Disa fshehtësi të shërimit me Kuran


Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim". (El Israë, 82)

Ç'është shëndeti? Kur flasim për organizmin e njeriut i cili ekziston në gjendjen e shëndetit, së pari duhet kuptuar disa çështje të ndërlidhura njëra me tjetrën.
Ç'është qenia njerëzore? Si u krijua? Si mbahet në jetë? Cili është qëllimi i jetës së njeriut? A duhet shëruar?
Pa kuptimin e përgjigjeve në këto pyetje asnjëherë nuk do arrijmë dituri adekuate për tipin e shëndetit të vërtetë që duhet kërkuar.
Si mund të themi se është me rëndësi a jemi të shëndosh ose të sëmurë, nëse nuk ka kritere për atë që paraqet funksionimin e drejtë të organizmit të njeriut? Nëse diç na "pëlqen", kjo nuk do të thotë që në konsekuencën e fundit është e dobishme. Anasjelltas nëse në momentin e caktuar ndjejmë dhembje kjo nuk do të thotë se këtë përvojë mund ta quajmë të "keqe".
Allahu i Madhërishëm në Kur'an thotë: "....Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini". (El Bekare, 216)
Dijetari i shquar Imam el-Gazaliu, ka thënë: "Sëmundja është një formë e përvojës nëpërmes së cilës njerëzit arrijnë dituri për Zotin, sikur thotë Ai: "Sëmundjet janë shërbëtorët e Mi që iu dërgoj miqve të Mi të zgjedhur".
Kështu sëmundjen nuk duhet kryesisht ta shikojmë si armik tonin, por më tepër duhet shikuar si ndodhi të caktuar, mekanizëm të organizmit i cili shërben për ta pastruar dhe vendosur bilancin në planin fizik, motiv, mental dhe shpirtëror. Vështruar nga kjo perspektivë, rrufa, gripi, barkqitjet, si dhe disa forma të dhembjeve, janë miqtë tonë të cilët mundësojnë organizmit tonë të lirohet nga materiet e dëmshme potenciale të metabolizmit.
Mjekësia bashkëkohore mundohet të pengojë dhe parandaloj disa funksione të ndryshme to organizmit – të ndal instinktin e vjelljes me ilaçe të caktuara, të ndalë ethet me Aspirinë dhe ilaçe të ngjashëm, etj. Secili veprim natyral i organizmit të njeriut në vete bartë urtësi, mekanizma që mundësojnë organizmit që të shërohet vet.
Organizmi ynë na lajmëron nëpërmes shqisave, të parit, të dëgjuarit, nuhatjes, shijes, prekjes dhe aftësive vegjetative, kur diç lëviz siç nuk duhet, dhe ne ndërmarrim masat për ta zgjidhur problemin.
Në gjuhën arabe, nefs është fjala për trupin dhe kërkesat e tija për ushqim, nxehtësi, pije, pasuri, famë (që paraqesin nevojat emotive dhe veset). Të gjitha sëmundjet fizike mund të paraqiten nëpërmes njërës apo më shumë nga këto dimensione fizike.
Fjala nefs ka shumë kuptime: frymë, epsh shtazarak, qenie, ego impulsive, shpirt, person, esencë, etj. Sipas Islamit përparimi shpirtëror përshkruhet me evoluimin e nefsit i cili manifestohet në sjelljen e njeriut i cili paraqet karakterin e tërësishëm, individin dhe sjelljet e tija.
Nefsi em-mare në realitet është gjendje e njeriut në formën e egoizmit, vetëkënaqësisë.
Sjelljet të cilat këshillon Kur'ani nënkuptojnë kontrollimin dhe parandalimin e lakmive të padëshiruara, edukimin e tij. Shpirti i pastruar dhe i qetësuar quhet nefsi mutmeinne.
Aspekti tjetër i ekzistencës sonë është bota e mendjes, apo bota emotive dhe mentale.
