Namazi dhe medicina: Rukuja dhe sexhdeja ilaç kundër sëmundjeve fizike dhe psikike


Sipas rezultateve të kërkimit shkencor, përkulja dhe përulja e trupit që bëhet gjatë namzit çon në forcimin e muskujve të barkut, këmbëve dhe kofshëve. Pozicionet e trupit gjatë namazit gjithashtu përmirësojnë aktivitetin e traktit të zorrëve, duke ndihmuar kështu me problemet e zbrazjes së zorrëve. Rukuja dhe sexhdeja zvogëlojnë presionin e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit.
Nga pikëpamja fiziologjike, sexhdeja është një formë e aktivitetit fizik që çon në lirimin e stresit dhe ngarkesës negative nga trupi, përmirëson aftësitë psikofizike, aktivizon qarkullimin, përmirëson koncentrimin dhe edukon njeriun për durim dhe qëndrueshmëri.
Derisa janë në sexhde, besimtarët janë më afër Zotit të tyre. Të gjitha krijesat bëjnë sexhde dhe i nënshtrohen Allahut të Madhërishëm duke përfshirë Diellin, Hënën, yjet, pemët dhe çdo qelizë në trupin tonë dhe çdo atom në këtë univers të gjerë.
Me çdo sexhde të bërë, Allahu e shton derexhen tonë, duke na ngritur shpirtërisht në nivele më të larta.
Të mendojmë pak për shembullin e atyre njerëzve që i Plotfuqishmi i lavdëron në Kuran: “E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë iu drejtohen injorantët ata thonë: “Paqe!” Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).” (Furkan, 63-64.
Cili është shpërblimi për sexhden e tyre gjatë orëve të natës? I Plotfuqishmi i përgjigjet pyetjes së mësipërme në të njëjtën sure: “Për shkak se duruan të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhenet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.” (Furkan, 75 – 76).
Të mendojmë për atë se si Allahu i Madhërishëm e ndërlidh aktin e sexhdes dhe virtytin e durimit, e cila është argument shtesë se sexhdeja është ilaç për tensionin nervor dhe i ndihmon njerëzit të jenë më të durueshëm dhe më të qëndrueshëm.



Dr. AbduldaemAl-Kaheel
Burimi: kaheel7.com