Një njeri i pikëlluar, e pyeti një njeri të urtë duke i thënë:
- O ti njeri i urtë, a ka mundësi të më sqarosh se ku është problemi im, jam tepër i pikëlluar?!
I urti i tha:
- Dëshiroj të t’i bëj dy pyetje dhe kërkoj nga ti t'u përgjigjesh.
Njeriu i tha:
- Pyet.
I urti e pyeti:
- Kur erdhe në këtë dynja, ato probleme që i ke, a i solle me vete?!
Iu përgjigj:
- Jo.
I urti prapë e pyeti dhe i tha:
Kur do ta lësh dynjanë, a do t’i marrësh të gjitha ato probleme me vete?!
Iu përgjigj:
- Jo.
Atëherë i urti i tha:
- Një çështje të cilën nuk e solle me vete, e as nuk do të vijë me ty, më mirë është për ty, që mos të ta shkaktojë gjithë atë pikëllim dhe ato probleme.
Bëhu durimtar në çështjet e dynjasë dhe le të jetë shikimi yt kah qielli, më i gjatë sesa shikimi yt kah toka, se vetëm kështu e arrin atë që e dëshiron!
Nga arabishtja: Irfan Jahiu