Në fushën e predikimit të fesë islame, thirrësi vazhdimisht duhet të demonsiroj edukatë dhe sjellje të lartë në raport me të ftuarin, gjegjësisht masën e gjerë. Sa më i dashur dhe më i afërt të jetë thirrësi për njerëzit, aq më shumë ata tregojnë gatishmëri për ta pranuar ftesën dhe mësimet që ai predikon në mesin e tyre.
Asgjë më shumë se sa sjellja me modesti që e kemi si urdhër ga Allahu xh.sh., nuk i bën thirrësit më të dashur me opinionin. Modestia shfaqet kur shoqërohemi dhe qëndrojmë afër me njerëzit, ndaj edhe Allahu i ka urdhëruar të dyja këto. Në lidhje me këtë, Allahu në Kuran thotë: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (Lukman,18).
Dhe thotë: “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf, 28).
Arti i edukimit fetar konsiston në ndërlidhjen e mësimeve fetare, dispozitave me frymën reale të realitetit me anë të ofrimit të shembujve nga jeta e përditshme, të cilën e jetojmë duke iu shmangur imagjinatës së largët.(1) Bukur e ka përshkruar apo cilësuar misionin e të Dërguarit a.s., duke thënë: “Ua lejon të mirat, e ua ndalon të këqijat dhe i liron nga barrët e rënda dhe vështirësitë që i kanë pasur. Prandaj, ata që do të besojnë atë (Muhamedin), që do ta përkrahin dhe ndihmojnë, e do të ndjekin dritën që i është shpallur atij — vetëm ata janë të lumtur.” (El- Arafë,157).
Me termin karakter në shikim të parë nënkuptohen specifikat dhe dallimet shpirtërore të cilat e dallojnë një njeri nga të tjerët. Specifikat shpirtërore të individit paraqesin një botëkuptim të caktuar dhe herë pas here paraqiten si reagim ndaj një ngjarjeje. Specifikat shpirtërore të çdo njeriu krijojnë një personalitet metafizik dhe fizionomi shpirtërore të posaçme. Me një fjalë, karakteri është shprehje e këtij personaliteti dhe fizionomie. Nga një pikëpamje tjetër, njeri me karakter është njeriu icili lirohet nga kthetrat e instinkteve dhe pasioneve shtazarake. Nëse e vëmë re, ky kuptim i karakterit paraqet qëllimin e përkryer dhe më të lartë të edukatës dhe moralit. Në të vërtetë, qëllimi parësor i etikës është formimi i njeriu me karakter dhe temperament të sigurt.(2)
Lidhja me librin e Zotit
Nga metodat e edukimit sipas mësimeve kuranore është edukimi bazuar në udhëzim-mësim, imitim, pasimi i modeleve të mira, mësim, praktikë. Po ashtu është me anë të përdorimit të logjikës dhe mësimit praktikë, ndikimit në shpirtrat e njerëzve, nxitjen e ndjenjave, forma e rrëfimit dhe ngjarjet nga të parët, sqarimin e mrekullisë e dialogut, sjellja e shembujve, urtësia, realiteti social, këshillat për të mirë e durim, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, transparenca shpirtërore, dëlirësia e ndërgjegjes, sinqeriteti, dashuria, motivimi dhe frikësimi si metoda kuranore të bindjes psikologjike, punë të mira etj.
Lidhja me historinë pejgamberike
Mbajtja e lidhjes me historinë e Muhamedit a.s., është prej elementeve themelore të sistemit edukativo-arsimor të pranuar edhe në periudhën bashkëkohore. Mësimet e tilla edukative mbeten stërvitje praktike, me faktin se vazhdon të mbetet nga metodat më të rëndë- sishme për edukatën dhe mësimin. Madje, ajete të shumta na urdhërojnë të ndjekim shembullin e Muhamedit a.s., Siç thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpër- blimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun” (El-Ahzabë, 21).
Transmetohet nga Irbad bin Sarije es Sulma, se një ditë i Dërguari a.s., na u drejtua me një këshillë e cila na i dridhi zemrat: “A mos është kjo këshilla jote e fundit me anë së të cilës na je drejtuar neve”-i thamë. Atëherë ai na tha: “Ju këshilloj ta keni frikë Zotin, të dëgjoni dhe të bindeni edhe në qoftë se udhëheqësi juaj është rob. Ai që do të ketë jetë nga ju do të shoh divergjenca të shumta, andaj ju këshilloj ti përmbajuni sunetit tim dhe sunetit të udhëheqësve të drejtë, që vijnë pas meje: kapuni për të (sunetin) më dhëmballë dhe kini kujdes nga risitë në fe, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)(3)
Lidhja me historinë e gjeneratave të para
Gjenerata e parë ishte gjenerata më e mirë. Ata ishin një shkollë, shoqëria fisnike e cila shoqëroi revelatën hyjnore (vahj) dhe mësoi nga ajo. Ata ishin fryt i edukimit, lule të kopshteve, parfum të besimit. Përbënin storie të shekujve dhe ishin përgëzim i shpalljeve dhe të dërguarve.
“Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi) Për tua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh” (El-Fet'h,29).
Ishin simbolikë e vëllazërisë së pastër, kishin famë, dashuri, sinqeritet.
“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Tije i butë, mëshiruesi” (El-Hashr, 9-10).
Treguan burrëri të rrallë, vendosmëri, ishin luftarakë ndaj errësirë dhe padrejtësisë. Treguan sinqeritet e besnikëri, sakrificë. Ashtu siç ceket edhe Kurani fisnik: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (El-Ahzabë, 23).
Ajo gjeneratë e parë po ashtu ishin fisnik, të dëlirë e të virtytshëm, ruajtën veten dhe gjymtyrët e tyre. Kishin duar të pastër, kishin dronë në namaz, fitonin në mënyrë hallall.
