KBI në Gjakovë organizoi drekë mirënjohjeje me imamët dhe mutevelitë e xhamive


Ditën e premte, pas namazit të xhumasë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi drekë mirënjohjeje me imamët dhe mutevelitë e xhamive të qytetit me rrethinë.

Kryetari i këshillit Dr. Valon ef. Myrta falënderoi përzemërsisht të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë vitit të kaluar në mirëmbajtjen e jetës fetare dhe mbikëqyrjen vakëfnore në nivel shumë të dëshirueshëm përkundër kushteve shumë sfiduese që i krijoi pandemia, duke uruar që ky viti të jetë i mbarë dhe me suksese të reja.