Allahu na shumëfishon shpërblimet dhe na furnizon nga aty ku nuk e presim


Babai i dhuron djalit të tij 10 euro për ndihmesë në punët e shtëpisë.
Djali i gëzuar niset pë në dyqan. Rrugës sheh një plakë të varfër dhe hiq pa u menduar ia jep asaj paratë që ia dhuroi babai.
I gëzuar pë veprimin e tij, me vrap shkon te babai:
- Babi, paratë që m’i dhurove ia dhashë një plake që kishte nevojë, sikur ta kisha parë sa u gëzua!
- Shumë mirë bëre bir im, i tha babai, Allahu i do ata që i ndihmojnë nevojtarët dhe i shpërblen me të mirat e Tij, por në vetvete tha: po pse, ia jape të gjithaë!
Djali, sikur ia lexoi mendjen babait, i drejtohet duke i thënë:
- Babi, e di ti se Allahu na shumëfishon shpërblimet dhe na furnizon nga aty ku ne nuk e presimë
- Ashtu është biri im, i thotë babai.
Më vonë në shtëpinë e tyre vijnë disa miq të babait. Vogëlushi me sjelljet e tij i bën për vete. Para se të ikin, ata ia dhurojnë 50 euro. Djali i gëzuar i drejtohet babait:
- Babi, a nuk të thashë që Allahu e shumëfishon shpërblimin! Shiko, miqtë e tu më dhanë plot 50 euro! E shikon, shpërblimi i Allahut është i sigurtë dhe madje nuk vonon!


Të marrim mësim nga fëmijët, nga sinqeriteti dhe besimi i tyre!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi