Zbulohet logoja e Haxhit 2022
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka zbuluar logon e Haxhit 2022.
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka zbuluar logon zyrtare të Haxhit 2022, logo të cilën do ta përdorë për promovimin e ngjarjes në gjithë botën, duke përfshirë veshjet dhe suveniret që përkujtojnë pelegrinazhin që ndodh një herë në jetë.
Logoja paraqet Xhaminë e Madhe në Mekë, e cila do të presë qindra mijëra muslimanë nga mbarë bota derisa vizitojnë një nga vendet më të shenjta të Islamit dhe kryejnë një nga ritualet më të shenjta, haxhin.
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite çdo vit paraqet logotipet e reja të Haxhit për krijimin e brendit.
Artikulli i kaluar