Aspekti edukativ dhe shëndetësor i agjërimit


Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), të një të varfri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit në të cilin (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. all-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për shkak se ju udhëzoi dhe që ta falënderoni”.(El Bekare, 183-185)
Roli edukativ i ritualit të agjërimit është vendimtar. Ai e aftëson njeriun t’u nënshtrohet Urdhrave hyjnorë. Agjërimi vendos një ekuilibër të përsosur në mes trupit dhe shpirtit, në mënyrë që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore. Roli edukues i agjërimit ka karakter multidimensional në aspektin moral. Ai krijon një lidhje dhe marrëdhënie devocioni në mes njeriut dhe Allahut të Madhërishëm, në mes individit e shoqërisë dhe në mes njeriut e natyrës së tij të brendshme shpirtërore. Institucioni i agjërimit na ofron mundësinë që të akordojmë natyrën dhe karakterin tonë dhe njëkohësisht zhvillon tek ai cilësitë e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetëpërmbajtjes. Gjatë gjithë jetës njeriu dhe forca e besimit të tij sprovohen me vështirësi, fatkeqësi e sprovime të vështira, dhe njeriu, nëse arrin të triumfojë, atëherë tek ai do të zhvillohet një forcë dhe energji shpirtërore, e cila do ta parandalonte nga mëkatet dhe dëshirat djallëzore.

Agjërimi ridimensionim i vlerave të karakterit njerëzor

Është pikërisht ky mesazhi kuptimplotë i agjërimit. Të agjërosh prej të ngrënit, pijes, dëshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, prej intrigave, komploteve e prapaskenave. është pikërisht ky ridimensionimi i vlerave të karakterit njerëzor. Kuptimi i vërtetë i fjalës es-saum (agjërim) është të pushosh. Kjo d.m.th. traktati gastrointestinal, organet gjenitale, gjuha, sytë, veshët, etj., pushojnë. Në realitet, agjërimi është siguri plotësuese për procesin regjenerues të trupit. Procesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekulat e memories, fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë periudhës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë muajit të Ramazanit është shumë më intensiv se gjumi gjatë periudhave të tjera. Dy orë gjumë gjatë Ramazanit është shumë më i ëmbël dhe më i bukur se disa orë në situata të tjera. Gjatë agjërimit, sipas hulumtimeve dhe studimeve në shumë klinika botërore dhe nga mjekë eminentë, stabilizohen të gjitha rezultatet laboratorike dhe proceset biokimike në organizëm.
Agjërimi nxit efektin natriuretik, që i lejon trupit të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo mundëson zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e vëllimit të rritur të gjakut, kështu që stabilizohet presioni i lartë i gjakut.
Sipas qendrës shëndetësore “tru north health Center” në ShBA, nga 174 pacientë me hipertension, 90% e tyre u shëruan vetëm me agjërim. Agjërimi ka ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Gjatë agjërimit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi

Dr. dewey, dr. Guelp, dr. frumusan, dr. Pauchet, Dr. Nouman, janë vetëm disa nga mjekët që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë përdorur agjërimin për kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet. Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe për t’u shpejtuar mbyllja e plagës. Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve, si artriti, koliti, astma, hipertensioni, diabeti, alergjitë e ndryshme, sëmundja e Alz’heimerit, etj.. Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, siç janë: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Në tabelën në vijim, vërehet veprimi i agjërimit në parametrat biokimikë të gjakut:



Nga tabela vërehet qartë ulje sinjifante e LDL - kolesterolit dhe ngritje e lehtë e HDL - kolesterolit.Gjatë agjërimit tajitja e hormoneve të hipofizës rritet. Hormonet anabolike për sintezën e proteinave dhe kolagjenit prodhojnë baraspeshë pozitive të azotit. Gjithashtu stimulohen eritropoeza dhe sinteza e kolagjenit. Gjatë agjërimit ripërtërihet në trup substanca endogjene, që quhet opoide. Beta endorfina është më aktive që është njëzet herë më e fuqishme se morfiumi.

Nga veprimi i tyre eliminohet dhembja dhe shkaktohet ndjenjën e fuqishme e euforisë. Krahas kësaj, për një njeri obez (me peshë të madhe), Ramazani është muaji më ideal për të humbur peshë. Agjëruesve u këshillohet të bëjnë kujdes për të ngrënë në masë dhe në mënyrë të ekuilibruar, në mënyrë që ushqimi të përmbajë nga të gjitha lëndët ushqimore, si fruta, perime, mish pule, peshk, bukë, qumësht dhe nënprodhime të qumështit.

Ushqimet e skuqura janë të pashëndetshme dhe duhen kufizuar

Ata që pinë duhan, ta fillojnë pakësimin e pirjes dalëngadalë që prej disa javë para Ramazanit. Të gjithë e dimë mirë se çfarë dëmesh sjell duhani dhe se ai duhet lënë plotësisht.
Veçse të mos harrojmë se ka konsumues që e lënë krejt pirjen e tij duke përdorur si pretekst muajin e ramazanit. me pak durim e zell, është e mundur që njeriu të shpëtojë plotësisht nga vesi i thithjes së duhanit.
Në fund, të themi se thesari shpirtëror, si gjëja më e çmuar, është pikërisht ndërtimi i këtij sistemi vlerash në personalitetin dhe karakterin tonë, me qëllim që jetën dhe energjinë shpirtërore, që na ka dhuruar Allahu i Madhërishëm, t’i përjetojmë dhe kanalizojmë në formë të dobishme për veten, familjen dhe shoqërinë tonë.
Uroj të bëni agjërim të lehtë, të këndshëm dhe të pranuar. Amin!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi