Kryetari i KBI në Gjakovë Dr.Valon ef.Myrta, priti në takim një delegacion të lartë nga Drejtoria e Vakëfeve e Republikës së Turqisë


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Dr. Valon ef. Myrta, me bashkëpunëtorë, priti në takim një delegacion të lartë nga Drejtoria e Vakëfeve e Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga zv. drejtori i përgjithshëm z. Aydin Cem Aslanbay, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Vedat ef. Sahiti.

Kryetari Myrta i falënderoi mysafirët për bashkëpunimin dhe për ndihmën në restaurimin e katër xhamive të qytetit, Medresesë së Vogël bashkë me konviktin, si dhe libroteken në kompleksin e Xhamisë së Hadumit.
Ai, gjithashtu, çmoi lart punën dhe angazhimin e pandalur të Kryesisë së BIK-ut dhe Kryeimamit Sahiti në këtë drejtim.

Në fund u vizitua edhe Xhamia e fshatit Rugovë, e cila së shpejti pritet të restaurohet duke ruajtur origjinalitetin trashëgimor e kulturor të saj.















Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme