Panxhari; rrepa egjiptiane
(lat. Beta vulgaris; Beta cicla; Beta vulgaris folliosa)
Ummu el-Munzir bint Kajs el-Ensarijj ka thënë: “I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka hyrë në çadrën time me Aliun, r.a., i cili ishte duke u përmirësuar nga një sëmundje. Kemi pasur një trup palme afër me kalavesh hurmash në të. I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., u ngrit dhe hëngri frutat e saj, kurse Aliu, r.a., e ndoqi nga pas. I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., i tha Aliut, r.a.: ‘Pak, pak, nuk je përmirësuar ende plotësisht’. Aliu, r.a., nuk hëngri më. Shkova menjëherë dhe ia përgatita një gjellë me rrepa të ziera me elb. Pastaj i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., i tha Aliut, r.a.: ‘Haje këtë ushqim. Ai është më i përshtatshëm për gjendjen tënde shëndetësore”.(1)
Rrepa ka nxehtësi dhe thatësi të shkallës së parë, ndërsa disa thonë se të dy këto rrepa janë të nxehta dhe të thata, megjithëse janë laksativë të lehtë dhe që kanë ftohtësi e cila ndikon në zbërthimin, i çliron enët e gjakut dhe e përmirëson punën e zorrëve. Rrepa e zezë vepron si konstriktor. Lyerja e flokëve me ujin e kësaj rrepe ndihmon në shërimin e rënies së flokëve (lat. Alopecia) dhe heq morrat dhe në shërimin e larave në lëkurën e fytyrës dhe kraharorit dhe e zvogëlon rritjen e njollave të lëkurës dhe ndihmon në shërimin e lythave (lat. Ecphyma).
Lyerja me melhemin e bërë me gjethe të rrepës të përzierë me mjaltë shëron pezmatimin e puçrrave të lëkurës siç është rasti me i pyodermës superficiale.
Hedhja e rrepës në ushqim hap kanalet e mbyllura të mëlçisë dhe shpretkës. Rrepa e zezë eviton ngërçet e barkut, zvogëlon inflamimin (djegien) e lukthit kur hahet me thjerrëz. Kur rrepa e bardhë zihet së bashku me thjerrzën, ato veprojnë si purgativë, kurse klizmat me ujin e saj veprojnë si purgativë të fuqishëm.
Rrepat janë të mira për shërimin e dhembjeve të lukthit dhe të vrerit, kur përzihen me mëlmesa të zakonshme. Kur zihen së bashku kërcejtë dhe gjethet e rrepës me elb, ato sigurojnë kujdesin më të mirë për lukthin e ndieshëm dhe i mbrojnë lëngjet tretëse nga prishja. Megjithatë, kur hahen vetëm, rrepat sigurojnë vlera të kufizuara ushqyese dhe shkaktojnë prishjen e lëngjeve të lukthit. Ngrënia e tepërt e rrepës shkakton kapsllëk dhe fryrje, gjë që mund të shkaktojë mungesë të insulinës (d.m.th. diabetes) dhe viruse në gjak (lat. Viremia, arab. hark el-damm). Megjithatë, uthulla dhe sinapi në një racion ndihmon ekuilibrimin e një pasoje të këtillë. (Shih gjithashtu: imponimi i maturisë në të ngrënë)
1. Hadithi është përmendur edhe më parë. Tirmidhi ka thënë se ky hadith është hasen garib
Shkëputur nga libri:
"Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s".- Ibn Kajjim el-Xhevzi
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi