Pasi darkoi, një mësuese filloi t‘i korigjoj si zakonisht detyrat e nxënësve të saj.
Burri i saj qëndronte pran saj duke luajtur në telefon lojën e tij të preferuar „Candy Crush Saga“.
Pasi që e korigjoi detyrën e fundit ia plasi vajit.
Burri i saj e hetoi dhe e pyeti: “Pse po qan e dashur? Çfarë ka ndodhur?“
Gruaja: “Dje ua dhashë nxënësve të mi një detyrë që të shkruajnë rreth temës „Dëshira ime“.
Burri: “Ok, por pse po qan?“
Gruaja: ”Tani duke e lexuar shkrimin e fundit më bëri të qaj.”
Burri: “Çka paskan shkruar që të bëri të qash?“
Gruaja: “Dëgjo... Dëshira ime është të bëhem një Smartphone, sepse Prindërit e mi shumë i duan Smartphonat. Ata kujdesen për Smartphonat aq shumë sa që harrojnë të kujdesen për mua. Kur vjen babai im nga puna i lodhur, ai edhe pse i rraskapitur ka kohë te merret me Smartphonin, por jo edhe me mua. Kur prindërit e mi kanë ndonjë punë të rëndësishme dhe bie zilja e Smartphon-it, menjëherë shpejtojnë ta kapin atë. Por, mua jo... edhe kur... edhe kur kam ndonjë hall e filloj të qaj. Ata luajnë lojëra me Smartphona, por jo edhe me mua. Kur flasin me dikë në telefon ata nuk ma vënë veshin mua edhe nëse kam për t’u thënë ndonjë gjë urgjente. Kështu që, dëshira ime është të bëhem Smartphone, që të qëndrojë në duart e prindërve të mi dhe ta shijoj ledhatimin e tyre.”
Pasi e lexoi shkrimin, burri u prek emocionalisht dhe nga kurreshtja e pyeti gruan: “Kush na qenka ky djalosh që e ka shkruar këtë?“
Gruaja me gjysmë zëri ia ktheu: “Biri ynë!“
Përktheu: Ajshe Z. Imeri