Fjala kuranore 'Ikra' dhe provokimi i saj drejtuar njeriut para 14 shekujsh, vepron sikur të ketë ardhur dje, sot apo tani në këtë moment. Feja islame i jep rëndësi tejet të madhe faktorit dije, sepse cilësdo rrugë të nisemi, më përpara duhet ta mësojmë dhe ta njohim atë rrugë, të njohim udhërrëfyesin, përndryshe humbja do të jetë e sigurt. Mësimi dhe arsimimi është baza dhe jeta e Islamit, ndërsa në historinë islame ata zënë vend qendror sepse janë shtyllat themelore të kulturës e të civilizimit islam.
Mendja është dhurata më madhështore e Zotit me të cilën Ai e lartësoi njeriun mbi të gjitha krijesat e gjalla në univers. Ajo është baza e mësimit dhe sipas Islamit është instrumenti më i foqishëm për realizimin e aspiratave dhe të idealeve njerëzore.
Shpalija e parë kuranore i drejtohet mendjes së njeriut, me urdhrin: "Lexo, kërko, studio ... “
Thirrja i drejtohet tërë gjinisë njerëzore, të gjithëve: besimtarëve dhe jobesimtarëve të moshave dhe të profesioneve të ndryshme. Kërkimi i diturisë këtu i paraprin kultivimit të besimit.
Pra, edhe pse imani është shpirti i fesë dhe faktori kryesor i saj, megjithatë, shpalija jillon me 'lexo e mëso' e jo me 'beso, besoni: Kjo sepse Zoti na fton që të besojmë drejt, të besojmë fenë e Tij të vërtetë.
Pejgamberi a.s. thotë: ''Bëhu i ditur ose arsimohu, ose dëgjo atë që thonë të diturit, por mos u bëj i katërti, se do të pësosh." Pas këtyre fjalëve, h. Aliu tha: 'E kush është i katërti, o i dërguar i Allahut? Pejgamberi a.s. tha: Ai që është i paditur dhe nuk i pyet njerëzit e ditur për çështjet fetare dhe ato botërore. Ky njeri është krejtësisht i humbur."
Dija në Librin e Zotit, Kuranin famëlartë, krahasohet me dritën dhe të parit, ndërsa padija krahasohet me errësirën dhe verbërinë: ''Nuk janë të barabartë i verbri dhe ai që sheh, dhe as errësirat e drita, e as hija me vapën. E nuk janë njësoj, as të gjallit e të vdekurit, Allahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varre." (Fatir, 19-22)
Islami është drita e Zotit, e cila shndrit zemrat e miliona e miliona njerëzve: “Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit. "(Ibrahim, 1)
Përpjekja për të jituar dije e dituri është angazhim që shpërblehet nga Zoti. Para diturisë së Ademit u dorëzuan edhe melekët e Zotit: "(Engjëjt) 1hanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!" (El Bekara, 32);
Allahu dëshmoi, se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Fuqiplotit e më të Urtit. " (Ali Imran, 18).
Dituria zbulon thesarin e imanit, ndërsa besimi nxit dëshirën për dije. Me shtimin dhe zgjerimin e horizontit të diturisë ne forcojmë besimin, fenë, zbulojmë sekretet e jetës dhe bëhemi të aftë të jetojmë në pajtim me urdhrat e Zotit (xh. sh).
Të dish do të thotë të besosh që dituria është pasuri që smund të plaçkitet, që dituria është dhuratë e Zotit, e cila duhet ruajtur; që dituria është lumturi të cilën s'guxojmë ta humbasim; që dituria është sigurimi dhe investimi i jetës; që dituria është pushtet dhe foqi që sjell paqen dhe lirinë. Dituria mund ti lëvizë malet dhe asnjë forcë në botë nuk mund ta mposhtë atë.
Të mos jemi prej atyre që janë të privuar nga vizioni shpirtëror, që shohin vetëm me syrin e ballit, por jo edhe me syrin e zemrës. Për ta Zoti në Kuran thotë:
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilët do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbohen, por verbohen zemrat në kraharor. " (El Haxh, 46)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi