Kurani famëlartë si libër hyjnor shpallur mbi Muhamedin a.s., në brendësi të tij përmban çdo gjë që ndërlidhet me njeriun dhe u përgjigjet nevojave të tij qoftë ideore, jetësore, mjekësore dhe në të gjitha fushat në të cilat hulumton mendja njerëzore qoftë në të kaluarën apo sot. Për këtë çështje i Lartësuari thotë: " Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët. (En-Nahl, 89).
Në realitet Islami që nga shfaqja e tij deri më sot mbetet i fortë për të ushtruar ndikim në jetë dhe në analet historike, qoftë kur ishte myslimanët ishin të fuqishëm apo edhe kur kalonin momente krizash. Islami në botëkuptim të saktë dhe të plotë është fe dhe qytetërim. Dokumenti i madh dhe i përjetshëm i Islamit, Kurani e ka ruajtur nga devijimi. Islami asnjëherë nuk është ndalur së shtriri që nga fillesa e deri në konfliktet me kolonizatorët. Islami e ka theksuar qartë rëndësinë e mendjes, dijes duke unifikuar dy drejtimet: materiale dhe shpirtërore dhe asnjëherë nuk është bërë pengesë për zhvillim. Komentimi historik i Islamit i jep një koncept të ndryshëm nga konceptet e feve dhe drejtimeve tjera fetare. Sheriati islamë është i gjallë dhe i përshtatshëm për çdo kohë dhe vend, qëndron vetvetiu dhe nuk është i marr nga të tjerët."(1) Çfarëdo problemi që njeriut i paraqitet apo edhe qoftë që gjenden para një sfide shkencore, shtegdalje dhe udhëzim ka metodat kuranore të cilat e thërrasin njeriun të tregohet i vëmendshëm para argumenteve kuranore. Madje, Allahu na kërkon që argumentet e Tij r'i shikojmë në vetveten tonë: "Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?" (Edh-dharijat, 21).
Po ashtu në këtë drejtim nga metodat kuranore përfituan shkencërisht edhe mjekët të cilët i tërhoqi drejt dritës së vërtetë, duke njohur rrugën e cila shpie për tek feja e Zotit duke iu dorëzuar fakteve të qarta në punën e tyre, dhe çdo problem që janë ndesh me të sikur me ajetin kuranor ku Allahu xh.sh. thotë: "u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet" (El Arafë, 157), ku qartë shumë thirrës islamë përfituan nga ky ajet duke e vënë në funksion të debateve dhe polemikave në mënyrën më të mirë e me urtësi që pas çdo harami qëndron një urtësi, e cila ka ndikimin e saj në shoqëri dhe individë, ku dihet fakti se shkenca ditë pas dite po i vërteton urdhëresat dhe ndalesat që i ka bërë Islami njerëzimit.
Bindja e myslimanëve me rëndësinë e fesë islame nga njëra anë dhe nevoja e botës për të, numërohet bazament i shëndoshë dhe pikënisja e shtrirjes së thirrjes islame. Po ashtu rol të veçantë ka planifikimi i cili është element i domosdoshëm i suksesit të çdo projekti.(2) Nisur nga fakti se feja islame është fe e thirrjes që nga shfaqja e Pejgamberit a.s., të cilin Allahu xh.sh., e urdhëroi që të kryejë këtë mision duke treguar të vërtetën për të gjithë popujt e botës, ashtu siç kemi edhe ajetin kuranor: "Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit Tevratë e Inxhil). E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqendrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave e thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli Allahu, jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh dhe jush; Allahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi." (Eshura, 14-15).
Dërgimi i tij përfshinte botën njerëzore dhe të exhinve, duke ua kumtuar fenë e Zotit, të vërtetë dhe të dinë detyrën e tyre kryesore të kësaj bote kalimtare: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata." (Edh-dharijatt, 56-57).
Kjo thirrje e vërtetë nuk pranon zot tjetër pos Tij. Për këtë thirrje ka dërguar pejgamberë dhe rrugën e tyre e kanë ndjekur reformatorët të cilët me përkushtim të sinqertë dhe me mund e angazhim të pashoq me dijen e tyre kanë kontribuar në mbajtjen në vijë hyjnore të njerëzve. Ky mision i pejgambereve është përmbyllur me ajetin e fundit të zbritur, ku i Lartësuari thotë: "E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit." (Ali Imran, 85).
Ndërkaq në një vend tjetër i Gjithëfuqishmi thotë se popujt paraprakë kundërshtuan të vërtetën nga smira. "Pa dyshim feja te Allahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e Allahut, (le ta dijë se) Allahu (ia) llogarit shpejt." (Ali Imran, 9).
Pasues të Muhamedit a.s. ishin shokët të cilët nuk iu ndanë natë as ditë duke transmetuar synetin e tij në mënyrën më besnike dhe më të sinqertë. "Andaj, ti përmbaju asaj që të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni." (Ez-Zuhruf, 43-44).
Edukimi dhe përgatitja më e mirë thirrësve islamë është që të ndërtohet mbi metodat kuranore që kanë të bëjnë me da've, duke treguar sinqeritet dhe vendosmëri në punë si dhe duke ndjekur metodat pejgamberike të butësisë, larg brutalitetit dhe sikur të tregonte ashpërsi dhe vrazhdësi, masa do të largohej prej tij. I Dërguarii a.s. ishte tolerant, i buzëqeshur, i sjellshëm dhe shpirtbutë. Nuk ishte zemërfortë, i vrazhdë, i ashpër dhe turpërues. Nga goja e tij asnjëherë nuk dilnin fjalët e ashpra dhe të vrazhda. Asnjëherë nuk i thoshte turpin askujt, dëgjonte folësin derisa ai e mbaronte fjalën e tij. Nuk interesohej për jetën private të asnjërit, ishte modest dhe i turpshëm. Atë që e dëshironte për veten e tij çdo herë e dëshironte edhe për të tjerët, asnjëherë nuk ndahej nga drejtësia. Aishja r.a. thoshte se morali i tij ishte Kurani."(3), kurse një herë Ebu Bekri e pyeti të Dërguarin a.s.: Ja resulallah kush të edukoi (mësoijryr-i Dërguari a.s. tha: Mua Zoti im më edukoi dhe sa bukur më edukoi!
Ishte metoda kuranore që përgatiti individë që mbi supet e tyre të bartin amanetin e daves, të çojnë në vend urdhrat e Zotit. Metodat kuranore Allahu i ka sqaruar bukur në Kuran për robërit e Tij, dhe ka porositur të Dërguarin a.s. pasi që iu afrua momenti i largimit nga kjo botë, la këshillën më të mirë: "Po ua lë dy gjëra me të cilat nuk do të humbni; Librin e Allahut dhe sunnetin tim."(4) Metodat e Kuranit në thirrjen islame u flasin mendjeve në çdo kohë dhe vend duke u përshtatur me të arriturat e tyre. E afron ndjeshmërinë në çdo ambient në mendjet e pastërta që të njohin madhështinë e Zotit dhe me çka obligohet krijesat për të. Vetëm ai që thellohet në meditime të metodave kuranore të thirrjes mund t'i perceptoj si të tilla që dalin si të fuqishme nga semantika gjuhësore: "A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!" (Muhamed, 24).
Në vijim po sjellim disa metoda kuranore të thirrjes:
1. Përgatitja e personalitetit të thirrësit, e cila bart përgjegjësinë e komunikimit dhe ballafaqimit me lloje të ndryshme njerëzish që ndryshojnë nga natyrshmëria, qëllimet, synimet dhe idealizmin në punë. E po ashtu edhe sinqeritet në punë të përditshme gjithpërfshirje në kuptim dhe perceptim me urtësi, sabër dhe forcë në përballje me sfida të ndryshme si dhe mos nxitim në mendime, veprime dhe rezultat: "Ti (Muhamed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta" (El Ahkaf, 35).
2. Përfshirja e njerëzve të ftuar tek ibadeti i pastër ndaj Zotit dhe mosshkaktimi i ndasisë sipas perceptimit social në caktimin e pasimit bazuar në standarde materiale. Kjo metodë do të krijonte mundësi tepër efikase dhe të përshtatshme për dave dhe të komunikuarit me to, si dhe do të prodhonte po ashtu edhe ndjenja sociale dhe ndijore.
"Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdh i verbëri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti, Dhe meqë ai frikësohet, E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij)" (Abese, 1-10).
3. Gjerësia horizontale, dituria e thirrësit, zemërgjerësia e tij në perceptimin në veprimin në shoqërinë që thërret në islam, qoftë për nga adetet, zakonet që janë të rrënjosura në shoqëri si dhe me urtësinë më ta madhe të përpiqesh që të evitosh dhe ndryshosh bindjet e gabuara në shoqëri. Kjo mënyrë e përdorur do të qetësonte zemrat dhe do të eliminonte problemet të cilat janë prezentë tek ata.
"Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?" (El Mulk, 30).
Model i thirrësve islamë duhet të jenë pejgamberët të cilët patën argumente nga ana e Allahut që sforcuan edhe më shumë bindjen dhe pasimin e tyre nga ana e masës, derisa iu zbutën zemrat dhe pati pranim të thirrjeve të tyre. Faktet e Zotit ishin të qarta dhe kërkoi që të meditohej në to.
"Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?" (Fussilet, 53).
4. Zgjidhja e problemeve të vështira të cilat prodhojnë situata ndarjesh e grupimesh, duke i orientuar ata drejt metodës së shëndoshë të përfitimit të zemrave dhe përpjekja e mundjes së vështirësive në ambientin ku vepron.
Për këtë Allahu urdhëron e thotë: "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur." (Ali Imran, 103).
5. Thirrësi duhet të gjejë kohën e përshtatshme për thirrje dhe duke qenë sa më i shkurtër në fjalë, me qëllimin që mos t'i mërzisë me ligjëratën e tij masën. Por, duke përdorur strategjinë e afrimit drejton ligjëratën kah elementi ndikues që influencon mendjet e të pranishmëve si dhe mundësinë e theilimit në semantikën e ligjëratës.
"E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë." (El Kehf, 29).
6. Është tejet me rëndësi që thirrësi të arrijë të kuptojë se thirrjen e bën për Allahun dhe jo për veten e tij dhe se kjo thirrje është globale e jo rajonale.
"Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka." (El Maide, 66).
Ndërsa Allahu e urdhëron me komunikim të shpalljes në këtë ajet:
"O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revela tën - risalen) . Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon." (El Maide, 67).
Feja e Allahut duhet përçuar tek tërë njerëzimi pa dallim race, kombi, ngjyre apo shtrese a kas te. Ajo komunikohet me paqe e dashuri larg çdo përdorimi të dhunës dhe force, të cilat nuk janë atribute të thirrjes islame: "Ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur i godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës." (Esh Eshura, 48).
7. Një shoqëri duhet të angazhohet dhe të tregojë fuqi intelektuale që të thërrasë në islam publikisht shoqëritë e tjera. Kjo bëhet duke qenë shembull në punë dhe organizim, me sinqeritet në shprehje, duke penguar të keqen dhe me dashuri duke ofruar ndihmë të tjerëve, duke shprehur përgjegjësi dhe gjithësecilit duke ia dhënë hakun e tij, duke mbajtur premtimet dhe duke kryer përgjegjësinë e obligimit karshi të tjerëve.
Në lidhje me këtë Allahu xh.sh. urdhëron e thotë: "Nuk ka dyshim se për myslimanët, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." (El Ahzabë, 35).
Këto ishin vetëm disa metoda të cilat Kurani famëlartë na i rrëfen neve si thirrës në islam që duhet r'i aplikojmë në misionin tonë.
_______________________
1. Enver Xhundi, Afak xhedide lidda'veti el islamije fi alemi el garbi, botim i parë, Muesesetu errisale, Bejrut, 1984, botim i 1, f.188.
2. Abdullah Shehate, Eddave el islamije ve el'ilam eddini, El hej'etul el misrije el ame lil-kutub, botim i dytë, Kajro. 1986, f.14.
3. Sahih Muslim, nr. 746 dhe Imam Ahmedi 6/52.
4. Imam Maliku në Muveta, Xhamië el Usul nga Ibn Ethiri, v.1, f.277.