Mendja është e lidhur ngushtë me funksionet fizike. Disponimi dhe ndjenjat të cilat rrjedhin nga mendja kanë efekt në trup: emocionet, sikurse zemërimi, frika apo gëzimi i pakufishëm. Kur njeriu përjeton njërën prej ndjenjave të përmendura ngritët tensioni i gjakut, trupi djersitet, rrjedhin lotët, zemra rrah shpejtë, etj.
Komponenti i tretë i ekzistencës sonë është shpirti, i cili quhet Rruh. Shpirti ekziston pas vdekjes, që paraqet fundin e jetës fizike dhe mentale.
Secili person lind në shkallën e nefsi emmarës. Ky është stacioni i parë i jetës. I porsalinduri është i preokupuar me nevojën e plotësimit të dëshirave fizike të tij. Ai kërkon ushqim, ta marrim në prehër, qanë, rënkon, pështynë për të treguar kërkesat e tija. Ai aspak nuk kujdeset për efektet e sjelljeve të tij personale. Bebja mund ta thyen një gjë të vlefshme dhe të qesh për këtë. Trupi në fazën më të hershme të zhvillimit përkujdeset të kënaqë dëshirat e tij animale: për ushqim, kujdes, stimulimin e çdo forme. Në këtë stadium të vetëkënaqësisë, aftësia e gjykimit dhe vlerësimit ende nuk është e zhvilluar. Kjo vjen më vonë.
Duke u rritur fëmija, prindërit e tij, apo shoqëria në tërësi, në pikëpamje të gjeneralizuar, ia vënë rregulla të ndryshme të sjelljes.
Kur'ani fisnik zbulon çfarë duhet bërë për të arritur progresin evolutiv të nefsit.
Mënyra e jetës e skicuar në Kur'an quhet Es-Siratul mustekim – Rruga e Drejtë. Për besimtarin, qëllimi më i lartë dhe i vetëm është udhëtimi kah Zoti.
Shumë njerëz arrijnë moshën e pjekurisë, bile edhe pleqërinë, por kurrë nuk e lëshojnë stadiumin fillestar të instinktit animal të vetëkënaqësisë. Këta njerëz vazhdimisht dëshirojnë që çdo gjë të bëhet sipas tyre dhe anojnë kah realizimi i kënaqësive trupore pa fund. Në rastin e fundit, tërë një seri e sëmundjeve fizike dhe emocionale që i quajmë kronike dhe degjenerative janë si rezultat i ndaljes së gjatë në këtë stadium.
Frikësimet, brengat, pasiguria në vete, egoizmi, shqetësimet psikike, depresionet, paranoja, perversionet seksuale dhe vetëvrasjet, të gjitha këto janë sëmundje emocionale të lidhura me nefsi emmarën, kur personi në këtë stadium mbetet edhe në periudhën e pjekurisë.
Sëmundjet fizike të lidhura me shkallën e nefsit animal munden ndonjëherë së bashku me sëmundjet emocionale dhe psikike. Por, në pikëpamjen trupore qëndrimi në këtë stadium të vetëkënaqësisë shkakton përdorimin e alkoolit, drogës, sjelljes kriminogjene, trashësisë, hipoglikemisë, pengesave në të parët, sëmundjeve biliare, atakeve në zemër dhe tru, sëmundjeve seksuale dhe kancerit.
Metoda e ikjes, ose përparimit nga faza e vetëkënaqësisë është ushtrimi dhe trajnimi i egos, duke zhvilluar forcën e dëshirës, përgjegjësisë, përkujdesit, dashurisë, si dhe cilësive tjera pozitive. Kur dikush ka sukses të vendosë kontrollin e caktuar mbi nefsin dhe e len këtë stadium, atëherë hyn në sferën e stadit të zemrës (mekamul-kalb).
Fjala arabe për zemër – kalb, ka të bëjë me një diapazon të gjerë të kuptimeve madhështore: zemër, intelekt, esencë, bërthamë, qendër, pjesa më e zgjedhur, pastërtia, shpirti, mendja.
