Më ke dhënë më shumë se çdokush tjetër


Një vajzë duke ecur rrugës, u ndal pranë një plaku i cili kërkonte lëmoshë.

Nxori kuletën për t’i dhënë ndonjë para. Mirëpo i kishte harruar të hollat në shtëpi.
U pikëllua shumë. Mendoi në vete: - O Zot, m’u tani të mbetem pa të holla. U kthye kah plaku dhe i tha: - Më fal gjysh, më duket se kam harruar të hollat në shtëpi dhe nëse do Zoti dhe je këtu përsëri, me siguri do të jap të holla.
Plaku i tha: - Nuk ka nevojë, bija ime, më ke dhënë sot më shumë se çdokush tjetër.
Vajza e hutuar e shikoi dhe i tha: - Si po mendon?
- Më tha një fjalë që nuk ma ka thënë askush deri më tani. Më tha “Gjysh”, e kjo më mjafton. - tha plaku.

Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi ynë s.a.v.s.: “Fjala e mirë është lëmoshë (sadakë).” (Muslimi)



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Mos fol me gomarin!
Artikulli radhës
Hiqe qafe gjarprin tënd!