Njeri i kompletuar i cili ka mendimin e drejtë por edhe këshillohet me të tjerët.
Gjysmë njeri është ai i cili ka mendimin e drejtë por nuk këshillohet me të tjerët.
Njeri por s’është njeri, është ai që nuk mendon fare dhe nuk këshillohet me të tjerët.
Për shok tëndin zgjidhe njeriun me këto virtyte (tipare)
– punëtor
– i devotshëm (i ruajtur, i pastër)
– inteligjent (i zgjuar)
dhe ruaju nga:
– përtaci
– endacaku
– llomotitësi (që s’pran duke folur)
– njeri i prishur dhe
– ngatërrestari
* * *
Të mbajturit mend është dhunti e Allahut të Madhërishëm. Ndërsa dhuntinë e Tij nuk ia dhuron mëkatarit.
Të mbajturit mend e ndihmojnë këto gjëra:
– përdorimi i misvakut,
– mjalti,
– temjani me sheqer,
– 21 kokrra rrushi esëll në mëngjes.
Ndër shkaqet e harresës numërohen:
– mosbindja ndaj Allahut xh.sh.,
– mëkatet e shumta,
– brengat,
– depresioni
– angazhimi i tepërt fizike e psikike
– lidhshmëria e tepërt me njerëzit.
* * *
– Kur njeriu arrin pjekurinë mendore, fletë më pak.
– Bëhu i bindur në namazin e dikujt, nëse pëshpërit.
– Të folurit është zbukurim, ndërsa heshtja shpëtim
– Edhe nëse fletë mos tejkalo kufirin.
– Për heshtje kurrë nuk jam penduar, ashtu siç jam penduar shumë herë, kur kam folur.
* * *
Një pasanikut iu sëmur i biri. As mjekët e as astrologët nuk ia gjetën barin shërues. Shokët e këshilluan babanë e brengosur:
– Të këshillojmë ta lexosh tërë Kur’anin për shëndetin e birit tënd apo të presh kurban dhe t’ua ndash të varfërve.
Duke menduar për këtë këshillë pasaniku tha:
– Më mirë është ta lexoj Kur’anin, sepse kopeja e bagëtisë është larg!
Kur dëgjoi për këtë një dijetar i devotshëm tha:
– Pasaniku i dha përparësi leximit të Kur’anit (hatmës), sepse Kur’anin e ka në maje të gjuhës, ndërsa kopenë e bagëtisë (pasurinë) e ka në mes të zemrës!
* * *
Ebu Hasan Shaziliu këshillonte:
– Nëse dëshiron të përsosë imanin (besimin) tënd, zbukuro sjelljet tua.
- Nëse dëshiron që të dojë Allahu, merr pjesë në zgjidhjen e problemeve të njerëzve.
- Nëse dëshiron të jesh në radhët e larta të besimtarëve të zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e Allahut.
- Nëse dëshiron që të takosh Allahun në Ditën e Gjykimit, duhesh të jesh tërësisht i pastër dhe pa mëkate, atëherë rregullisht pastrohu nga ndyrësia (xhunubllëku) dhe pastrohu (laje tërë trupin ) çdo xhuma (të premte).
- Nëse dëshiron që në Ditën e Gjykimit të ringjallësh në dritë dhe i sigurt nga dënimi, mos i bën dëm asnjë krijese të Allahut!
- Nëse dëshiron të jesh njeriu më i fuqishëm, tërësisht mbështetu te Allahu. - Nëse dëshiron që Allahu t’i mbulojë të metat tuaja, mbuloi të metat e të tjerëve.
- Nëse dëshiron që të fshihen tërësisht mëkatet tuaja, lutu pandërprerë Allahut për falje, bëhu i ruajtur e i përulur dhe vazhdimisht bën vepra të mira!