Është edhe më interesant që fjala kalb gjithashtu d.m.th.: "Kthim", "ndërrim", ose "transformim". Për besimtarin, zemra është mjet me të cilin ndodhin të gjitha transformimet.
Ata që ndodhen në këtë stadium të zemrës posedojnë mirësinë fundamentale: ata janë të kënaqur me veten dhe botën. Personi në stadin e zemrës zakonisht thotë: "Dëshiroj të bëjë vetëm mirë në këtë botë. E dua natyrën me të gjitha format e saja. E pranoj secilin. Oh, sa e bukur është jeta!"
Por, personat në këtë stadium ende janë të ekspozuar me çrregullime emotive dhe fizike si dhe spirituale. Çrregullimet emotive dhe psikike përbëhen nga mungesa e koncentrimit, harresa, frika nga mossuksesi, lloje të ndryshme të hipokrizisë, emocioneve të fuqishme siç janë ekstaza ekstreme, depresioni, gëzimi, zemërimi, arroganca, etj.
Disa prej çrregullimeve në këtë stadium është lehtë me i kontrolluar e disa jo. Njëra prej më të rëndave dhe më të fuqishme është arroganca. Ky është një lloj egoizmi i cili urdhëron personin të thotë: "Unë jam më i mirë se të tjerët. Unë vazhdimisht falem. Unë agjëroj. Unë meditoj, shikoj të mjerët në këtë botë. Ata janë mëkatarë!"
Fenomenet fizike që ndodhin në këtë mekam janë ethet, ndjenja e frymënxënies dhe ngulfatjes.
Për besimtarin e sinqertë, burimi kryesor për shërimin e këtyre pengesave është Kur'ani fisnik. Ndalja e frymës të paraqitura në tekstin kuranor paraqesin nivelin e mjeshtërisë së leximit dhe gjithsej janë njëmbëdhjetë.
Secili verset kur’anor ka kuptime pa kufi të cilat vërehen në rrafshin e nivelit qelizor, atomik dhe subatomik, në mënyrën që teknologjia moderne dhe dituria që posedojmë nuk mund ta masë dhe argumentoi.
Dobitë dhe efektet e leximit të Kur'anit janë si fara e cila zgjeron degëzat, degët, rrënjët, gjethet dhe frytet e begatisë në të gjitha anët.
Fakti më i rëndësishëm në lidhje me Kur'anin është që Allahu përmend në Libër se ky nuk është me prejardhje njerëzore, ai përbëhet nga të folurit e Allahut, jo i krijuar nga paralashtësia. Si i tillë nuk ekziston asnjë libër i cili bartë këso shkallë të përsosmërisë dhe harmonisë si dhe si baraspeshës. Bile edhe vëzhguesi më neutral nuk mund të ngecë i pa impresionuar kur dëgjon Kur'anin.
Kur'ani famëmadh ka një bukuri të pa tejkalueshme, melodinë, muzikalitetin dhe madhështinë.
Edhe një gjë me rëndësi lidhur me Kur'anin është që në shtatë versetet e para praktikisht theksohen të gjitha zërat që paraqiten në gjuhën arabe. Njëri prej këtyre zërave është Gajni (?) i cili kur theksohet prodhon tingullin e grykës në pjesën e fundit të laringut. Secila shkronjë prodhon një tingull vibrues i cili udhëton në drejtim specifik, zgjatë një kohë të caktuar dhe sjellë efekte specifike, fizike, mentale dhe spirituale. Tingulli i shkronjave Gajn (gjithashtu Ha, Ajn, Kaf, etj.), zakonisht nuk dëgjohen në gjuhën angleze ose shqipe. Kjo d.m.th. se efekti lidhur me këto shkronja nuk përjetohet nëse nuk lexohen në arabisht. Diç është interesante që tingujt që paraqiten në arabisht, përkujtojnë në tingujt që në anglisht paraqiten gjatë ngulfatjes!
