Është bërë përtrirja e aplikacoonit zyrtar të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës - TAKVIMI


Bestimarë të nderuar,

Që të njoftoheni saktë me kohët e namazeve, bëni përtrirjen e aplikacionit.

Funksionet kryesore të aplikacionit janë:

- Zgjedhja e qytetit tuaj brenda territorit të Kosovës dhe Luginës
- Caktimi i alarmit dhe njoftimit për çdo vakt të namazit
- Fikja e zërit të telefonit pas fillimit të namazit për aq kohë sa ju e caktoni
- Zgjedhja e tingullit për alarm dhe për njoftime
- Tregimi i kohës së mbetur deri në namazin tjetër, duke numëruar edhe sekondat
- Ngjitja e njoftimeve për vaktet e namazit në statusbar, ku në kohë reale shfaqet koha e namazit
- Rregullime të veçanta për namazin e drekës dhe të xhumasë
- Llogaritja e vaktit të drekës sipas ezanit në xhami ose në kohën reale
- Anulimi i alarmeve dhe njoftimeve për 24 orët e ardhshme
- Shfaqja e kohëve të namazeve si widget
- Ndarja (Share) e kohëve të namazeve me miqtë tuaj përmes aplikacioneve sociale (me SMS, eMail, Viber etj.)
- Shikimi i kohëve të namazit për çfarëdo date të vitit që zgjidhni, si dhe shfaqja e datës hixhri
- Tregimi i datës së kalendarit hixhri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip