Për shkak të një bamirëse e pranon Islamin


Dr. Stefan nga Rumania tregon:

- Disa vite më parë kisha udhëtuar në Turqi si turistë, mirëpo atje kisha humbur. Fillova të kërkoj ndonjë hotel për të kaluar natën, por assesi të gjeja. Rrugës vërejta një kalimtar dhe e pyeta për ndonjë hotel. Kalimtari m’u përgjigj se në këtë zonë nuk ka asnjë hotel dhe pasi e kuptoi se kisha humbur më mori mori me vete në shtëpinë e tij.
Kur iu afruam shtëpisë vërejta se shtëpa e tij ishte e vjetër. Kur e hapëm derën, pashë dy gra (nëna dhe gruaja) dhe tre fëmijë. Ajo ishte dhoma e vetme në shtëpi. Ai, mori familjen e tij dhe doli jashtë që të flinin nën një pemë në oborr, ndërsa mua ma lëshuan shtëpinë. Mbeta i habitur nga veprimi i njeriut të cilin kurrë më parë nuk e kisha parë. E pyeta se çfarë e shtyri ta bënte këtë veprim? Ndërsa ai u përgjigj se është musliman dhe obligim i tij është që sa më mirë ta pret mysafirin. E pyeta se çfarë është Islami, ai i më tha se nuk ka shumë njohuri për Islamin, por më propozoi që ta marr Kur'anin dhe ta lexoj.
Kur u ktheva në shtëpi, bleva një Kur’an dhe disa libra islame dhe në dy muajt e ardhshëm, në vazhdimësi, i lexova, e më pas dëshmova se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij dhe e ndryshova emrin në Muhamed.
Pas kësaj, tregon Dr. Muhamed Stefan, kam udhëtuar në 112 vende dhe kam ftuar njerëzit në Islam.

Dr. Muhamed Stefan për shkak të një bamirësie të vetme e pranon Islamin dhe u bë shkaktar që më shumë se 1.000 njerëz ta ndjekin rrugën e tij.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi