Falënderimi i qoftë Allahut i cili muslimanëve ua ka bërë obligim namazin pesë herë në ditë dhe për ato pesë vepra ka premtuar pesëdhjetë shpërblime. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin s.a.v.s., i cili ka thënë:
Falënderimi i qoftë Allahut i cili muslimanëve ua ka bërë obligim namazin pesë herë në ditë dhe për ato pesë vepra ka premtuar pesëdhjetë shpërblime. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin s.a.v.s., i cili ka thënë: "Gëzimi im më i madh është në namaz"
Namazi ka vend të madh dhe pozitë të pazëvendësueshme në Islam dhe është detyrë – obligim i të gjithë muslimanëve dhe muslimaneve që sa më mirë dhe sa më shumë të depërtojnë në fshehtësitë e namazit, ashtu që në të t’i zbulojnë përfitimet e shumëfishta, urtësitë, gjërat e vlefshme, për t’iu afruar dhe për ta kryer atë ashtu si e ka kryer i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., dhe pasuesit e tij të sinqertë.
Avantazhet dhe përfitimet e namazit në jetën tonë nuk mund të llogariten e as të imagjinohen, kështu që do të ndalem këtu vetëm për disa përfitime që më mësoi namazi, e të cilat çdo musliman, i cili rregullisht e kryen namazin, mund t’i zbulojë dhe t’i konfirmojë.
Nëpërmjet namazit kam mësuar vlerën dhe rëndësinë e kohës në jetën e njeriut, sepse namazi është bërë obligim në kohë të caktuar dhe nuk mund të falet para ose pas asaj kohe, përveç me arsye të justifikueshme.
Namazi më mësoi të kuptoj rëndësinë e ndarjes së veprave, punëve dhe diversitetin e tyre. Në fakt, muslimanëve u është bërë obligim falja e pesë kohëve të namazit, por ato ndryshojnë në numrin e reqateve dhe në formën e tyre, sepse në disa namaze Kur’ani lexohet me zë, e ne disa në heshtje.
Namazi më mësoi vlerën dhe rëndësinë e diturisë, sepse ai që nuk posedon njohuri nuk mund të kryen një punë të caktuar tërësisht dhe siç duhet.
Namazi më mësoi të kuptoj rëndësinë e aktiviteteve, iniciativave të vazhdueshme dhe nxitimin në kryerjen e veprave të mira, si dhe rrezikun e lëjnes pas dore, dështimit dhe vonesën në ekzekutimin e detyrave të tyre.
Namazi më mësoi edhe një tjetër gjë të rëndësishme, e ajo është, se umeti islam nuk mund ta përjetoj suksesin e vërtetë dhe ringjalljen në jetën e tij pa një lider të vetëm, dhe detyrimin për t'iu bindur udhëheqësit të muslimanëve. Nëse kolektivisht, të gjithë së bashku, e falim namazin, por pa imam, ose nëqoftëse në namaz prijnë disa imam, atëherë namazi nuk do të ishte i kryer ashtu siç duhet.
Namazi më mësoi se forca jonë është në unitet, në xhemat, sepse edhe vetë ngjeshja e fortë e rreshtave - safëve të muslimanëve në namaz pas një imami, mbjellë frikë-frymëzuese në zemrat e njerëzve.
Namazi më mësoi se sa më afër të jemi njëri-tjetrit, shejtani dhe shoqëria e tij e mallkuar do të kenë gjithnjë e më pak mundësi të hyjnë mes nesh dhe të mbjellin përçarje, urrejtje dhe armiqësi.
Namazi më mësoi se shpirti i njeriut kërkon vetëllogaritje dhe kur shumë njerëz marrin pjesë në të, atëherë suksesi është shumë më i madh.
Namazi më mësoi të kuptoj vlerën e Kur'anit dhe të Sunnetit, sepse përparësinë për të dalë imam dhe për të udhëhequr namazin e ka ai i cili di më shumë nga Kur’ani dhe Sunneti.
Namazi më mësoi respektin për muslimanët më të vjetër, sepse në rastin e njohurive të barabarta të Kur'anit dhe Sunnetit, përparësi i jepet imamit që është më i vjetër.
Namazi më mësoi garimin në vepra të mira dhe përpjekjen që në kohë të zë vend në safin - rreshtin e parë.
Namazi më ka mësuar se për çdo vepër te madhe duhet të bëj përgatitje të plotë. Kështu që imami nuk mund të marr tekbirin fillestar dhe të fillojë namazin pa thirrjen paraprake të ezanit, e pastaj ikametit dhe formimin – drejtimin e rreshtave.
Namazi më ka mësuar se arsyeja objektive dhe e justifikueshme mund të jetë shkak dhe justifikim për moskryerjen e një vepre te caktuar.
Namazi më mësoi pastërtinë shpirtërore dhe fizike dhe rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm rreth tyre.
Këto janë vetëm disa nga përfitimet që mi ka mësuar namazi, e ndoshta shumicën prej tyre, ju vetë e keni zbuluar dhe përjetuar. Pra të vazhdojmë me namaz që t’i zbulojmë sa më shumë përfitimet e dhe urtësitë e tij.
I lutem Allahut që gëzimi ynë më i madh te jete në namaz.
Muslih bin Zuvejd el-Utejbi
Abdusamed Nasuf Busatlic
Nga boshnjakishtja e përshtati: Esat ef.Rexha