Historia e djaloshit të akuzuar për vjedhje dhe Gjykatësit


I dyshuari ishte një djalë 15-vjeçar i cili u kap duke vjedhur në një dyqan.

Gjykatësi pasi dëgjoi çështjen pyeti djalin:

Gjykatësi: "A ke vjedhur vërtet diçka?"
Djali: "Po, bukë dhe djath."
Gjykatësi: "Pse?"
Djali: "Sepse më duheshin."
Gjykatësi: "Ti, mund t’i kishit blerë".
Djali: "Nuk kisha para."
Gjykatësi: "Mund të kishe kërkuar nga familja"
Djali: “Unë kam vetëm një nënën në shtëpi. Ajo është e sëmurë dhe e pa punë. Bukën dhe djathin e kisha për të.”
Gjykatësi: "Pse, nuk ke ndonjë punë?"
Djali: “Po, punoja në një lavazh makinash. Bëra një ditë pushim për kujdesin e nënës, për shkak të kësaj ata më pushuan nga puna. ”
Gjykatësi: "Mund të kishe kërkuar ndonjë ndihmë"
Djali: “Që nga mëngjesi jam duke kërkuar ndihmë, por askush nuk më ndihmoi. Prandaj, nuk kisha zgjidhje tjetër ...

Pastaj seanca përfundoi dhe Gjykatësi filloi të merr një vendim.

Gjykatësi shpalli vendimin:

“Vjedhja e bukes është një veprim i tmerrshëm kriminal. Dhe ne të gjithë jemi përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm, përfshirë edhe mua. Të gjithë ne, të pranishëm në këtë sallë, jemi fajtorë për këtë akt kriminal. Unë vendos një gjobë prej 10 dollarë për secilin person këtu, duke përfshirë edhe veten time. Askush nuk mund të largohet nga gjykata pa paguar dhjetë dollarë. ”

Gjykatësi nxori 10 dollarë nga xhepi i tij dhe i vuri në tavolinë. Pastaj tha:

“Gjithashtu, unë vendos një gjobë prej 1000 dollarë për pronarin e dyqanit, për trajtimin çnjerëzor ndaj një fëmije të uritur dhe dorëzimin e tij në polici. Pronari i dyqanit duhet të paguajë gjobën brenda 24 orësh, përndryshe, gjykata do të urdhërojë që dyqani të mbyllet. "
Në fund gjykatësi tha:

“Gjykata i kërkon falje djalit pasi t’i dorëzohen paratë e mbledhura.

Pasi dëgjuan vendimin, të pranishmit të prekur nga kjo ngjarje, fshinin lotët nga sytë e tyre. Ndërsa djali mbeti pa fjalë dhe ashtu i habitur e shikonte Gjykatësin, i cili doli duke fshehur lotët e tij.

Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk është besimtar ai që flen i ngopur, ndërsa fqinji i tij është i uritur."

Ndërsa Chanakya kishte thënë: “Nëse një person i uritur kapet duke vjedhur bukë, atëherë njerëzit e atij vendi duhet të turpërohen.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi