KBI në Gjakovë përfundon me sukses punëtorinë për hartimin e planveprimit dyvjeçar 2022-2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, dje dhe sot ka zhvilluar një punëtori me anëtarët e Këshillit dhe imamët e xhamive të Gjakovës.
Kjo punëtori dyditore u organizua me qëllimin e vetëm, atë të hartimit të planveprimit dyvjeçar 2022-2024 për çdo gjë që mund të bëhet në të mirë të komunitetit.
Në fokus të takimit ishin edhe organizimi dhe aktivitetet fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, si dhe koordinimi sa më i mirë mes Këshillit dhe imamëve nëpër terren në mënyrë që bashkërisht t’i bashkërendojnë punët gjatë këtij muaji për të qenë më afër me xhematin.