Kohët e fundit, në oborrin e Xhamisë së Pejgamberit a.s. në Medine janë instaluar rreth 250 çadra të mëdha me palosje për të siguruar hije për më shumë adhurues gjatë ditës.
Këto çadra të sofistikuara janë të dizajnuara posaçërisht me teknika të sakta arkitekturore. Ato mund të hapen automatikisht gjatë ditës dhe të mbyllen gjatë natës.
Dihet se lartësia e çadrave është e ndryshme, ku çadra e parë ka një lartësi prej 14.40 metra ndërsa tjetra është 15.30 metra. Lartësia e çadrës, kur paloset, mund të jetë gjithashtu e ndryshme, pasi ajo do të arrijë një lartësi prej 21.70 metra kur paloset.
Instalimi i 250 τadrave në oborrin e Xhamisë në Medine është i ndarë në dy faza. Në fazën e parë do të vendosen 182 çadra, ndërsa 68 të tjerat do të vendosen në fazën e dytë.
Këto çadra do të mbulojnë deri në 143,000, dhe do të strehojnë deri në 228,000 adhurues nën të.
Kjo teknologji e avancuar e montuar në çadër përfshin 436 ventilatorë spërkatës të instaluar në anët e çadrave. Çdo ventilator do të jetë i pajisur me 16 vrima që mund të spërkasin ujë. Vlerësohet se këta ventilatorë do të spërkasin 200 litra ujë në orë.