Jeta e zotëriut tonë në muajin e Ramazanit


I nderuari i botës, zotëria ynë, e priste muajin e Ramazanit me mall… Kur i arrinte tre muajt e shenjtë gëzohej e në muajin e Rexhepit agjëronte më shumë se në asnjë muaj tjetër. Ndërsa muajin e Shabanit, pothuajse të tërë kohën e kalonte agjërueshëm dhe thoshte : “Është e virtytshme të agjërohet në muajin e Shabanit për respekt të muajit të Ramazanit.” Por me qëllim që të priste Ramazanin, nuk e shikonte të drejtë të agjërohej vetëm një ose dy ditë përpara t?. Ashtu siç shikon i dashuri rrugën, ardhja e muajit të Ramazanit i jepte at? kënaqësinë më të madhe dhe me gëzim e pasion shpjegonte shkëlqimin e muajit të bekuar duke thënë : “ Kur vjen Ramazani dyert e xhennetit hapen plotësisht, dyert e xhehennemit mbyllen; shejtanët kthehen në një gjendje të padëmshme”. “Xhenneti ka tetë dyer. Njëra prej tyre quhet Rejjan. Nga ajo derë do të hyjnë vetëm agjëruesit. Kur të hyjë agjëruesi i fundit dera e Rejjanit do të mbyllet. Atyre që hyjnë në këtë derë do t’u serviret një p?e; ai që e pi atë nuk do të ketë më etje.” Zotëria ynë i dashur, me lajmet e mira që kanë vlerë sa kjo botë, thoshte se agjërimi duhet të mbahet me sinqeritet. Ky adhurim me vlerë që do i paraqitej Allahut të Lartësuar. Ai kërkonte që të jetë i plotë saqë të zbardhej fytyra e agjëruesit.

KOHA E SYFYRIT

Kohës së syfyrit i kushtonte një rëndësi të veçantë. “Aman mos nënvlerësoni ngritjen në syfyr sepse ushqimi i syfyrit është një ushqim i bekuar”-thoshte. Një të varfër nga sahabët i cili jetonte në mesxhidin Nebevi dhe që ishte nga fatmirët e parë që kishin hyrë në Islam (Irbaz b. Sar?e), e thirri profeti (a.s) për syfyr e i tha: “Urdhëro nga ky ushqim i bekuar” Ndërsa në një rast tjetër, rëndësinë e ngrënies së syfyrit e pat shpjeguar kështu: “Ushqimi i syfyrit është me bereqet. Mos u bëni nga ato që s’e hanë syfyrin. Qoftë edhe me pak ujë bëjeni syfyrin, sepse All-llahu i Lartësuar dhe melekët e T?, lëshojnë mëshirë mbi ata që bëjnë mëshirë, mbi ata që bëjnë syfyrin”. Lavdia e Botës, profeti (a.s), është e qartë se përse i ka dhënë kaq vlerë syfyrit, sepse koha e syfyrit është koha e seherit; është koha kur mëshira dhe bereqeti i All-llahut bien pa pushim; është një kohë e bekuar ku adhurimi, lutja dhe dhikri janë si një qëndisje që punohet nga ata të cilët i kanë dhënë zemrën Allahut xh.sh. Vëllezër te dashur! Të paktën gjatë muajit të bekuar të Ramazanit edhe ne ta vlerësojmë këtë kohë me shumë vlerë. Edhe ne duhet të mundohemi që të paraqesim gjendjen tonë të përulur sikur ata që i luten Të Lartësuarit të Vërtetë me një pasion që vlon nga thellësitë e zemrës sepse në këtë kohë të ndritshme (syfyr), të jesh zgjuar ka një kuptim të madh. Ata besimtarë që çohen në syfyr në përuljen e tyre sikur thonë kështu: O Zoti im! Të qofshin shumë falënderime ngaqë unë jam njëri nga ata që të njeh Ty, të do Ty dhe që ka dhënë zemrën për Ty. Për të paraqitur lidhjen time me Ty e ndërpreva gjumin dhe u zgjova. Nesër për kënaqësinë Tënde do të agjëroj. O Zoti im, ç’ ndodh sikur të jesh i kënaqur nga unë?

KOHA E IFTARIT

Allahu i Lartësuar, gëzohet kur shikon lidhjen dhe respektin që robi ka me Të. Koha e iftarit, është koha më e mirë ku pasqyrohet kjo lidhje dhe ky respekt e për këtë arsye, zotëria ynë, më i madhi profet, Muhamedi (a.s) e ndiqte me seriozitet kohën e iftarit. Sapo hynte koha e iftarit, kohë në të cilën duhet të prishte agjërimin, profeti (a.s) ngjasonte me një fëm?ë të pamëkatshëm i cili shqetësohej për prishjen e agjërimit dhe kjo shenjë tregonte se All-llahu Tea’la do të gëzohej me të, dhe këtë e konsideronte si një shenjë që jeta fetare do të mbahej gjallë. Ngrënia me vonesë e iftarit tregon një lloj mos serioziteti dhe thoshte: “Ummeti im nuk do të ndahet nga punët e mira dhe bereqeti për sa kohë që të tregojë përkushtim që ta çelin iftarin një çast e më parë”. Fjalët që profeti (a.s) tha për punët e mira dhe bereqetin janë aq të thella e të rëndësishme saqë bëjnë që njeriu të arr?ë dashurinë e Allahut xh.sh. Këtë e mësojmë nga një hadith kudsi ku thuhet : “Ndër robërit e mi që dua më shumë janë ata që tregojnë përkushtim ndaj hapjes së iftarit një çast e më parë”. Domethënë që rruga për të arritur dashurinë e pashoqe të Allahut xh.sh është bindja ndaj Pejgamberit dhe bërja e atyre punëve që ai ka bërë; e që kjo është e tillë a nuk na e thotë haptazi Kur’ani i Madhërueshëm?
“ O Muhamed! Thuaj që: Në qoftë se me të vërtetë e doni Allahun, m’u bindni mua që edhe All-llahu t’ju dojë ju”. Po të mos i përmbahemi të dërguarit të Allahut dhe nëse nuk duam atë, nuk do të arr?më dashurinë e T?. Sa bukur na e përshkruan poeti kur thotë: “Muhamedi u bë nga dashuria Ç’mund të jetë dashuria pa Muhamedin”? Zotëria ynë, i dërguari i nderuar, thoshte se duaja që bëhet gjatë iftarit do të pranohet. Para se të fillonte iftarin ai (a.s), bënte dua; një e tillë ishte: “ O Zoti im! Për kënaqësinë Tënde agjërova dhe po e hapi agjërimin me ushqimin që më ke dhënë Ti”. Më pas e hapte agjërimin, me hurmë nëse kishte e nëse jo me ujë; këshillonte edhe të tjerët që kështu të bëhej. ZOTI IM MUA MË USHQEN Profeti (a.s), nga mbajtja e agjërimit ndjente një kënaqësi të veçantë e aq të thellë saqë nga dëshira që kjo kënaqësi të vazhdonte si dhe të vazhdonte thellësia shpirtërore e shkaktuar nga uria, agjëronte disa ditë pa ndërprerje. Ai donte që netët e muajit të Ramazanit dhe ditët t’i kalonte veç me adhurim. Sahabet kur e panë gjendjen e t?, u ngritën të agjërojnë një lloj agjërimi që quhet visal, por pejgamberi (a.s) i ndaloi ata. E kur i thanë: Ti vetë agjëron kësisoj, përse ne nuk na lejon?” Ai u përgjigj: “Unë nuk jam si ju. Zoti im më ushqen dhe më jep të pi”. Ne nuk e dimë sesi e ushqente All-llahu xh.sh pejgamberin e T? të dashur; ky ushqim a ishte material apo një ngopje shpirtërore që vinte si rrjedhojë e të qenit afër me Allahun xh.sh; ne s’e kuptojmë dot por jemi të sigurt se pejgamberi ynë i dashur , ngaqë e donte shumë ummetin e t?, mendonte se ata nuk do t’i bënin ballë urisë dhe do të sëmureshin e dobësoheshin e ndoshta pas njëfarë kohe do të mërziteshin e do të hiqnin dorë për këtë arsye nga adhurimet e tjera apo nuk do t’i kryenin ashtu siç duhet.

