Shpëlarja e hundës
Shpëlarje hundës gjatë marrjes së abdestit bëhet duke futur ujin në hundë përmes zgavrave dhe duke e qitur nga e njëjta rrugë, me ç’rast gjatë qitjes së ujit, përdoret gishti tregues dhe gishti i madh i dorës së majtë
Pejgamberi a.s., ka thënë: "Kur merrni abdest shpërlajeni mirë hundën, vetëm nëse nuk agjëroni." (Tirmizi, Ebu Davud i Nesai). Shpërlarja e shpeshtë e hundës parandalon ndjeshmërinë e hundës dhe mushkërive sepse forcon qimet në hundë për të cilat lidhen bakteret dhe pluhuri, dhe në këtë mënyrë parandalohet arritja e tyre deri te sistemi i frymëmarrjes. Shpëlarja mbron edhe mukozën e hundës dhe eliminon faktorët që shkaktojnë sëmundjen.
Duke folur për shpëlarjen e hundës Pejgamberi a.s., ka thënë: "Kushdo prej jush që merr abdest, e shpërlan gojën dhe hundën me ujë, përmes gojës dhe hundës, bashkë me ujin, do të largohen mëkatet e tij". Kjo do të thotë se shpërlarja e gojës dhe e hundës është sevap i madh te Allahu xh.sh.
Shpërlarja e fytyrës
Allahu i Plotfuqishëm thotë: “...Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja...” (el-Ma’ide, 6)
Kur flasim për ndikimin e abdesit në larjen e fytyrës, gjithsesi duhet përmendur edhe përfitimet e shumta: masazhohen pikat e treguara në figurën nr . 13, shërohet dhimbja e kokës dhe marramendja, parandalohet paraliza e fytyrës, etj.
Përveç kësaj, larja e shpeshtë e fytyrës i jep lëkurës butësinë e saj natyrore dhe parandalon formimin e rrudhave të shkaktuara nga lëkura e thatë.
Pikat e akupunkturës kineze që gjenden në fytyrë
Fytyra dhe fizionomia
Allahu i Plotfuqishëm thotë: "Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmëve të sexhdes". ( el- Fet'h, 29)
Sipas fizionomisë – fytyra është pasqyrë sipas së cilës njeriu njihet, e bazë e kësaj është që secili prej nesh paraqet një enciklopedi të gjallë të zhvillimit fizik, intelektual, emocional dhe shpirtëror. Brenda mësimeve të përmendura, faktorët trashëgues shihen si rezultat i natyrës në të cilën njeriu jeton dhe ushqimit me të cilin njeriu ushqehet, nga ana tjetër edhe organet e brendshme konsiderohen të lidhura me vetitë apo tiparet e fytyrës.
Fytyra është e ndarë në tri pjesë:
- Pjesa e sipërme: nga fillimi i ballit deri tek vetullat, ka të bëjë me nivelin mendor dhe intelektual.
- Pjesa e mesme: nga vetullat deri tek maja e hundës është pjesa që ndërlidhet me fuqinë e njeriut dhe ndjenjës së perceptimit.
- Pjesa e poshtme: nga fundi i hundës deri tek maja e nofullës së poshtme është pjesë që lidhet me trupin.
Nëse, për shembull, pjesa e mesme është më e madhe sesa të tjerat, kjo tregon se forca ndijesore e atij njeriu është më e fuqishme nga të tjerët.
Një nga mrekulli e Allahut në krijimin e njeriut është se disa pjesë të trupit të njeriut (Figura nr. 13), të paraqitura në hundë dhe ballë, lëshohen në tokë kur njeriu bën sexhde për Allahun xh.sh.). I Lavdëruar qoftë Ai i Cili krijon çdo gjë dhe i Cili ka mundësuar që me anë të lëshimit të ballit dhe hundës në tokë gjatë kryerjes së sexhdes lëshohen të gjitha organet në të njëjtën kohë dhe në këtë mënyrë, të gjitha, bëjnë sexhde.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kur një rob bën sexhde, bashkë me të bëjnë sexhde edhe shtatë pjesë të trupit: fytyra, duart, gjunjët dhe këmbët" (Transmetuar nga Muslimi )