Edhe më e rëndësishme se kjo është që kombinimi i ndryshëm i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve stimulojnë dhe përhapin atributet hyjnore në tërë trupin e lexuesit me proporcionalitet të përkryer. Njëri prej atributeve të Tij është El Gafur (Falësi) i cili përbën zërin Gajn (?). Ai i cili asnjëherë nuk e thekson këtë tingull, është i privuar nga kualiteti i plotë i faljes në shpirtin e tij personal.
Ekzistojnë tre bashkëtingëllore themelore në gjuhën arabe; shkronjat Elif (?), Vav (?) dhe Ja (?).
Të gjitha gjuhët shërbehen me këto tre bashkëtingëllore të gjata themelore dhe këtë janë konstante, harmonike, universale të cilat i theksojnë jo vetëm njerëzit por secila krijesë.
Në momentin kur njeriu vie në harmoni me këta tinguj, atëherë mund të dëgjojnë fjalët e tërë natyrës përreth.
Vibracionet e këtyre tre tingujve kanë efekte të ndryshme. Tingulli i gjatë a udhëton kah poshtë dhe stimulon zemrën, vendin e atributeve hyjnore. i e gjatë udhëton kah lartë dhe stimulon epifizën e cila është përgjegjëse për aktivizimin e energjisë jetësore. Ndërsa tingulli i gjatë u e ka rezonancën e tij në këndin e buzëve të bashkuara dhe është e lidhur me inspirium dhe eksperium.
Këta tinguj nuk theksohen të izoluar por janë mënyrë e veçantë e cila mbizotërohet pas një kohe të leximit të Kur'anit.
Me kohë, këta tinguj fillojnë të përhapin rezonancën e esencës së tyre në tërë trupin në interval të gjatë.
Mirëpo duke e ditur që disa njerëz kanë kapacitet më të madh se të tjerët, Allahu i Madhërishëm ka lejuar disa mënyra të leximit të Kur'anit, dhe secili i përgjigjet kapacitetit të frymëmarrjes dhe shkallës së zhvillimit shpirtëror. Kushdo që lexon Kur'anin në fillim, pason pauzat kryesore të frymëmarrjes. Kështu njeriu mund ta lexoi tërë kaptinën El Fatiha me shtatë frymë, tre apo me një frymë.
Bajazid Bistamiu njëherë ka thënë se për te misteri më i madh është që personi i cili e këndon ezanin nuk vdes përderisa nuk e përfundon këtë.
Me leximin e Kur'anit arrihen këto efekte: mënjanohen dhe mbizotërohen cilësitë negative, arrihet kënaqësia e Allahut të Madhërishëm, rritet furnizimi, personi arrin mahnitje dhe prestigj, mundësohet afrimi tek Allahu i plotfuqishëm, ringjallet dhe zbukurohet zemra, mënjanohen përgojimi dhe shpifja, shërohen të gjitha sëmundjet e zemrës, mënjanohet frika dhe brenga nga zemra, pengohet hipokrizia.
Përveç kësaj në zemër ekziston një kënd në të cilin gjendet potenciali hyjnor i cili hapet vetëm me përmendjen e Allahut.
Skema në vijim zbulon lidhjen në mes secilit harf (shkronjë) të alfabetit arab dhe sferës së hierarkisë së Universit.