TERAVIA

Gjatë muajit Ramazan, shihej një rritje e namazeve nafile nga i dërguari i Allahut dhe për këtë, gjëja më e qartë ishte namazi i Teravisë. Një aksham në muajin e Ramazanit, në kohën e lumtur ku kishin mbetur edhe shtatë ditë nga mbarimi i muajit8 , atë natë për së pari priu në namazin e teravisë. Teravia zgjati deri në një të tretën e natës. Të nesërmen, gojë më gojë, u përhap lajmi se profeti (a.s) kishte prirë në namazin e Teravisë. Priu edhe për dy ditë te tjera në Teravi e jo më. Pasi kishin mbetur tre ditë nga mbarimi i Ramazanit fali një namaz që zgjati gjatë gjithë natës. Këtë e bëri duke mos lejuar që teravia të kuptohej si farz si dhe këshilloi që çdokush ta falë atë në shtëpi. Tradita e të falurit të Teravisë me xhemat ka filluar që në kohën e hazreti Umerit.

LEXIMI I KUR’ANIT

Në këtë muaj të adhurimit, duave dhe dhikrit Profeti ynë lexonte edhe më shumë Kur’an. Gjatë muajit të ramazanit Xhebraili 8 Dhjetëditëshi ku pritet që në netët teke të jetë edhe nata e Kadrit vinte më shpesh tek profeti (a.s.) dhe së bashku lexonin ato ajete të Kur’anit që ishin shpallur deri atëherë dhe kështu i kontrollonin ato. Në ramazanin e fundit në dallim me herët e kaluara kjo përsëritje dhe kontrollim i mbamendjes së Kur’- anit u bë dy herë radhazi. Profeti ynë duke na tërhequr vëmendjen drejt mirësive dhe pasurive shpirtërore që leximi i Kur’anit do të na sjell në botën tonë të brendshme, tha: “Agjërimi dhe leximi i Kur’anit në muajin e ramazanit do të bëhen ndërmjetës të njeriut. Agjërimi do të thotë: ″Zoti im! Unë robin tënd e mbajta larg ushqimit dhe nevojave materiale. Pranoje ndërmjetësimin tim të kët? robi!″ Gjithashtu edhe Kur’ani do thotë: -″Unë robin tënd e mbajta larg gjumit në një pjesë të natës. Pranoje ndërmjetësimin tim të kët? robi! ″ Kështu që të dy këto vepra bëhen ndërmjetësues për njeriun tek Zoti i t?. Bujaria e profetit bëhej edhe më e bollshme në muajin e ramazanit. Në tre muajt e shenjtë ″Ai ishte edhe më bujar se një erë që freskon kr?esat e Zotit pa pushim″. Ai ndante çdo gjë që i binte në dorë, nëse i kërkohej diçka e jepte menjëherë kur s’e kishte e siguronte nëpërmjet të tjerëve. Ai tha se lëmosha e dhënë në muajin e ramazanit është më e vlefshmja.

DREJT DITËVE TË LAMTUMIRËS

Në ditët e fundit të ramazanit vërehej që profeti i shtonte adhurimet. Ai kujdesej që mos t’i kalonte nata e Kadrit e cila është njëra nga dhjetë netët e fundit të muajit të ramazani. (në mundësinë më të madhe për të qenë nata e 25, 27, 29-të). ″Kush fal namaz në këtë natë duke besuar në begatinë e saj dhe duke pritur shpërblimin vetëm nga Allahu i falen të gjithë mëkatet e mëparshme” Në dhjetë ditët e fundit të ramazanit profeti hynte në itikaf në Mesxhidi Nebevi. Kuptimi i këtyre përkushtimeve si namazi, duatë, dhikri dhe lloje të ndryshme të adhurimit sikur thonin: ″ Zoti im kam ardhur tek dera jote. Nëse ti nuk më fal unë nuk lëvizi prej këtu″ Në mënyrë të përmbledhur kjo ishte jeta që bënte profeti në muajin e ramazanit I lutemi Zotit të na dhurojë aftësinë për ta vlerësuar këtë muaj me këtë kohë kaq të çmueshme e me këto mirësi kaq të shumta… Amin



Pr. Dr. Jashar Kandemir
Revista Etika nr. 9


Artikulli radhës
Takimi me Ramazanin