Kryeimami Sahiti priti në takim koordinatoren e UNDP-së, znj. Marta Gazideda


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, priti në takim znj. Marta Gazideda kordinatore e UNDP-së, me të cilën diskutoi për projektet e programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”.

Ky projekt përkrahet financiarisht nga Instrumenti që kontribuon për paqe dhe stabilitet (ICSP/Komisioni Evropian) dhe zbatohet nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Në kuadër të këtij programi janë përzgjedhur/miratuar për ndërhyrje katër projekte të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës: 1.Xhamia e Osman Efendiut në Novobërdë; 2.Rehabilitimi dhe rregullimi i varrezave myslimane në Mitrovicë të Veriut; 3.Tyrbja e Mehmetit të vjetër afër Kalasë së Novobërdës dhe: 4.Xhamia e Drenocit, komuna e Deçanit.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe u është mirënjohëse për kontributin dhe angazhimin tuaj në këtë program, theksoi kryeimami Sahiti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj