Tregim këshillues: Tetë lopë për një grua!

Na ishte dikur një i tregtarë ri i pashëm dhe i zoti, i cili me shumë sukses blinte dhe shiste mallra dhe kështu fitonte mirë. Ai jetonte në një ishull ku ishte zakon që gratë të blihen me lopë.

Një ditë ai njoftoi të gjithë njerëzit në ishull se dëshiron të martohej me një vajzë, por ajo vajzë nuk kishte asnjë vlerë dhe reputacion në sytë e të tjerëve, bile as te babai i saj. Ai aspak nuk e rrespektonte, e konsideronte atë si një mbeturinë familjare dhe thoshte se në kokën e saj kishte vetëm kashtë dhe se do t'a jepte për një lopë të dobët vetëm për ta hequr qafe. Përndryshe një grua e mirë në atë ishull mund të jepej për tre ose katër lopë, e nëse ajo ishte shumë e mirë dhe vinte nga një familje e respektuar atëherë për te kërkonin pesë lopë.
Erdhi dita kur tregtari i ri vendosi te shkonte ta kërkonte vajzen. Fshatarët të cilët dëgjuan se ky i ri i suksesshëm donte të martohej me vajzën me të cilën babai i saj tallej me te, mendonin se tregtari i ri thjesht donte të bënte një marrëveshje të mirë ngase babai i saj po e shiste atë me një çmim të ulët. Ai ishte aq i bukur, i popullarizuar dhe i pasur sa që mund ta martonte secilën vajzë nga ishulli, prandaj kjo është arsyeja dhe asnjë shpjegim tjetër për një martesë të tillë për vendasit nuk mund të kishte kuptim. Sidoqoftë, të gjithë vendosën të shkojnë në shtëpinë e vajzës.
Vajza ishte aq e frikësuar, e hutuar dhe e ndrojtur sa që nuk donte të dilte fare nga shtëpia. Kur babai e pa se kush erdhi për ta kërkuar vajzën e tij, vendosi të fitonte pak më shumë për të, kështu që nga tregtari i ri kërkoi tre lopë. Të pranishmit shpërthyen në gaz kur dëgjuan sa lopë kishte kërkuar babai për vajzën e tij. Por, për qudi tregtari i ri u përgjigj: “Dhënia e tre lopëve për një grua është shumë, por për këtë vajzë nuk mjafton aq. Unë jap tetë lopë për të!” Të gjithë mbetën pa frymë dhe e shikuan të riun duke mos u besuar veshëve, ndërsa babai i vajzës për pak sa nuk ra nga karriga e tij kur e dëgjoi këtë. Askush nuk kishte paguar kurrë tetë lopë për një grua në këtë ishull në të kaluarën, kështu që ata pyesnin veten pse e bëri këtë kur mund ta merrte atë vajzë edhe falas. Fshatarët menduan se i riu këtë e bëri nga kryelartësia, sepse ai dëshironte që të gjithë ta dinë se ai është më i mirë dhe më i suksesshëm se të tjerët dhe se ai ka mundësi të paguajë edhe tetë lopë për një vajzë të tillë. Më në fund erdhi dita e dasmës, pas së cilës i riu dhe vajza u larguan nga ishulli dhe udhëtuan në një muaj të gjatë mjalti.
Pasi u kthyen në ishullin e tyre të lindjes disa muaj më vonë, një tregtar i vjetër solli në shtëpinë e tyre një dhuratë që tregtari i ri kishte porositur më parë për gruan e tij. Plaku hyri në shtëpi dhe mbeti pa fjalë për shkak të asaj që pa. Aty ishte edhe gruaja e re, por tashmë nuk ishte e njëjta vajzë e ndrojtur, e lënë pas dore, që nuk binte në sy, e cila kurrë më parë nuk kishte dalë nga kasolla e babait të saj. Tani ajo ishte një grua jashtëzakonisht e bukur, ajo buzëqeshi, foli me mirësi dhe në flokët e saj me shkëlqim të gjatë kishte një lule të bukur të kuqe, ndërsa me fustanin e saj të kuq e të pastër dukej si një mbretëreshë.
Kur ajo shkoi t’i sillte ujë plakut, ai nuk mund ta fshihte habinë, kështu që e pyeti tregtarin e ri: “Çfarë i ndodhi asaj? Pse kaq shumë ndryshim? " Ndërsa ai iu përgjigj: "Aaaah, kjo është për shkak të atyre lopëve". Tregtari i vjetër ende nuk mund ta kuptonte, "Për shkak të lopëve?! Çfarë mendon me lopët? ”Tregtari i ri filloi t’ia shpjegonte, “A mund ta imagjinoni se si ndihet një grua që e shesin për një lopë të dobët ndërsa të gjitha të tjerat shiten për tre, katër ose pesë lopë? Kjo është aq e shëmtuar. Unë kurrë nuk mund të bëj diçka të tillë për gruan që e dua! Unë dua që gruaja ime të vlen tetë lopë dhe për këtë arsye i dhashë tetë lopë. Gjëja më e rëndësishme është se çfarë vlere ka ajo në sytë e saj. Në kasollen e babait të saj ajo vajzë nuk kishte asnjë vlerë dhe tani ajo e di që vlen më shumë se çdo grua tjetër në ishull. Dhe kur njëgrua e ndien veten të vlefshme, atëherë ajo mund të jetë e vlefshëm për vete dhe për të tjerët.”

Jepjuni ayre që i doni dhe që kanë rëndësi për ju gjithmonë ndjenjën se ata janë të vlefshëm.


Artikulli i kaluar
Ilaçi i çdo problemi!!
Artikulli radhës
Hiqe qafe gjarprin tënd!