(Ekskluzive për vizitën e Erdoganit)
Ecja nëpër qytetin tim, rrezet e diellit të nëntorit që i përngjanin ngrohtësisë së qershorit më shoqëronin, era e lehtë valëvite dy flamuj që kishin zbukuruar sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit tim, kjo atmosferë më bën të kuptojë që një burrështetas po e viziton vendin tonë.
Flamuri me gjysmë hënë dhe yllin janë simbolet e flamurit mysafir ato rrëfejnë edhe për identitetin tim fetarë që zë vend në piedestalet më të larta të objekteve të kultit të popullit tim. Ngjyra e kuqe ku preheshin këto kode është edhe ngjyrë e imja, e popullit tim e të parëve të mi që shënojnë sakrificën e tyre.
Përderisa ngjyra e bardhë është mesazh i përbashkët që simbolizon paqen ardhmërinë e prosperitetin e dyanshëm.
Në mendjen time pasi që i deshifrova këto fakte kuptova se mysafiri qenka dashamiri, miku dhe pjesë e historisë sime.
Flamuri që i rrinte përballë dhe ishte nikoqiri i tij, nuk më fliste për të kaluarën gjë që duhet të këtë së paku një element, por ngjyrat e tij flisnin pa dashje vetëm për synimet e tij, era me gjithëfuqinë e saj nuk e shpaloste fytyrën e saj sikur kishte brenga te thella nëpër të cilat po kalon.
Simbolet në fjalë kishin rritur adrenalinën, entuziazmin dhe kureshtjen time dhe të gjithë atyre që besojnë, mendojnë e aspirojnë si unë, sepse tokën time shkeli ai që bart gjakun e popullit më dashamir që më ruajti gjuhën, traditën, fenë…, dhe ai është shkaktarë që unë sot jam i tillë, e
nuk më ka ngjarë fati si i vëllezërve të mi Qamë që mendojnë, por atë nuk din ta artikulojnë në gjuhën e tyre, por unë mendoj, e flasë, ndihem, e identifikohem në gjakun e të parëve të mi.
Të faleminderit Erdogan !!!
Ti je krenaria e Ymmetit tim!!!
Jeni modeli i liderit bashkëkohorë, me modestin, guximin, syqeltësin që ringjallët atdheun e juaj, duke pasuar ne esencë, krijesën më me ndikim në botë Alejhiselamit.
Je shpresa e Ymetit, i cili rrëqethet duke përmendur emrin tënd e brohorit dhe duartrokit gjatë, sytë i kanë kah ti dhe Zoti të bëftë të tillë !
I dërguari a.s. prej veprave që më së shumti i urrente ishte syefaqësia, jo origjinaliteti, artificialja, të paraqiturit jo siç je realisht. Fjalët, veprat pëlqimet, jetësimet e porosive të tij në jetën tonë të përditshme dëshmojnë në esencë besimin tonë edhe në moment kritike "ngase fjala e tij duhet të jetë mbi të tjerat, ti këtë e dëshmove, ku “njerëzve të zgjedhur” u shpalose fytyrën e vërtet të gjakpirësit e të përgjakura nga gjaku i fëmijëve që fshiheshin nën maskën e engjëllit.
Faleminderit Erdogan !!!
Ju po na vizitoni në momentet më të vështira. Një fjalë e urtë thotë: ”miku i mirë njihet në moment të vështira”. Jemi të vetëdijshëm që jemi krijesë e re, që sapo kemi ardhë në këtë botë, por femijërija jonë goxha na zgjati dhe ende nuk po mundemi të ecim vetë pa mbështetje ... ne dikë. Sot kemi emër, por jo edhe forcë që ti ndalim egot personale që të mendojmë për shtetin ashtu siç mendojmë për veti.
Këshillat e tua, sugjerimet e tua, praktikat e vendit tënd dhe personaliteti yt shpresojmë se do të zë vend dhe do jenë model për liderët tanë dhe popullin tonë ti kalojmë këto moment të vështira.
Dy popujt kemi lidhje të fuqishme që nuk na ndajnë por vetëm sa na bashkojnë deshëm apo s'deshëm na konvenojnë apo jo, na integrojnë apo stagnojnë, por jemi të mishëruar dhe nëse i harrojmë kah asimilimi rrugëtojmë.
Ne kemi aspirate dhe probleme të përbashkëta, kërkojmë integrim, por portat e BE-së janë të mbyllura për ne, ama ju keni zgjedhur në njëfarë mënyre këtë diskurs të gjitha rrugët të shpijnë kah Stambolli dhe jeni vendi ndër më të zhvilluara në botë, nuk përjetoi recesion ekonomik. Ndërsa ne dëshirojmë vetëm e vetëm të hyjmë në portat e saja, nuk është në pyetje për neve çmimi: ÇKA, POR SI? Kemi pranuar ÇKAdo himni, flamuri, simbolet ku rrëfejnë për tjetërsim a assesi integrim e që Ju i keni ruajtur identitetin kombëtarë për 500 vite, por ende jemi në pritje çmimin e biletës e kemi paguar e me këste ende kemi për të vazhduar ta paguajmë por ende biletën nuk e kemi rezervuar.
Të faleminderit Turqi!
Tokën e Kosovës e kanë mëkëmbur njerëzit e gjakut tënd falë besimit në të cilët na orientuat Ne sot e adhurojmë Zotin dhe bashkëbisedojmë me Atë në objekte të dizajnuara e të konkretizuara nga Ju, që sot po i përuroni. E Ne do të vazhdojmë e t'i ruajmë me krenari. Sot e përuroni xhaminë Sulltan Mehmet Fatih, e tillë madhore është vepra, ideali, personaliteti juaj.
Faleminderit Turqi që nxorët nga gjiu juaj një njeri që është simboli i rilindjes e ardhmërisë !