Të mos tejkalohen kufijtë e lejueshëm të lirisë së shprehjes

Muhamedi, a.s., është pejgamber i mëshirës. Ai, a.s., ishte një krijesë e përsosur dhe shembulli më i përkryer për mbarë njerëzimin. Drita që erdhi në shkretëtirë, e që rrezatoi anembanë rruzullit tokësor. Populli i tij ia ofroi atij gjithë sundimin dhe pasuritë e vendit, vetëm e vetëm që të tërhiqej nga thirrja në finë islame dhe nga përhapja e misionit të vet. Por ai i refUzoi të gjitha këto ofirta dhe në vend të tyre zgjodhi atë më të vështirën, për hir të misionit të besuar nga Allahu i Madhëruar.
Kur hyri në Meke ua fali mekasve të gjitha mëritë duke u thënë: "Edhe unë po ju them, ashtu sikurse ju tha Jusufi vëllezërve të tij: "Sot nuk ka qortim kundër jush, Allahu ju faltë juve; Ai është mëshiruesi i mëshiruesve! (Jusuf, 92) Shkoni jeni të lirë!"
Kur i Dërguari i Allahut shkoi në Taif për t'i thirrur ata në jenë islame, ata e gjuajtën me gurë.
Xhibrili a.s. i tha Muhamedit a.s.: “A ta shkatërrojë këtë popull duke i bashkuar këto dy bjeshkë njëra me tjetrën?" Përkundër kësaj, Pejgamberi a.s. lutet duke thënë: "O Zoti im! Udhëzoje këtë popull në rrugën e vërtetë. Unë shpresoj që nga ky popull të dalë një brez besimtarësh." Kur u kërkua nga i dashuri i Allahut që të mallkonte, ai tha: "Unë nuk jam dërguar për të mallkuar. Unë jam pejgamber i mëshirës."
Muhamedi a.s. është më i famshmi i gjithë historisë njerëzore. Është gërshetim i virtyteve të ndritshme dhe pasqyrë e shëmbëlltyrës së lartë. Është dërguar nga Zoti si mëshirë për mbarë njerëzimin. Morali i tij ishte Kurani. Ai i përfitoi zemrat e njerëzve si askush para apo pas tij.
Të shkruarit e njëanshëm dhe tendencioz është turp për autorin dhe shenjë e kapitullimit të shkencës. Edhe sot e kësaj dite, jomyslimanët kanë një pasqyrë të zbehtë ndaj Islamit, Pejgamberit dhe ithtarëve të tij. Ndërkaq, sot, fatmirësisht ekziston një numër jo i vogël njerëzisht të shquar që mbajnë një qëndrim objektiv, madje admirues, madje disa prej tyre kanë përqafuar edhe Islamin, citoj fjalët e Besant: "Çdo njeri që e studion jetën, karakterin, nivelin e të mësuarit dhe mënyrën e jetesës së përditshme të Muhamedit a.s., është e pamundur të ndiejë diçka tjetër, përveçse admirimit të jashtëzakonshëm ndaj tij, si njëri nga pejgamberët më të mëdhenj të njerëzimit." Anie Besant.
Janë të rralla rastet në histori, në të cilat ka pasur paragjykime dhe kontradikta, sikurse është rasti me fenë islame dhe me Muhamedin a.s. Edhe njerëzit e shquar të Perëndimit, ranë pre e këtyre mashtrimeve dhe shpifjeve ndaj të Dërguarit të ndershëm të Allahut. Disa shkuan aq larg, derisa atakuan personalitetin e Muhamedit a.s.
Por, një gjë duhet të kihet parasysh, se e drejta e lirisë së tjetrit përfondon aty ku fillon e drejta ime. Në çështjen e E.S., kundër Austrisë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kishte konstatuar se etiketimet e profetit Muhamed nga zonja E.S. nuk ishin të mbrojtura, ngase zonja E.S. me shprehjet kontestuese kishte "tejkaluar kufijtë e lejueshëm të lirisë së shprehjes", Gjykata theksoi se ajo duhet të vendos një baraspeshë ndërmjet lirisë së shprehjes së zonjës E.S. (në njërën anë) dhe të drejtave të të tjerëve për ta gëzuar mbrojtjen e ndjenjave të tyre (në anën tjetër), me qëllim që të ruhet paqja fEtare në shoqërinë austriake.
Vrasja e Samuel Paty, për shkakun se ka ligjëruar për kufijtë e lirisë së shprehjes, duke dhënë shembuj nga karikaturat përkatëse, padyshim se është një krim. Megjithatë, besimtarët myslimanë nuk duhet kërkuar faije për çdo veprim të secilit kriminel në rruzullin tokësorë, që pretendon se është besimtar mysliman.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi