoshëm mendimin e mjekut specialist mysliman. Veç kësaj dijetari i njohur El-Hafidh lbnul Kajjimi (ka vdekur më 751 h), ka shënuar në librin e tij të njohur "Et-Turukul Hukmijetu Meslekul Malikijeti" fq.170: "Ata kanë lejuar dëshminë e dy mjekëve jobesimtarë se një ilaç i tillë është shërues, atëherë kur nuk ka mjek specialist mysliman.”
Dijetari i mirënjohur hane?t, et-Tahtavi (ka vdekur më 1233 h), transmeton fjalët e dijetarëve të Belhit, duke thënë:"Sikur të ndodhë që për të sëmurin mjeku të japë mendimin se duhet të pijë alkool, në këtë rast lejohet përdorimi.”(10)
Ndoshta, ajo që i ka nxitur disa prej juristëve myslimanë që në rast të shërimit me gjëra të ndaluara të kërkohet mendimi i mjekut mysliman,është për arsye se ai ia ka frikën Allahut të Madhërishëm, ndaj nuk e shpreh mendimin për një gjë të tillë shkel e shko dhe nuk nxiton në dhënien e diagnozës, duke pasur parasysh përgjegjësinë që ka para Allahut. Po ashtu, mjeku mysliman nuk kërkon të përdoret diçka që është e ndaluar me sheriat, përveç kur nuk ka zgjidhje tjetër veç përdorimit të atij ilaçi. Ndërsa, sa i përket mjekut jobesimtar, ai pa kurrfarë ngurrimi dhe përgjegjësie jep mendimin se duhet përdorur ilaçi që është prej gjërave të ndaluara dhe veç kësaj, e jep këshillën e tij me shumë lehtësi dhe pa kurrfarë frike ndaj Allahut.
Dijetari i mirënjohur Abdullah Nasih Ulvani shprehet kështu për këtë çështje: "Sa i përket rasteve kur disa ílaçe kanë përmbajtje të paktë të alkoolit, për shkak se është i domosdoshëm për ruajtjen e ilaçit që të mos prishet, lejohet përdorimi i tij, nëse vërtetohet se në të është shërimi, me kusht që përshkruesí i barít të jetë mjek, mysliman i aftë dhe që i ka frikën Allahut (xh.sh.), sepse bazë e sheriatit është lehtësimi, evítimi i stërngarkesë-mundimit dhe zbatimi i gjërave që janë në interes të njerëzve.” Si bazë për këtë, është fjala e Allahut (xh.sh.): “...e kush shtrëngohet (të hajë nga këto), duke mos pasur për qëllím shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat...” (Bekare, 173).


Rezyme:

Sipas shpjegimeve të dijetarëve, në parim është e ndaluar të përdoret si ilaçe shërues ato gjëra që janë të ndaluara, përveç atëherë kur arrihet bindja e plotë se nuk ka shërim pa përdorimin e gjërave të ndaluara. Bindja arrihet nga fjalët e mjekut mysliman apo me ndonjë mënyrë tjetër.


Dhënia – marrja e gjakut


Dijetarët myslimanë kanë ndarë mendimet e tyre rreth lejimit apo jo të dhënie-marrjes së gjakut, sipas të drejtës së sheriatit.
1. Disa nga dijetarët klasikë janë të mendimit se dhënia-marrja e gjakut është e ndaluar, saqë ka prej tyre që kanë menduar se në asnjë rast dhe gjendje nuk lejohet dhënia-marrja e gjakut.
2. Dijetarët e mëvonshëm kanë lejuar të përdoret qumështi i femrës si ilaç dhe duke bërë analogji në këtë, ata lejojnë të merret dhe të jepet gjaku. Prej dijetarëve bashkëkohorë, që kanë dhënë fetva për këtë çështje,
është myftiu i njohur pakistanez Muhamed She?u (ka vdekur 1936 hixhri), që jep këtë fetva: Dhënia e gjakut në raste të domosdoshme, kur duhet të shpëtohet jeta e njeriut, lejohet kur plotësohen dy kushte:
1) Dhënësi i gjakut të mos i ekspozohet ndonjë rreziku apo të dëmi shëndetësor.
2) Të mos ekzistojë frika që do të keqpërdoret vlera e gjakut të njeriut, pra, të mos hapen dyert e shitjes dhe blerjes së tij.(11) .
Po ashtu,dijetari i njohur bashkëkohor Muhamed Muteveli Sharavi (Allahu e mëshiroftë), kur është pyetur për dhënien e gjakut, është përgjigjur kështu: "Nuk ka mëkat te dhënia e gjakut (bartja) nga një person në tjetrin. Qëllimi është fisnik, nijeti është i mirë. Pra, qëllimet janë shëndeti dhe shërimi, sepse Muhamedi (a.s.), gjithnjë e ka lutur Allahun për shëndet e falje në këtë botë dhe në botën tjetër.(12)
Dijetari i njohur bashkëkohor, Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh, kur është pyetur për dhënien e gjakut, ka dhënë këtë fetva:”Për t'u përgjigjur në këtë pyetje, duhen pasur parasysh tre elementë.
E para: kush është ai person që po i dhurohet gjaku, e dyta: kush është personi nga i cili po merret gjaku dhe e treta: kush është personi që mendon se duhet dhënë gjaku dhe a mund të mbështetemi në mendimin e tij. Sa i përket personit të parë, ky duhet të jetë personi që e ka të varur jetën nga marrja e gjakut, qoftë për shkak të sëmundjes apo për shkak të plagës. Si argument për këtë mund të përmendim fjalët e Allahut të Lartësuar: "(Allahu) Jua ndaloi juve vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret (ngrihet zëri me të), jo në emër të Allahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto „ duke mos pasur për qëllím shijen dhe duke mos e tepruar. për të nuk është mëkat. Vërtet Allahu fal, është mëshirues.”(13)
”E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin”(14), "përveç kur jeni detyruar (atëherë
edhe harami është hallall).”(15).
Ajo që mund të argumentohet nga këto ajete është se, kur vjen gjendja në atë fazë, që personi i sëmurë apo i plagosur e ka të varur jetën nga marrja e gjakut dhe se nuk ka mundësi tjetër për shpëtimin e jetës së tij, atëherë lejohet marrja e gjakut.
Përsa i përket personit të dytë, personi nga i cili merret gjaku, duhet të kihet parasysh që shëndeti i tij të mos dëmtohet. Për këtë, mund të përmendim si argument kuptimin e përgjithshëm të falës së të Dërguarit (s.a.v.s.): "Nuk ka dëm apo dëmtim reciprok".
E sa i përket personit të tretë, duhet mbështetur në mendimin e tij nëse është e domosdoshme marrja e gjakut. Ky duhet të jetë mjek mysliman. Kur ndodh që nuk ka mjek mysliman, atëherë nuk ka kurrfarë të keqeje të mbështetemi në mendimin e mjekut jomysliman, me kusht që mjeku të jetë specialist i mjekësisë dhe i besueshëm tek njerëzit. Këtë e argumenton ajo që transmetohet se i Dërguari (s.a.v.s.), e kishte marrë me pagesë një njeri prej fisit Beni Dile si udhërrëfyes, për t'i treguar rrugën për në Medine, ngase ky ishte person i njihte rrugët dhe ishte prej jobesimtarëve të fisit Kurejsh. (Këtë e ka shënuar Buhariu 2104).”(16)
Dijetarët myslimanë kanë diskutuar rreth çështjes nëse lejohet shitja e gjakut në raste të veçanta, kur edhe lejohet përdorimi i tij? Përgjigja për këtë është: kur ndodh që në raste të jashtë- zakonshme lejohet
përdorimi i ndonjë gjëje që është e ndaluar, nuk lejohet edhe shitja e tij .
Marrja e gjakut në raste të jashtëzakonshme, kur rrezikohet jeta e njeriut, lejohet, por kurrsesi nuk lejohet të bëhet shitja dhe blerja e tij. Kjo normë vendoset duke bërë analogji në gjërat e ndaluara, që në raste të jashtëzakonshme lejohen të përdoren, por kurrsesi nuk lejohet shitja e tyre. Kur ndodh që ai që ka nevojë nuk gjen dhurues të gjakut me vullnet dhe pa kompensim, atëherë, për shkak të nevojës së jashtëzakonshme i lejohet këtij të paguajë marrjen e gjakut, por dhënësit i nuk i lejohet të marrë kompensim.
Në dhënien e gjakut kushtëzohet që dhënësi ta dhurojë gjakun me vullnet, pa kurrfarë presioni dhe pa kurrfarë kompensimi.
Po ashtu, lejohet të rezervohet gjak në vendet e po- saçme për ruajtjen e tij, për t'u përdorur për raste të papritura dhe të jashtëzakonshme


Shënim:

Gjatë shpjegimit të këtyre çështjeve kemi vërejtur se gjithmonë është cekur ajo që lejohet të përdoret në raste të jashtëzakonshme vetëm sa për të tejkaluar krizën e jetës. Rregulla që njihet në shkencën e jurisprudencës si: "Nevoja e jashtëzakonshme bën që vepra e ndaluar të jetë e lejuar.”
Me nevojën e jashtëzakonshme nënkuptohet ajo gjendje, kur njeriu është para vdekjes, nëse nuk e përdor atë që është e ndaluar dhe se në të njëjtën kohë, nuk mund të gjejë ndonjë zgjidhje me diçka që është e lejuar. Prandaj, në raste të jashtëzakonshme, njeriu është i detyruar të shfrytëzojë atë që është e ndaluar, vetëm e vetëm që të kalojë krizën e vdekjes. Kështu, kur njeriu është shumë i uritur dhe nuk gjen asgjë për ta kaluar krizën e jetës, veç mishit të derrit, në këtë rast detyrohet të hajë nga ky mish, vetëm sa ta tejkalojë krizën e vdekjes, por jo ta teprojë dhe ta ketë për qëllim shijimin. Prandaj edhe përdorimi i gjërave të ndaluara si ilaç lejohet në raste të jashtëzakonshme, kur njeriut po i kanoset rreziku përjetë dhe nuk ka ilaç tjetër prej gjërave të lejuara.


Përfundim

Pas gjithë këtyre shpjegimeve që kanë ofruar dijetarët rreth çështjes së shërimit me gjëra të ndaluara dhe rreth çështjes së marrjes së gjakut, mund
të sjellim këto përfundime.
1. Myslimanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur kanë nevojë për shërim, që të mos nxitojnë në përdorimin e ilaçit që është prej gjërave të ndaluara, siç është alkooli, mishi i derrit etj., por duhet të mundohen të përdorin vetëm barëra që janë të lejuara sipas fesë. E kur harxhohen të gjitha mundësitë e shërimit dhe mbetet vetëm mundësia e shërimit me gjëra
të ndaluara, në rast të tilla lejohet.
2. Dhënia e gjakut në raste të jashtëzakonshme lejohet, me kusht që të jepet mendimi i mjekut specialist.
3. Duhet pasur në mendje se gjaku është shumë i vlefshëm, andaj nuk duhet menduar për përfitim prej tij.


___________
1. Këtë thënie e ka transmetuar Harfmelete.
2. Transmeton Muslimi.
3. Transmet0n Ebu Davudi.
4. Transmeton lbn Maxheh
5. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Shiko Sahihun e Muslimit me komentin e imam Neveviut vol. ll, fq.57
6. Nejlul Evtar, Esh-Shevakniju vol. I fq.60
7. El-Fetava el-Hindijetu 5./355
8. El-Eshbahu, lbnu Nexhim, fq. 122.
9. Reddul Muhtar,lbn Abidin esh-Shami 5/215.289
10. HashijetuhuTahtavi ala Derril Muhtar vol IV, fq. 195
11. Kadaja Fihijetin Muasiretin, Muhamed Burhanu Din Es-Sunbuhejli, Darul
Kalem, Damask, pa vit botimi fq. 53.
12. Marrë nga libri ”Fetfat e Sharavit”
13. El-Bekare: 173
14. El-Maide: 3
15. El-En'am:119
16. El-ldtiraru llel At'imeti vel Edevijetil Muharremeti, fq. 169



Ma.Sci. Flamur Sofiu