elif (a) = 1 = El Bariu, Filluesi
ba (b) = 2 = El Akl, Intelekti
xhim (xh) = 3 = En nefs, Shpirti
dal (d) = 4 = Et Tabia, Natyra
ha (h) = 5 = El Bariu bil-idafah, Krijuesi në ato që janë nën Te
Dha (dh) = 7 = En nefs bil-idafah, Gjatësia në krahasim me ato nën te
Ha (h) = 8 = Et Tabia bil-idafah, Natyra në krahasim me ato nën te
Ta (t) = 9 = El Hajula; Bota materiale
Ja (j) = 10 = El ibda'; Plani i Krijuesit
Kaf (k) = 20 = Et-Tekvin; Struktura e transmetuar në sferën e krijimit
Lam (l) = 30 = El Emr; Urdhri i Zotit (kun fe jekun)
Mim (m) = 40 = El Halk; Universi i krijuar
Nun (n) = 50 = El Vuxhud; Natyra e dyfishtë e qenies
Sin (s) = 60 = Marrëdhënia e dyfishtë në mes halkut dhe tekvinit
Ajn (a) = 70 = Et Tertib; Vargu i urdhrave në Univers
Sad (s) = 90 = Marrëdhënia e trefishtë në mes emrit, hakut dhe tekvinit
Ke (k) = 100 = Ixhtimal al xhumla fi ibda; përmbledhje e të gjitha gjërave sipas planit të Krijuesit
Ra (r) = 200 = Et Teuhid; Njësimi, kthimi i të gjitha gjërave tek Një, i cili është princip i tyre dhe shkas i ekzistencës.

Duke bashkangjitur këtyre vlerave kozmike secilës shkronjë fjalën ALLAH, mund të thuhet se disa ndodhi të caktuara aktivizohen në sferën e padukshme sa vijon:

ALLAH -
A = Krijues (Pronar absolut i çdo ekzistence)
L = Urdhëri i Zotit
H = Krijuesi në krahasim me atë që është nën Te (Qenia Hyjnore – Dhat) në krahasim me manifestimet e Tij (esma)


AL – KUR'AN
A = Krijues (Pronar absolut i çdo ekzistence)
L = Urdhri i Zotit
K = Tërësi e të gjitha gjërave sipas Planit të Krijuesit (shifra përfundimtare e cila mbulon dhe rregullon çdo gjë ekzistuese)
R = Kthimi i të gjitha gjërave në Një (qëllimi Hyjnor i krijimit)
A = Krijuesi, Ai i Cili me urdhrin e Tij ven në lëvizje qëllimin paraprak
N = Aspekti i dyfishtë i qenies (Zot dhe njeri)

Në këtë mënyrë kur besimtari i përkushtuar thotë fjalën Allah, aktivizon tërë sekuencën e vibrimeve brenda këndeve më të thella të mendjes së tij dhe shpirtit dhe përkujton (dhikr) atë që duhet përkujtuar.
Vetë esenca e qenies njerëzore, kur thotë fjalën Allah, përkujton në këtë mënyrë: Krijuesi, Pronari absolut dhe Zotërues i çdo ekzistence, kur dërgon shpirtin në jetën e njeriut, përfshinë tërë qenien e tij me bindjen ndaj Zotit. Ato qëndrojnë dhe gërshetohen me një mënyrë subtile të pa përshkruar brenda trupit të njeriut. Atëherë Krijuesi i jep urdhër shpirtit si një farë mugulluese dhe jeta fillon.
Nga ky moment, jeta e njeriut nuk është asgjë vetëm shprehje e Krijuesit.
Solilokuimi i ngjashëm sugjeron në fjalën Kur'an: Libri, El Kitab. Kur'ani është përmbledhje e informatave për "të gjitha gjërat nga plani i Krijuesit".
Allahu ka thënë se në Kur'an asgjë nuk ka lënë mangu, dhe: "Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit)..."(Lukman, 27)
Me theksimin e shkronjës së parë të Kur'anit ne ngacmojmë lëvizjet në pjesët më të thella të botës sonë mentale dhe psikike. Theksimi i shkronjës pasuese, shpirtrat tanë thirren në kthimin e të gjitha gjërave kah Një. Shkronja e tretë ndez një tonalitet të fuqishëm të pa parashikuar të planit të Krijuesit dhe qëllimit tonë në jetën njerëzore, shkronja e katër elifi, përsëri lëvizë përkujtimin kah Krijuesi duke e vërtetuar realitetin e ekzistencës sonë.
