Fshehtësia e Ebu Bekrit r.a.


Tregon Omeri r.a.:

- Çdo mëngjes, pas namazit të sabahut Ebu Bekri shkonte në njërën nga shkretëtirat e Medinës dhe për këtë nuk e dinte askush.
Këtë gjë e kisha vërejtur prandaj një ditë vendosa ta përcjelli dhe të kuptoj arsyen pse Ebu Bekri, udhëheqësi i muslimanëve, çdo ditë në të njejtën kohë shkon në shkretëtirë.
Pasi falëm namazin e sabahut, pa u vërejtur u nisa pas Ebu Bekrit derisa shkuam në shkretëtirë. Aty ishtë një tendë. Qëndrova i fshehur prapa një guri të madh duke vështruar Ebu Bekrin, i cili hyri në atë tendë, qëndroi një kohë dhe doli duke u nisur drejt Medinës.
Pas kësaj dola nga vendi ku isha fshehur dhe u nisa drejt tendës për të kuptuar se çfarë kishte aty.
Kur hyra në tendë, pash një grua bashkë me disa fëmijë të vegjël. U habita dhe fillova të pyes gruan rreth gjendjes së saj. Ajo më tha se ishte një e ve e moshuar dhe e verbër, e cila jetonte me ata fëmijë jetim dhe nuk kishte askënd që të kujdesej për ta.
E pyeta për njeriun i cili sapo i vizitoi, e ajo ma ktheu:
- Pasha Allahun, nuk ia di as emrin, por ai na viziton çdo ditë, na gatuan ushqimin, na pastron rrobat dhe tendën, na i mjel dhitë dhe pasi i kryen të gjitha këto shkon.
E pyeta:
- A i ke dhënë para atij njeriu?
Ajo më tha:
- Jo. Pasha Allahun unë nuk kam çka t’i japi.
Gjatë bisedës kuptova se Ebu Bekri kishte kohë të gjatë që ndihmonte këtë familje pa e ditur askush. Menjëherë u ktheva në Medine, shkova te Ebu Bekri dhe i thash:
- "Ke lënë detyrë të vështirë për udhëheqësit që do të vijnë pas teje o Ebu Bekr".


Asnjë udhëheqës nuk mund të krahasohet me Ebu Bekrin r.a. ngase ai ka pasur vepra të fshehta me të cilat ka dashur që vetëm Allahu ta di dhe të arrij vetëm kënaqësin e Tij.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi