"Ubuntu" - Unë jam sepse ne jemi

Tregon një antropolog i cili kishte kaluar një kohë në mesin e banorëve të një fisi afrikan.
Një ditë fëmijëve të këtij fisi u kishte propozuar një lojë.
Në afërsi të një peme ai vuri një shportë me plot fruta dhe u tha fëmijëve: "Ai cili vrapon i pari deri te pema do ta merrë shportën me fruta".
Pasi antropologu japi sinjalin, u habit nga veprimi i fëmijëve. Ata u kapën dorë për dore, dhe të gjithë së bashku u nisën drejt shportës. Me të mbërritur u ulën dhe të gjithë së bashku filluan t’i hanin frutat e tyre.
Kur i pyeti se pse ata u bashkuan kur secili prej tyre kishte mundësi t’i merrte të gjitha frutat për vete, ata thanë: "UBUNTU, si ka mundësi që njëri prej nesh të jetë i lumtur nëse të tjerët janë te pikëlluar?”

Këta fëmijë e kishin mësuar sekretin e lumturisë e cila sot u ka humbur “shoqërive të përparuara” që veten e konsiderojnë si të civilizuar.

“Ubuntu” në kulturën e këtij fisi do të thotë "Unë jam sepse ne jemi".


Artikulli i kaluar
Tregimi për djalin pa veshë
Artikulli radhës
Hiqe qafe gjarprin tënd!