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuara, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgim- tarët.” (El-Muminun, 1-10).
Pra, me angazhimin dhe punën e tyre të pandërprerë ishin dritë dhe udhëzim, shembull dhe shenja mbi rrugën e drejtë me anë të cilës besimtarët ndoqën dhe trasuan rrugën e tyre në luftën ndaj së kotës e të padrejtës, si dhe në vetë thirrjen islame si pjesë e programit të tyre jetësor.
Andaj shikuar nga prizmi i sotëm edukimi i myslimanit duhet të jetë i ngritur mbi këto kuptime të Islamit e veçanërisht në ditët që po kalojmë si ymet. Kjo duhet të përbëjë model sjelljeje dhe praktikë të domosdoshme që nuk mundet t'i iket assesi. Obligim primar bie mbi thirrësit islamë nëse dëshirojnë të ngritët sa më lartë flamuri islam dhe të gjejë praktikueshmëri drejtësia islame, por mbi këtë platformë, do të edukoheshin edhe brezat e rinj të cilët do të ndiheshin krenar me të kaluarën.(4)
Në metodologjinë e punës dhe të zbatimit, pas vendosjes së qëllimeve në mënyrë të qartë dhe të saktë, është e nevojshme të kërkohet për mjetet e duhura, për të arritur këto qëllime, duke u përpjekur për të përfituar maksimalisht nga të dhënat që kemi në dorë, dhe nga mundësitë që na vihen në dispozicion. Vizioni dhe modelimi, janë dy shtylla të rëndësishme të veprimtarisë së thirrjes fetare. Vizioni largpamës dhe modelimi, pa pakësuar as tepruar, janë nga shtyllat më të rëndësishme të veprimtarisë së thirrjes fetare, të suksesshme. Ndërsa shtylla e tretë, është vështrimi gjithëpërfshirës, i cili koncepton se besimi nuk lë pas dore asnjë aspekt nga aspektet e jetës.” Metodat e edukimit në kom- unikimin e thirrjes isame bën që thirrësi tiu ik vazhdimisht mendjemadhësisë dhe të ketë afërsinë me të ftuarin. Këtë e bazon në mësimet profetike ku njëherë i Dërguari a.s. ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai që ka në zemrën e tij mendjemadhësi edhe sa masa e një kokrre sinapi (hardalli)”.(6)
Asgjë më shumë se afërsia dhe edukata nuk e përhapin mësimin mbi Islamin. Abdullah bin Umeri, njëri nga shokët e Muhamedit a.s., shkonte në treg jo për të blerë apo shitur, por për ti përshëndetur njerëzit. Kur njerëzit e shikonin, gëzoheshin dhe i mblidheshin rrotull, e pyesnin dhe ai u jepte përgjigje e zgjidhje problemeve të tyre.(7)
Bazuar mbi këtë, ne na del detyrë të punojmë për përçimin e gjerësisë së vizionit islam te njerëzit, që ata ta kuptojnë saktë dhe në mënyrë të plotë atë. Kjo duke mësuar disa nga tekstet, nga ana teorike dhe juridike e tyre, pastaj zbatimin e tyre. Gjithashtu, është e rëndësishme që atij të cilit i drejtohemi, t'i ofrojmë pamjen e plotë të Islamit, një pamje e cila mbledh të gjitha anët e tij në një ekuacion të vetëm, në mënyrë që të bëheti mundur përfitimi nga secili element, aq sa rëndësi ka ai në hierarkinë e prioriteteve. Kjo kërkon qartësi në prezantimin e Islamit dhe transparencë në të folurit tonë, kur i prezantojmë bazat dhe degët e tij. Duhet që fjala jonë të jetë gjithmonë e njëjta, duke prezantuar të njëjtën ligjëratë pa kundërthënie, dhe të mos ketë brenda nesh gjëra që përpiqemi t'i fshehim nga të tjerët. Në kushte dhe rrethana të ndryshme, fjala e ligjëratës duhet të jetë fjala e penës, pra fjala e studiuar me kujdes, jo fjalë sporadike dhe e nxituar, dhe ligjërata jonë të vijë në të njëjtën linjë me lëvizshmërinë dhe qartësinë tonë, para të gjithëve.(8)
Asgjë më shumë se sa afërsia me njerëzit, njohja e halleve, problemeve, kërkesave dhe shoqërimi me ta nuk e përhap dhe ndihmon thirrjen islame se ajo. Për këtë Muhamedi a.s. thoshte: “Myslimani që shoqërohet me njerëzit dhe duron shqetësimet që vijnë prej tyre, është më i mirë se sa myslimani që nuk shoqërohet me ta dhe nuk i duron shqetësimet që ata i sjellin.(9)
____________________
1. Abdulbedi Sakr, Kejfe ted'un-nase, Mektebetu vehbe, Kajro, botim i dhjetë, 1990, f.90.
2. Alifuad Bashgil. Kokë më kokë me të rinjtë. Logos-A, Shkup, 2009, f.40.
3. Ahmedi, 4126, 17275, Ebu Davudi,4607 (hadithi hasenun sahih).
4. Tevfik el Vaië, Eddavetu ilall-llah, Darul jekin, botim i dytë, Mensure, 1995, f.236.
5. Ahmet Tutunxhi, Mësime nga jeta ime, Logos-A, Shkup, 2020, 1.63.
6. Muslimi, kapitulli i imanit, 91.
7. Buhariu, fi edebi-1 mufred, 1006.
8. Ahmet Tutunxhi, Mësime nga jeta ime, Logos-A,Shkup, 2020, f.63.
9. Ibën Maxhe, Ahmedi dhe Tirmidhiu, 2507, hadith sahih.