Somalia - Përhapja e fesë islame në Somali


TË DHËNA STATISTIKORE(1):

Emri ndërkombëtar në anglisht: Federal Republic of Somalia.
Emri zyrtar: Republika Federale e Somalisë.
Sistemi i qeverisjes: Federal Parlamentar në tranzicion.
Sipërfaqja: 637,657 km².
Numri i banorëve: 10.000.000 (2012).
Dendësia: 16.12 banorë në 1 km².
Feja: Muslimanë 100% (shumica dërmuese e tyre sunitë, me një pakicë shumë të vogël shiite) të medhhebit Shafi’i.
Kryeqyteti: Mogadishu (konsiderohet qyteti më i madh i vendit).
Qytete të tjera: Av dal, Bakool, Banaadir, Bari, Bay, Galgud uud, Gedo, Hiran, Mudug, Nugal, etj.
Grupet etnike: Somalezë 85%, fise Banto dhe të tjerë joso
malezë 15% (prej tyre 30 mijë arabë).
Gjuhët kryesore: Somaleze (gjuhë zyrtare), arabe, italiane, dhe angleze.
Njësia monetare: Shiling somalez (1.00 SOS = 0.00061 EUR).
Data e pavarësisë: 26 Qershor 1969 (nga Britania e Madhe); 1 Korrik 1960 (nga Italia).
Festë kombëtare: 1 Korrik 1960 (Dita e themelimit të Repub
likës).

Pozita gjeografike

Republika Federale e Somalisë si një shtet i Afrikës zë bririn lindor të kontinentit dhe përbëhet prej dy ish-kolonive: Somalia Britanike dhe Somalia Italiane, të cilat, pasi u pavarësuan, u bashkuan më 1 korrik 1960 dhe formuan Republikën Federale të Somalisë. Kjo republikë nga veriperëndimi kufizohet me Xhibutin me një gjatësi deri në 58 km, nga perëndimi - me Etiopinë në një gjatësi prej 1600 km, nga jugperëndimi - me Keninë me një gjatësi deri në 682 km.
Fusha bregdetare shtrihet rreth 1.700 milje, dhe, nga ana ujore, vendi në veri ka Gjirin e Adenit – në Jemenin e sotëm, dhe në lindje ka Oqeanin Indian. Në pjesë n veriore trualli i vendit mbulohet me kodrina, gjersa në qendër dhe në jug të vendit trualli është e sheshtë, kurse shumica e tokës së vendit është shkretëtirë e thatë. Zonat më pjellore të vendit janë në pjesën jugore, përkatësisht në mes të lumenjve Shibli dhe Xhuba.(2)
Në Somali klima ndonjëherë i ngjan klimës tropikale dhe të thatë, e ndonjëherë ajo është subtropikale dhe gjysmë e thatë. Mesatarja e temperaturave në vend është 28 gradë Celsius, me përjashtim të disa zonave malore, ku temperaturat e ulëta mund të arrijnë deri në zero gradë. Mirëpo, në zonat bregdetare temperaturat mund të ngrihen deri në 47 gradë.
Erërat stinore mund të shkaktojnë një mot të thatë gjatë periudhës nga muaji shtator deri në muajin dhjetor, kurse stina me të reshura atmosferike është në periudhë n nga muaji mars deri në muajin maj. Temperaturat fillojnë ndryshimin sa të orientohemi në drejtim të zonave malore dhe sa herë të largohemi prej brigjeve bregdetare. Kurse, të reshurat atmosferike shpeshtohen sa herë të drejtohemi në jug dhe perëndim të vendit.(3)
Mogadishu: Kryeqyteti i Somalisë, si qyteti më i madh i vendit, bie në bregun perëndimor të Oqeanit Indian, përkatësisht në pjesën juglindore.
Mogadishu gjatë shekujve ka qenë një qendër e rëndësishme tregtare dhe udhëkryq i rrugëve tregtare detare, si një ndërmjetësues në mes subkontinentit indian dhe Evropës, në njërën anë (para hapjes së kanalit të Suezit), dhe në mes Siujdhesës Arabike dhe bregdetit afrikan, në anën tjetër. Pavarësisht nga mendimet e ndryshme të historianëve në lidhje me vendin e parë ku do të ishte vë në gurthemeli i qytetit të vjetër, shumica e të dhënave historike bashkohen në qëndrimin që qyteti ishte themeluar rreth shekullit II a III të erës sonë. Mirëpo, qyteti do të merrte një rëndësi të madhe sidomos nga depërtimet e para të Islamit, me rastin e përqafimit të Fesë Islame nga banorët e qytetit. Mandej, që nga fillimi i shekullit I h / VII m/ aty migruan arabët dhe persët me një intensitet të madh. Tashti numri i banorëve të këtij qyteti arrin afërsisht 2.000.000 (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2006).(4)

Përhapja e fesë islame në Somali

Shumë studiues dhe historianë kanë shfaqur mendime të ndryshme rreth kohës kur kishte arritur Feja Islame në Somali. Ata shfaqin tri mendime kryesore në lidhje me këtë çështje:
Sipas mendimit të parë, përfundohet se Somalia u njoh me Islamin që nga koha e Muhamedit a.s., përkatësisht kur as’habët migruan në Habeshe – Etiopinë e sotme – të udhëhequr nga Xhafer ibn Ebi Talibi r.a., gjegjësisht para hixhretit të Muhamedit a.s. prej Medinës në Mekë.
Sipas mendimit të dytë supozohet se Feja Islame në Somali arriti në shekullin I hixhri, ashtu siç e kanë deklaruar disa historianë, të cilët theksojnë: “Natyrisht se çdo nuancë është e qartë rreth faktit se Feja Islame arriti në Somali në gjysmën e parë të shekullit I hixhri, përmes tregtarëve myslimanë, të cilët e bartën Fenë Islame nga Siujdhesa Arabike drejt Somalisë, ku edhe u integruan me banorët vendas. Konkretisht kjo u
realizua në kohën e sundimit të halifit Abdul Melik ibn Mervanit (65-86 h / 685-705 m), kur ushtritë e tij u nisën në drejtim të zonave përkatëse të brigjeve afrikane nën komandën e udhëheqësit Musa nga familja Beni Xhashem, i cili u bëri thirrje në Islam dhe ua mësoi leximin e Kuranit banorëve vendas, dhe përpjekja e tij rezultoi me përqafimin e Fesë Islame në mënyrë graduale nga vendasit, duke mos u përdorur as ndonjë betejë e as luftim. Pra, kur prijësi Musa arriti në këto rajone Feja Islame filloi të përhapej në tërë zonat e Somalisë me një intensitet të madh.
Disa të tjerë prej mhistorianëve mendojnë se, Feja Islame në Somali arriti në gjysmën e parë të shekullit II, përkatësisht në vitin 122 h/739 m, kur grupe muslimanësh migruan në drejtim të zonave në fjalë. Bëhet fjalë për grupin e Zejdinjve, të cilët migruan nga Jemeni drejt bregdetit Benadir në afërsi me Mogadishun. Ashtu siç kanë migruar edhe grupe të tjera muslimane, të cilat ishin vendosur në zona somaleze. Më pastaj do të kenë pasuar edhe migrime të tjera masive dhe individuale drejt këtyre zonave, dhe ato patë n hapur rrugën për më vonë në ngritjen e mbretërive dhe qendrave islame në rajon.(5)

Historia e Somalisë

Historia e Somalisë daton që nga kohët e lashta, kur vendi njihej nga egjiptasit e lashtë si vendet e Punt-it. Ndërkaq, gjatë periudhës nga shekulli II deri në shekullin VII të erës sonë, pjesë nga vendet e sipërpërmendura kanë qenë nën Mbretërinë Habeshite – Etiopase, kurse në shekullin VII disa fise arabe u vendosën në bregdetin e Gjirit të Adenit. Mandej, në mes shekujve VIII e X miladi, arabët migruan drejt zonave somaleze, dhe ata
konsiderohen si stërgjyshër të fiseve të sotme somaleze.
Më pastaj, në vitet njëzet të shekullit XIX kishin filluar kontaktet e para britanike me Veriun e Somalisë dhe kështu në vitin 1839 bregdeti somalez u bë një burim themelor për ushqimin e ushtarëve britanik të këtyre zonave.
Në vitin 1887 u formua protektorati britanik në Veriun e Somalisë. Dy vjet më vonë , përkatësisht në vitin 1889 u formua edhe Protektorati Italian në Jug të Somalisë. Vetëm në vitin 1960 Britania dhe Italia i dhanë Somalisë (të dy pjesëve të saj) pavarësinë e plotë dhe bë në të mundur bashkimin e dy pjesëve me emrin Republika e Somalisë, e cila u formua më datë 1 korrik 1960.(6)

Gjendja ekonomike

Ekonomia somaleze është e ngritur mbi sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë; kjo e fundit karakterizohet për kultivimin e dhive, dhenve, deveve dhe kafshë ve të tjera. Sipërfaqja e tokës që ka mundë si të ujitjes në vend është e vogël. Somalia eksporton kryesisht dhen e dhi, duke shtuar edhe prodhime të tjera bimore-frutash, si bananet etj. Ndërkaq, eksportin që sjell më pak të ardhura, e përbëjnë kryesisht peshqit dhe lëkurat. Mes viteve 1969 he 1980 Qeveria somaleze, në një përpjekje për të formuar një sistem ekonomik të bazuar në socializmin shoqëror, nacionalizoi bankat dhe kompanitë e naftës e të fabrikave vendore. Mirëpo, ky sistem shkaktoi dëme, të cilat shkaktuan luftëra të brendshme, që e dobësuan ekonominë kombëtare në mënyrë të konsiderueshme. Megjithëkëtë, në fushë të bujqësisë, Somalia karakterizohet për sipërfaqe vreshtash dhe ferma të mesme, të cilat shtrihen kryesisht përgjatë lumenjve Xhuba dhe Shibli. Në të cilat realizohet kultivimi dhe prodhimi i bananeve, kallamit të sheqerit, orizit, pambukut dhe perime të ndryshme, si dhe i frutave, prej të cilave veçohet prodhimi i mangos.(7)


____________________
1) Vladimir Zoto, Enciklopedi gjeografike e botës, f. 211, 212. Dasara, 2007, Tiranë. Amir B. Ahmeti; Atlas i Botës Islame f. 26, 27. Logos-a, 2009, Shkup. Muhamed Atris; Muxhem Buldan El Alem, f. 99. Mektebetul Adab, 2007 Kajro. ar.wikipedia.org
2) forums. fatakat.com
3) somalifuture.wordpress.com
4) www.marefa. org.
5) arabic.alshahid.net
6) Muhammed Atris; f. 99, 100. www. hamasna.com
7) www.al-hakawati.net



Mr. sc. Samir B. AHMETI


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kurbani 2022