Ndoshta është e vështirë të paramendohet se njeriu që me lejen e Allahut e ndryshoi botën kishte lindur jetim ngase, para se të lindte, i kishte vdekur babai. Ai edhe ishte rritur jetim me plotë kuptimin e fjalës ngase në moshën gjashtë vjeçare i vdes edhe e ëma. Ky është jetimi për të cilin u përkujdes Krijuesi i tij, i cili u rrit nën mbikëqyrjen e kujde- sit hyjnor. Ajo që për njerëzit e rëndo- mtë është humbje, vuajtje, mungesë, për Muhammedin, të birin e Abdullahut, pa- qja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ishte përparësi. Në vend që të lihej në kujdesin e krijesës, qoftë ai edhe shumë i dashur, sikur është prindi, atë e mori në përkujdesje Krijuesi. Për këtë arsye, ai, edhe para se të bëhej pejgamber, ishte shëmbëlltyrë në sjellje, qëndrime dhe fjalë. Biografia e tij, edhe para shpalljes është e pastër dhe pa njolla. I lartësuar qoftë Allahu që Muhammedin e zgjodhi dhe përgatiti për të dërguar të Vetini
E tërë jeta e tij ishte mrekulli në vete, sepse jetoi në një rreth ku, sipas kritereve njerëzore, njeriu e kishte vështirë të mbijetojë qoftë edhe vetëm fizikisht, e lere më, të bëhej njeri i ndershëm, i mo- ralshëm dhe me virtyte të larta. Por këtë rregull e theu Muhammedi, dhe u bë pi- shtar ndriçues dhe shembull, virtytet e të cilit i admirojnë të largëtit para të afër- mve. Ai, përfundimisht dëshmoi se Allahu, as edhe për një moment të vetm- in nuk ka hequr dorë nga njerëzimi, du- ke u kujdesur për ta dhe duke e lëshuar Mëshirën e Vet të pakufishme, përveç të tjerash edhe nëpërmjet të dërguarve të Tij. Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, Allahu e bëri pi- shtarin ndriçues dhe shëmbëlltyrën e ndritshme për mbarë njerëzimin. Prej tij patën dobi të gjitha krijesat dhe të gjithë njerëzit pa përjashtim.
Është e pamundur të tregohet në mënyrë gjithëpërfshirëse pse duhet ta duam Muhammedin, pagja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, por secili prej neve poqëse mendon sado pak, do të vijë në përfundim se ai ishte manifestim i më- shirës së Allahut për njerëzimin, andaj i jemi borxhli, duhet ta duam, respektojmë dhe përfillim mësimet dhe udhëzimet e tij. Para se të flasim për disa nga të mirat e shumta me të cilat Allahu e pri- vilegjoi njerëzimin nëpërmjet të Dërguarit Muhammed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e shoh të udhës të përmend disa fakte që dëshmojnë se Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kishte autoritet dhe pozitë shumë të lartë tek Allahu i Madhëruar, gjë që edhe neve na obligon në mënyrë të drejtpërdrejtë që ta respektojmë atë. Allahu i Madhëruar e ka veçuar Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për disa veçori specifike, prej të cilave:
- Prej të gjithë të dërguarve të mëher- shëm, Allahu ka marrë zotimin se, në rast se Muhammedi paraqitet në ko- hën ec tyre dhe derisa ata janë gjallë, ata e kanë obligim të konfirmojnë be- simin e tyre në misionin e tij dhe ta pasojnë. Këtë zotim Allahu e ka ma- rrë prej secilit të dërguar. Kjo dëshmon vlerën dhe autoritetin e tij tek Allahu dhe te të dërguarit tjerë.
- Misioni i Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kishte karakter universal, si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Këtë e vërteton fjala e Allahut në Kuran: “Dhe Ne nuk të dërguam ty tjetër, përveçse mëshirë për botët.” (Enbija, i07)
- Allahu i Madhëruar me të e përfundoi procesin e shpalljes dhe vulosi pejgamberinë. Pas tij nuk do të ketë më të dërguar të tjerë. Si plotësim të kësaj mirësie, Allahu ka marrë përsipër ru- ajtjen dhe garancinë e mësimeve të Shpalljes që i erdhi Muhammedit, pa- qja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që të mbetet origjinale për të gjitha kohët.
- Ekziston edhe një privilegj shumë i madh dhe i rëndësishëm me të cilin Allahu e ka graduar të Dërguarin e Tij e ai qëndron në mundësinë e ndërmjetësimit që ka Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për njerëzit në Ditën e Gjykimit. Kjo madje, jo vetëm që është nder për Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, por është mirësi e madhe edhe për njerëzit.
Arsyet që na obligojnë ta duam Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, janë të shumta. Si të mos e duam njeriun që Allahu e zgjodhi për t'ia besuar pjesën më të rëndësishme të misionit të komunikimit të Fjalës së Tij njerëzimit? A nuk meriton të duhet njeriu, nëpërmjet të cilit, Allahu derdhi mirësitë dhe mëshirën e Tij mbi ne? Njeriu, në jetën e të cilit u betua Allahu i Madhëruar, a nuk është i madh dhe meritor për çdo respekt?
Çdo njeri që është pjesëtar i ummetit të tij duhet të ndijë se është i nderuar me të qenit i këtillë. Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ishte ai, ummetin e të cilit, Allahu e ngriti mbi të gjitha ummetet, e bëri më të numërtin dhe më të mirin. Këtij ummeti Allahu ua largoi të gjitha barrët dhe rëndimet që nëpërmjet shpalljes ua ngarkonte ummeteve të tjera për shkak të rebelimit dhe ngritjes krye kundër mësimeve hyjnore. Këtë ummet, Allahu në këtë botë e kurseu, e ruajti prej të gjitha obligimeve të kësaj natyre, duke shpallur për ta vetëm atë që është e lehtë, e natyrshme dhe e dobishme. Ndërsa në botën tjetër, ata do të jenë më të numërtit, më të shpërblyerit dhe të parët që do të hyjnë në Xhenet. Sikur të mos kishte kurrfarë përfitimi përveç nderit të të qenit pjesëtar i ummetit dhe pasues i të Dërguarit më të madh dhe njeriut më të famshëm që ka ecur në fytyrën e tokës, do të mjaftonte. Prej tij, në botën tjetër do të përfitojnë edhe banorë të Xhehenemit. Ebu Talibi do të ketë dënim më të lehtë se të tjerët për shkak të përkrahjes që i ka bërë Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, edhe pse ka vdekur si jo-mysliman dhe nuk e ka besuar Allahun si duhet.
Çfarë dhe pse detyrohemi ndaj të Dërguarit të Allahut
Arsyeja e trajtimit të një çështjeje të këtillë qëndron në faktin se virtytet janë margaritarë tek individët dhe shumë herë, derisa kemi të bëjmë me raportet mes njerëzve ngazëllehemi kur shohim hasim në dikë që sillet mirë dhe posedon moral të pastër dhe virtyte të larta. Edhe nëse gjejmë një të këtillë, do të shohim se ato virtyte ekzistojnë pranë disa të metave dhe mangësive që meritojnë vërejtje nëse jo edhe kritikë. Është krejtësisht e pamundur të gjesh njeriun, të gjitha vetitë e të cilit do të jenë të nivelit të kënaqshëm. Kjo është ngase njerëzit, siç dihet, sipas natyrës janë mëkatarë dhe nuk mund të lirohen prej veseve e as t'i flakin ato në tërësi. Për këtë arsye është fenomen njeriu tek i cili dominojnë virtytet përballë veseve të këqija. Ndërsa kur flasim për personalitetin e Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nuk mund të mos themi se ai ishte njeriu më i kompletuar me cilësi pozitive dhe njerëzisht i përsosur me virtyte dhe sjellje të mira. Njeriu mahnitet derisa lexon dhe njihet me personalitetin dhe sjelljet e tij. Atë që logjikisht mund ta arrijë një njeri, ai e kishte arritur dhe ishte bërë shembull në të, edhe pse realisht askush nuk arriti në pozitën e tij. Madje, edhe të dërguarit e tjerë të Allahut, që gjithsesi dëshmojmë se ishin njerëzit më të mirë, ai i ka tejkaluar, e të mos flasim për njeriun e rëndomtë. Nuk mund të gjejmë dëshmi më të madhe dhe më me vlerë sesa ajo që i ka thënë Krijuesi i gjithësisë: “Ti, vërtet, je në një moral të lartë.” (Kalem, 4) Një përshkrim i tillë i përgjithshëm na obligon që, si myslimanë që jemi, ta besojmë dhe ta konsiderojmë për të dërguar të Allahut, të konsiderojmë të saktë dhe të vërtetë çdo gjë që na ka informuar dhe ta respektojmë dhe dëgjojmë në atë që na ka urdhëruar. Por, mbi të gjitha, duhet ta duam. Ta duam më shumë se çdo gjë në botë, më shumë se i duam prindërit dhe fëmijët tanë. Më shumë se vetveten. Një gjë të tillë, thjesht, ia kemi borxh për shkak të të mirave që i përjetojmë, e për to, Allahu e ka bërë shkak Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.
Mbi të gjithat e duam ngase ai ishte njeriu më i mirë që krijoi Allahu, njeriu më komplet, më i sjellshmi, më i buti, më bamirësi. Krahas kësaj, ai ishte i Dërguari i fundit i Allahut. Me të, Allahu e përmbushi dhe plotësoi misionin e pejgamberisë dhe vulosi shpalljen nga qielli.
Disa nga virtytet që na detyrojnë ta duam edhe më tepër
Askush prej njerëzve nuk ka arritur që të përmbledhë të gjitha veçoritë dhe specifikat e tij apo të shkruaj për të gjitha aspektet e ndritshme të personalitetit dhe veprës së tij. Për këtë arsye, hasim në qindra libra që trajtojnë jetën dhe veprimtarinë ce Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nga aspekti biografik, dhe një mori sosh që trajtojnë sjelljet, moralin dhe virtytet e tij. Asnjëri prej autorëve asnjëherë nuk ka pretenduar se ia ka dhënë hakun si e meriton. Përkundrazi, të gjithë e pranojnë se shkrimet e tyre janë vetëm një pjesë e vogël, një shkëndijë, marrë nga dielli i fuqishëm dhe i ndritshëm i të Dërguarit Muhammed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. As unë nuk pretendoj, dhe Allahu më ruajt që të pretendoj një gjë të tillë se kam bërë diçka të rëndësishme në këtë drejtim. Unë vetëm e kam ndier veten të obliguar që njerëzve t'u kujtoj disa nga arsyet pse duhet ta duam Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, në kohën kur janë kapluar nga dashuria ndaj njerëzve që kryesisht nuk e meritojnë dhe njëkohësisht kur kanë filluar ta harrojnë atë që në të vërtetë duhet ta duan. Virtytet e tij të larta ishin të shumta, por kalimthi do të përmendim disa:
1. Bujaria
Ai ishte shembull i paarritshëm në këtë drejtim. Këtë e dëshmojnë transmetimet dhe dëshmitë në vijim:
Ai kurrë, derisa kishte diçka afër vetes, nuk kthente duarthatë lypësin. Një njeri njëherë ia kërkoi pelerinën që e kishte veshur, ai hyri në shtëpi, e zhveshi atë dhe doli e ia dha.
Xhabiri transmeton se i kishte dhënë një njeriut një tufë të madhe me dhenë saqë ai u kthye te njerëzit e vet dhe u tha: O njerëz, shkoni te Muhammedi se ai jep aq shumë sa të mos i frikohesh varfërisë më pas. (Shënon Buhariu)
Ibni Abbasi thotë se i Dërguari i Allahut ishte njeriu më bujar. Akoma më bujar bëhej në muajin ramazan kur e takonte Xhibrili dhe ja mësonte Kur'anin. Ai ishte më i bekuar se sa era e mirë dhe e bereqetshme e dërguar nga Allahu. (Buhariu)
2. Butësia
Me këtë nënkuptohet vetëpërmbajtja në raste zemërimi dhe hidhërimi të madh, kur njeriu nuk mund të kontrollojë veten dhe të përmbahet nga fjalët dhe sjelljet e këqija. Ai ishte shembull për këtë cilësi, madje edhe kur kishte mundësi të shfrynte zemërimin dhe mllefin e vet, ai asnjëherë nuk bënte një gjë të tillë.
Në betejën e Uhudit u plagos, iu shqye fytyra, tu thyen dhëmbët, ra në gropën që e kishin hapur armiqtë dhe i rrodhi gjaku. Ai, megjithatë, tha: “O Allah, fale popullin tim se ata nuk dijnë.” (Buhariu)
Një beduin erdhi njëherë për të lypur dhe e kapi për petkat e tij, e shtërngoi aq fortë sa i la shenja në qafën e tij të bekuar duke i thënë: O Muhammed, më jep nga ajo që të ka dhënë Allahul Ai buzëqeshi dhe urdhëroi që t'i jepej nga pasuria shoqërore aq sa i plotësohen nevojat e tij. (Buhariu)
Një çifut i quajtur Zejd b. Sa'neh erdhi për të kërkuar borxhin nga i Dërguari i Allahut, e kapi atë për krahu dhe iu drejtua në mënyrë të vrazhdë dhe ofenduese: Ju, familje e Abdulmittalibit, vërtet jeni të jokorrektë për të kthyer borxhin. Umeri u ngrit me shpejtësi dhe i revoltuar për të reaguar, por Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i tha: “Jo, në këtë mënyrë, o Umer. Më mirë do të ishte të kërkoje prej meje t'ia kthej borxhin dhe të kërkosh prej tij ta kërkojë hakun e vet më mirë dhe më butë.” Pastaj urdhëroi që t'i kthehej borxhi dhe t'i kompensohej trishtimi që ia kishte shkaktuar Umeri me reagimin e tij. Kjo gjë ishte shkak që ai njeri të përqafonte Islamin. Më herët thoshte: Të gjitha argumentet e sinqeritetit të Muhammedit i provova, përveç dy gjërave: Butësia e tij është shumë më e theksuar se sjellja e vrazhdë dhe, sa më keq të sillesh ndaj tij, ai bëhet më i butë. (Ebu Nu- ajmi, Hakimi dhe Hejthemiu)
3. Falja dhe toleranca
Falje quhet mosndëshkimi i keqbërësit edhe kur ekziston mundësia, por në shenjë bamirësie ndaj tij t'i falet ajo që ka bërë e të mos ndëshkohet.
Aisheja tregon se i Dërguari i Allahut kurr nuk hakmirrej personalisht për vete, përveç kur ishte në pyetje shkelja e ligjeve të Allahut, atëherë ai ndëshkonte për këtë. (Buhariu)
Xhabiri rrëfen se i Dërguari i Allahut ishte në një betejë dhe, derisa muslimanët ishin të shkujdesshëm ndaj tij, i erdhi njëri prej armiqve me shpatë në dorë, e rrëmbeu fort dhe i tha: Kush të mbron tani prej meje” Ai i tha: “Allahu”. Atij i ra shpata nga dora. Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e mori shpatën dhe i tha: “Po ty tani kush të mbron prej meje?” Ai i tha: Bëhu më i miri që hakmerret. I Dërguari i tha: “A do të dëshmosh se nuk ka të adhuruar përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut)” Ai i tha: Jo, por nuk do të luftoj më kundër teje dhe nuk do të jem në anën e atyre që të luftojnë. Ai e lëshoi. Kur shkoi tek njerëzit e vet, u tha: Jam duke ardhur nga njeriu më i mirë që keni parë ndonjëherë. (Ah- medi, Buhariu dhe Muslimi)
4. Trimëria
Trimëria ka qenë dhe vazhdon të mbetet virtyt i lartë dhe cilësi e vlefshme, sidomos kur është edhe në mendje ashtu si është në zemër. Për trimërinë e të Dërguarit Muhammed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, le t'i lëmë dy trima të dëshmojnë:
Ali b. Ebi Talibi thotë: Kur vështirësohej situata dhe lufta bëhej e ashpër, ne mbroheshim prapa të Dërguarit të Allahut. Askush nuk ishte më afër armikut se sa ai. (Ahmedi dhe Begaviu)
El-Bera b. Malik thotë: Kur bëhej situata e vështirë në luftë, ne fshiheshim prapa tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Më trimi prej nesh ishte ai që barazohej me të. (Muslimi)
5. Modestia dhe afërsia me njerëzit
Njeriu i madh në sytë e njerëzve, i vogël në sytë e vetvetes do të jetë i madh edhe tek Allahu i Madhëruar. I këtillë ishte Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të:
Shokët e tij tregojnë se nuk kanë parë njeri që u buzëqeshte të tjerëve më shumë se i Dërguari i Allahut. (Tirmidhiu)
Kalonte nga fëmijët që luanin në rrugë, i përshëndeste, sillej butë me ta e ndodhte edhe t'i përkëdhelte. (Sahihul- xhami”)
Të dobëtit dhe të varfrit i vizitonte kur sëmureshin dhe i përcillte deri në varreza, kur vdisnin.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të shtyhej dhe të pengohej për të arritur deri tek ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.
6. Sjellja e mirë me fëmijët dhe mëshi- ra ndaj tyre
Mirësjellja, butësia dhe mëshira janë të çmueshme me çdokënd, por kur kemi të bëjmë me të dobëtit, ajo bëhet virtyt edhe me i vlefshëm. Kësisoj i trajtonte Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, fëmijët:
Ibni Mesudi tregon se kur i Dërguari i Allahut binte në sexhde, nipat e tij Hasani dhe Husejni i hipnin mbi shpinë. Kur të tjerët donin t'i pengonin për këtë, ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, u jepte shenjë që t'i linin. Kur përfundonte namazin, i ulte në prehër. (Ebu Ja'la dhe Ibën Huzejme)
Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë hyj në namaz duke dëshiruar që ta zgjas atë, por e dëgjoj vajin e fëmijës, andaj e fal më shpejt namazin nga frika se mos e ëma është duke u falur me ne e do të shqetësohet.” (Buhariu)
Të shumta janë ato gjëra që na shtyjnë dhe obligojnë që ta duam të Dërguarin e Allahut, atë që Allahu e dërgoi mëshirë për botët, atë me të cilin Ai i nxori njerëzit nga errësira në dritë. Aq shumë kemi përfituar të gjithë prej tij, aq dobi dhe mësime kemi pasur. Si të mos e duam!
“O i dërguar. Vërtet, Ne të kemi dërguar dëshmues, përgëzues dhe këshillues. Dhe thirrës tek Allahu me lejen e Tij e pishtar ndriçues. Dhe përgëzoji besimtarët se për ta do të ketë tek Allahu mirësi të madhe.” (Ahzab, 45-47)
Ekrem Avdiu
dituria islame / 201