Allahu e ka dhënë "shifrën e qasjes" në mënyrë që këto dituri të përdoren, gjatë krijimit të mrekullive në sferën e qenies njerëzore.
Asnjë sëmundje nuk është e njëjtë, kështu edhe ilaçet duhet formuluar në mënyrë individuale duke u munduar shërimin e harmonizuar të trupit, mendjes dhe shpirtit. Qëllimi i dijetarit shpirtëror, si mjek, nuk është vetëm që individi të lirohet nga dhembja fizike ose çrregullimet psikike, por edhe të arrihet transformimi i tërësishëm i jetës së këtij personi në përputhshmëri me bekimin Hyjnor dhe planin e Krijuesit të Madhërishëm.
Edhe pse ekzistojnë me mijëra lutje të cilat i përdorin besimtarët, disa mendohen si më të zgjedhurat.
Transmetohet që Othman ibn Affan, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka kërkuar informata shtesë për përmendjen e Allahut të "çelësave të thesareve të qiejve dhe Tokës" (të përmendur disa herë në Kur'an). Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Ti më ke pyetur diçka që askush para teje nuk më ka pyetur".

Çelësat e thesareve të qiejve dhe të Tokës janë fjalët:



LA ILAHE IL-LALLAH VALL-LLAHU EKBER
VE SUBHANALL-LLAHI VEL-HAMDU LIL-LAHI
VE STAGFIRULLAHI EL-LEDHI LA ILAHE IL-LA HU,
VEL – EVVELU, VEL AHIRU, VEDH-DHAHIRU, VEL BATINU
JUHJI VE JUMITU VE HUVE HAJJUN LA JEMUTU
BI JEDIHIL HAJRU VE HUVE ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR

Pejgamberi s.a.v.s., vazhdon: "Othman! Kush e këndon këtë njëqind herë për çdo ditë do të ketë dhjetë shpërblime:
• Do t'i falen mëkatet e mëparshme
• Do t'i mënjanohen vuajtjet e Xhehenemit
• Dy melek do të obligohen ta ruajnë ditën dhe natën nga vuajtjet dhe sëmundja
• Do të shpërblehet me thesaret e bekimit
• Do të ketë mirësi sa është vlera e atij që liron njëqind robër nga fisi i Ismailit a.s.
• Do të ketë shpërblim dhe bekim sikur me e lexuar tërë Kur'anin, Zeburin, Tevratin dhe Inxhilin.
• Në Xhennet do t'i ndërtohet një pallat
• Do të martohet me Hyri të Xhennetit
• Do të kurorëzohet me kurorën e nderit
• Do t'i pranohet ndërmjetësimi për shtatëdhjetë anëtarët e familjes së tij.
Othman! Nëse je i fortë, mos e lësho këtë lutje asnjë ditë.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Në kaptinën El Fatiha, gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet".
Të gjashtë librat e haditheve autentike transmetojnë që sahabet, r.a. kanë praktikuar leximin e Fatihas gjatë shërimit të sëmundjeve mentale dhe fizike.
Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar mënyrën vijuese të leximit dhe ka thënë se kjo praktikë është e suksesshme për shërimin e çdo sëmundje: të lexohet kaptina El Fatiha dyzet e një herë (41), dyzet ditë pa ndërprerje në intervalin në mes sunnetit dhe farzit të sabahut.
Nëse personi është i sëmurë psiqikisht, apo për ndonjë arsye nuk mund ta lexoj këtë kaptinë, duhet lexuar këto versete në ujë, e pastaj t'i jepet pacientit ta pijë.
Nuk ka asgjë që mund të ngadhënjejë dashurinë e Allahut ndaj miqve të Tij të dashur.
E përfundojmë këtë me lutjen nga Kur'ani fisnik: "Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!"(Jusuf, 101)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi