Kushtet e Imam Buhariut në Sahihun e tij


Imam Buhariu Ka qenë njëri ndër dijetarët e parë, të cilëti vunë kusht vetës që të tubojnë në një libër vetëm hadithet e sakta. Për këtë dëshmojnë të gjithë dijetarët që e kanë parë këtë vepër dhe ndajnë një mendim se, Koleksioni i haditheve të Imam Buhariut, i njohur si “Sahil el Buhari është vepra më autentike dhe më e besueshme në lëmin e hadithit.
Imam Buhariu ka qenë njëri ndër dijetarët e parë, të cilët i vunë kusht vetës që të tubojnë në një libër vetëm hadithet e sakta. Për këtë dëshmojnë të gjithë dijetarët që e kanë parë këtë vepër dhe ndajnë një mendim se, koleksioni i haditheve të Imam Buhariut, i njohur si “Sahil el Buhari” është vepra më autentike dhe më e besueshme në lëmin e hadithit. Këtë epitet nuk e ka marrë rastësisht, mirëpo pa dyshim se është veçuar me disa kushte për të ardhur deri te ky vlerësim nga dijetarët në përgjithësi, e në veçanti nga profesionistët e lëmit të hadithit, që nga koha e tij e deri në ditët e sotme. Synimi i këtij artikulli është që të nxjerrë në pah kushtet, të cilat i ka vendosur Imam Buhariu në përpilimin e kësaj vepre. Por, para kësaj, duhet ta dimë se, Imam Buhariu nuk i ka cekur këto kushte në Sahihun e tij, e as në ndonjë libër tjetër. E gjithë kjo që do të përmendim është përpjekje e dijetarëve gjatë studimit të këtij libri. Muhamed ibën lIahir el Makdisi thotë: “Dije se as Imam Buhariu, por as prej të tjerëve nuk është transmetuar të kenë thënë: “Kam kushtëzuar që në librin tim të nxjerrë hadithe me këto kushte.”(1) Mirëpo, kjo kuptohet nga vëzhgimi i librave të tyre, rrjedhimisht, kuptohen kushtet e secilit prej tyre.” Në vijim i vëmë në pah këto kushte:

1. Kushtet për të cilat janë pajtuar studiuesit e Këtij Iibri se i ka vendosur Buhariu në përpilimin e kësa vepre

- Që të nxjerrë hadithe, transmetuesit e të cilave janë të besueshëm, deri te sahabiu.(2)

Kjo nënkupton që hadithi duhet të jetë i vërtetë dhe t'i përfshijë të gjitha kushtet e hadithit sahih, siç janë: zinxhiri i pandërprerë, drejtësia e transmetuesve, përpikëria e transme- tuesve, të mos jetë shadh(3) dhe të mos ketë ndonjë problem të fshehtë në hadith (aile). Nuk ka asnjë dyshim se, Imam Buhariu i është përmbajtur këtij kushti përgjatë gjithë haditheve të transmetuara në librin e tij “El Xhamiu es Sahih”. Rreth kësaj ka dhënë shenjë që nga fillimi, duke ia vendosur emrin librit të tij “El Xhamiu es Sahih” (Përmbledhja e saktë). Po ashtu, vetë Imam Buhariu na tregon dhe thotë: “Nuk kam vendosur në këtë libër tjetër, përpos haditheve të sakta, madje kam lënë nga hadithet e sakta, nga frika se mos zgjatet libri.(4)
Këtë e pohojnë edhe mësuesit e tij, siç janë Imam Ahmedi, Jahja ibën Maini dhe Imam Ali ibën Medini.
Ebu Xhafer Muhamed ibën Amër el Ukejli thotë: “Kur Imam Buhariu e shkroi librin e tij 'Sahih...”, e paraqiti atë para Imam Ahmedit, Imam Jahja ibën Mainit dhe Imam Ali ibën Medinit. Të gjithë e pëlqyen dhe dëshmuan për saktësinë e të gjitha haditheve, përveç katër prej tyre dhe fjala më e saktë lidhur me këto katër hadithe është mendimi i Imam Buhariut (që këto hadithe janë të sakta).(5)

- Kushtëzon që transmetuesi të ketë jetuar në periudhën e atij prej të cilit ka transmetuar, si dhe takimi mes tyre të jetë transmetuar në mënyrë autentike.

Kushdo që e ka lexuar “Sahihun” e Imam Buhariut e ka vërejtur këtë. Në rast se transmeton nga ndonjë person që është nga mudelisët, me shprehjen nga filani, Imam Buhariu sjell transmetimin tjetër që vërteton se ka dëgjuar me shprehje të qarta, se më ka treguar filani.(6)
Shembull: Hadithin të cilin e transmeton Imam Buhariu në kapitullin e xhenazes, ku thotë: “Na ka treguar Jahja ibën Bukejr, na ka treguar Lejthi, nga Akujli, nga Ibën Shihab ez Zuhri, nga Seaid ibën Musejeb dhe Ebu Seleme, që thonë, na ka treguar Ebu Hurejre, se i Dërguari a.s., u pikëllua para nesh ditën kur vdiq Nexhashiu, i pari i Abisinisë...(7)


Pastaj ka sjell hadithin tjetër nga Ibën Shihabi: “Më ka treguar Seaid ibën Musejib, se Ebu Hurejre (Zoti qoftë i kënaqur me të)..., dhe përmend hadithin e mëparshëm.
Në transmetimin e parë, Ibën Shihab ez Zuhri, transmeton nga Sejid ibën Musejbi me shprehjen “nga”, pastaj sjell transmetimin e dytë me shprehjen “më ka treguar mua”, duke mos lënë kështu as më të voglin dyshim se transmetuesit janë takuar me njëri-tjetrin.
Shembuj të tillë ka shumë në këtë libër.

- Ikushton rëndësi gjendjes së transmetuesit, duke marrë nga rangu i parë dhe rrallëherë zbret në të dytin.

Duke pasur parasysh se transmetuesit e hadithit nuk janë të një rangu sa i përket aspektit të memorizimit dhe drejtësisë, Imam Buhariu, ka përzgjedhur që në librin e tij të marrë vetëm nga ata që janë në rangun e parë, për sa i përket memorizimit dhe drejtësisë, si dhe ka zbritur në shkallë të dytë, duke përzgjedhur hadithe nga kjo shkallë.(8)
Duke e vendosur këtë kusht nga Imam Buhariu, ne kuptojmë se në librin e tij nuk ka vendosur, përveçse haditheve të sakta që transmetojnë njerëzit e besueshëm dhe të përpiktë në mbamendje.
Hafidh ibën Haxheri thotë: “Në shumicën e rasteve ku Imam Buhariu hadith ka vendosur hadithe në “Sahihun” e tij nga rangu i dytë, i ka bërë në formë sqarimi, dhe rrallëherë ka zbritur në rangun e tretë, gjithashtu në formë të sqarimit.”(9)
Po të shikojmë në Sahihun e Buhariut, do ta vërejmë se ai iu ka përmbajtur këtij kushti në mënyrë precize.(10)

- Imam Buhariu kushtëzon që transmetuesi I hadithit të jetë i njohur në kërkimin dhe marrjen me hadith

Kështu mendon Ibën Xhevzi, i cili thotë: “Nga kushtet që Imam Buhariu dhe Imam Muslimi i kanë vendosur vetes së tyre në përpilimin e librave të tyre është që të kushtëzojnë besueshmërinë e transmetuesve dhe që të jenë të njohur në kërkim të hadithit.”(11)
Hafidh ibën Haxheri thotë: “Ajo çfarë vërejmë është se, Imam Buhariu ia ka vënë kusht vetes së tij që transmetuesit të jenë të njohur, përveçse nëse një hadith ka ardhur nga rrugë të shumta, në këtë rast nuk e merr parasysh që transmetuesit të jenë të njohur.(12)

- Në këtë libër nuk transmeton nga ata që nuk thonë se imani shtohet dhe pakësohet, si dhe as nga ata që thonë se imani nuk është edhe vepër.

Këtë kusht e pohon edhe vetë Imam Buhariu, i cili një muaj para se të vdiste tha: Kam shkruar nga njëmijë e tetëdhjetë njerëz, nuk ka në mesin e tyre përveçse muhadith dhe të gjithë pohojnë se imani shtohet dhe pakësohert...”(13)
Në një vend tjetër thotë: “Kam shkruar nga njëmijë e ca njerëz nga dijetarët dhe nuk kam shkruar përveçse nga ata që thonë se imani është bindje, fjalë dhe vepër, dhe asnjëherë nuk kam shkruar nga ata që thonë se imani është bindje dhe fjalë (pa vepër).”(14)
Po të shikojmë në Sahihun e Buhariut, do ta vërejmë se ai iu ka përmbajtur këtij kushti në mënyrë precize. Lidhur me këtë temë është shkruar një libër i plotë.

2. Kushtet që kanë pretenduar disa studiues të këti Ilor se 1 Ka vendosur Imam Buhariu në përpilimin e kësa vepre

Imam Buhariu kushtëzon që nga çdo sahabijë të ketë dy e më shumë rrugë të transmetimit nga transmetuesit e sigurt. Po ashtu nga çdo tabiinë të ketë dy e më shumë rrugë të transmetimit nga transmetuesit e sigurt dhe kështu deri në fund të zinxhirit (deri tek Imam Buhariu).
Kështu mendon Imam Hakimi në librin e tij “El Medhal ila ma rifeti Kitab el Iklal”(16) Në të njëjtin mendim është edhe nxënësi i tij Imam Bejhakiu, i cili e cek këtë mendim në librin e tij “Sunen el Kubra”,(17) po ashtu, këtë mendim e ka ndihmuar fuqishëm edhe Imam ibën Exthiri në “Xhamia el Usul”.(18)
Këtë mendim e kanë kundërshtuar disa nga studiuesit e mirënjohur të fushës së hadithit, si Ibën Tahir el Makdesi, Ebu Bekër el Hazimi, Ibën Xhevzi, Ibën Dekik el Aid dhe Hafidh ibën Haxher el Askalani.
Ky i fundit (Hafidh ibën Haxheri) thotë: “Sa i përket mendimit të Imam Hakimit dhe të atyre që mbajnë këtë mendim të tij, ky është mendim i refuzuar dhe nuk bën pjesë në kushtet e Imam Buhariut.”(19) Kjo ngase në shumë hadithe të Imam Buhariut, në zinxhirin e tyre është vetëm një tabiin që ka marrë nga vetëm një sahabi. Në lidhje me këtë kusht, dr. Jasir esh Shemali thotë: “Sa i përket fjalëve të Hafidh ibën Haxherit, në librin e tij, rreth kundërshtimit të bërë ndaj Imam Hakimit, themi se është me vend për hadithet që vijnë si pasuese (mutabeat) dhe dëshmuese (shevahid), ndërsa në lidhje me hadithet bazike, fala e Imam Hakimit është më e vlefshme në shumicën e rasteve.“(20)
Shembull i kësaj është hadithi i Mirdas el Eslemit (Zoti qoftë i kënaqur me të), prej të cilit ka transmetuar vetëm Kajsi bën ebi Hazimi nga tabiinët. Të ngjashëm me këtë shembull kemi shumë të tjerë në Sahihun e Buhariut. Në këtë temë ka edhe disa kushte që ka pretenduar Imam Hakimi në librin e tij “El Mustedrak”, e që për një studim të këtij lloji është e pamundur ti detajizojmë ato.
Jam munduar që në mënyrë të shkurtuar të përmbledh kushtet që Imam Buhariu i ka vendosur në përpilimin e librit të tij “Sahih”, që sado pak të kemi një pasqyrë të shkurtër rreth kësaj vepre, si dhe të bindemi se jo rastësisht është libri më i saktë në lëmin e hadithit.
Në fund e lus Zotin e Madhëruar që të na e mundësoj leximin, studimin dhe përfitimin nga “Sahihu i Imam Buhariut”!

1. Shiko: Shurut Kimetu es-Site fq:7, autor Hafidh Muhamed ibën Tahir el Makdesi, recensues: Muhamed ibën Ali el Bejdani, botoi: Nashir el Mutemejiz. 2. Shiko: Shurut Fimetu es-Site fg-7, autor Hafidh Muhamed ibën Tahir el Makdesi, dhe me të Shurut eimetu el Hamse fq 145, autor: Hafidh ebi Bekr Muhamed ibën Musa el Hazimi, recensues: Muhamed ibën Ali el Bejdani, botoi: Nashir el Mutemejiz. 3. Është ai transmetim i hadithit që kundërshton transmetimet e tjera të hadithit, e që transmetuesit janë më të përpikt se kundërshtuesi. 4. Shiko më shumë rreth kësaj në Hedji Sari fq: 9, autor Hafidh ibën Haxher el Askalani, recensues Shejh Shuajb el Arrnaut me bashkëpunëtorë, botoi: Rrisale el Alemije, botimi i parë, viti 2013, Bejrut. 5. Shiko: Hedji Sari fq: 9, autor Hafidh ibën Haxher el Askalani, recensues Shejh Shuajb el Arrnaut me bashkëpunëtorë, botoi: Rrisale el Alemije, botimi i parë, viti 2013, Bejrut. 6. Shiko më shumë rreth kësaj në Hedji Sari fq: 19. 7. Shiko Sahih el-Buhari nr: 1327 dhe 1328. 8. Shiko: Shurut eimetu el-Hamse fq: 113,. Thotë Imam el Hazimi: Transmetuesit e hadithit ndahen në pesë shkallë. Kush shquhet me cilësitë e drejtësisë dhe përpikërisë në memorizimin, duke shtuar këtu qëndrimin e gjatë me mësuesin dhe dijen rreth haditheve që transmeton nga mësuesi i tij. 2. Janë transmetuesit e haditheve që kanë drejtësi dhe përpikëri në memorizim, por nuk kanë qëndrim të gjatë me mësuesin e tij dhe nuk i njeh hadithet që i transmeton mësuesi i tij. 3.Janë transmetuesit e hadithit që ka vërejtje në drejtësinë e tyre ose nuk janë të përpiktë në memorizim, duke shtuar këtu qëndrimin e gjatë me mësuesin dhe dijen rreth haditheve që transmeton mësuesi i tij. 4. Janë transmetuesit e hadithit që ka vërejtje në drejtësinë e tyre ose nuk janë të përpiktë në memorizimin, si dhe nuk kanë qëndrim të gjatë me mësuesin e tij dhe nuk i njeh hadithet që i transmeton mësuesi i tij. 5. Janë transmetuesit e dobët dhe të lënë. 9. Shiko më shumë rreth kësaj në Hedji Sari fq: 14, autor Hafidh ibën Haxher el Askalani, recensues Shejh Shuajb el Arrnaut me bashkëpunëtorë, botoi: Rrisale el Alemije, botimi i parë, viti 2013, Bejrut. 10. Shiko më shumë punimin shkencor Kijas Shart el Buhari fi Tabakat faqe: 119-138 e që është i publikuar në revistën (Dirasat) të Universitetit të Jordanit në vitin 1994 . 11. Shiko Feth el Mugith 1746, autor: Hafidh es Sehavi, recensues:dr. Abdul-Kerijm Hudejr dhe dr. Muhamed ibën Abdallah el Fehd, botoi: Mektebe Dar el Minhaxh, botimi i katërt, viti: 2015, Rijad. 12. Shiko: En-Nuket ala Kitab Ibën Salah 17238. 13. Shiko: Sher Usul el-Itikad ehl sune vel-Xhema'a, autor dhe Taglik ve alik 51389, autor Hafidh ibën Haxher el Askalani, recensues: Seaid Abdurrhman el Kazmi, botoi: Mektebetu el Islami dhe Dar el Amar, botimi i parë, viti 1985, Damask-Bejrut. 14. Shiko: Tarih ed-Dimeshk 52158, autor Ibën Asakir, 15. Shiko: Mervijat el Murxhie fi Sahih el Buhari dirase tatbikije fq:297, autor: dr. Idris Asker el Ajsavi, Dar kutub el-Aimije, botimi i parë, Bejrut. 6. E që autori në përfundim thekson disa rezultate, ndër të tjera: a) Nuk është veçuar Imam Buhariu në transmetime nga murxhitë. b) Nuk transmeton nga murxhitë veçse ka sjell transmetime të tjera nga Ehli Suneti. c) Nuk transmeton në hadithe bazike, veçse në hadithe murabeat dhe shevahid. d) Nuk transmeton në çështjet e akides. 16. Shiko: El-Med 'hal ila marif kitab el-Iklal, autor: Imam Hakim en-Nesajburi, recensuess: Ahmed ibën Faris es-Sulum, botoi Dar ibën Hazm, Bejrut. 17. Sunen el-Kubra 41105, recensues: Muhamed Abdul Kader Ata, botoi Dar Kutub el Ailmije, Bejrut. 18. Shiko: Xhamia el-Usul fi ehadith err-Rresul 17160- 161, recensuess Abdul-Kader Arrnaut, botoi Dar el-Bejan, botimi i parë, viti 1969, Damask. 19. Shiko: En-Nuket 17238-239. 20. Shiko: El-Vaih fi menahixh el-Muhadithijn fq:80, autor: dr. Jasir es-Shemali, botoi: Dar el-Hamid lineshr ve Tevzia, botimi i tretë, viti 2006, Aman.



Mr. Fitim Gërguri
DITURIA ISLAME 360