Kryeimami, Vedat ef. Sahiti, takoi mualimet e angazhuara në kuadër të këshillave të BIK



Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, takoi mualimet e angazhuara në kuadër të këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe Këshilltari për çështje fetare në ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin dhe udhëheqësja e Departamentit të Gruas, znj. Vaxhide Bunjaku.

Kryeimami Sahiti, pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi Këshilltarin z.Akin për përkrahjen e këtij projekti e sidomos mualimet për kontributin që po japin në fushën e mësim besimit me grupmoshat e reja si dhe në ngritjen e vetëdijesimit të grave përmes ligjëratave e takimeve të ndryshme.

Mësim besimi duhet të jetë prioriteti ynë parësor theksoi mes tjerash Sahiti dhe njëkohësisht potencoi nevojën e angazhimit edhe më të madh të gruas në këtë fushë.

Një fjalë rasti mbajti edhe Këshilltari z. Nevzat Akin, i cili shprehi përkrahjen e tij për punën,angazhimin dhe kontributin e veçantë të mualimeve tona sidomos në fushën e mësimbesimit me grupmoshat e reja.

Ky projekt realizohet falë mbështetjes së zyrës për çështje fetare të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë ramazani në qytetin tonë