Myftiu Tërnava merr pjesë në vënien e gurthemelit të xhamisë së re në Prizren

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef. Tërnava, mori pjesë sot në vënien e gurthemelit të ndërtimit të xhamisë së re në Prizren, më saktësisht në lagjen “Bajer”. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të bëhet simbol i qytetit të Prizrenit për shkak të pamjes së bukur që do t’i jep këtij qyteti.