Dijetari dhe milingona


Një dijetar nisur nga ndodhitë plot mësime tregon për pasionin e njeriut:

- Një ditë isha ulur nën hijen e një pemë dhe po shikoja. Më tërhoqi vëmendjen një milingonë, kishte marrë një thermi buke më të madhe se vetja e saj dhe po e tërhiqte.
Nganjëherë përballej me pellgje uji dhe detyrohej t'i binte përreth, e nganjëherë me shkurre, ku nga majat e tyre mundohej ta tërhiqte, por thermini e bukës as nuk e linte e as nuk e copëtonte që ta bartë më kollaj.
Në këtë mënyrë e barti këtë thermi buke në atë ditë të nxehtë vere dhe më në fund arriti në folenë e saj.
Por, korridori drejt folesë ishte shumë më i ngushtë në krahasim me thermini e bukës, dhe tashmë ushqimin që e kishte sjellë më shumë mundime nuk arrinte ta fuste brenda në fole.
Sillej rreth e rrotull, mundohej ta shtyjë, por pa sukses. Kjo pamje më nxiti të mendoj rreth gjendjes sime.
Më erdhën në mendje gjithë ato punë dhe shqetësime të kësaj bote dhe po mendoja si do t'i fus nga dera e varrit.
Ndërsa në ahiret na presin dhunti shumë më të bukura se këto, sigurisht nëse kemi ditur t'i shfrytëzojmë dhuntitë që na i dhuroi Allahu në këtë botë…!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi