Më 25 dhe 26 nëntor, me ftesë të Lobit Shqiptar Euro-Atlantik, në vigjilie të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ishte i ftuar në Kuvendin, që bëri bashkë mërgatën e përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, i cili u mbajt në Prishtinë.
Kuvende të tilla pa ngarkesa politike, me qëllim të vetëm unitetin, punën e përbashkët për të mirën e atdheut janë gjithmonë të nevojshme.
Diskutimet në ambiente të tilla, me pjesëmarrje të shqiptarëve nga e mbarë bota janë sa të frytshme, po aq edhe frymëzuese.
Ekrem ef. Simnica, në fjalën e tij përshëdeti presidentin e Lobit, z. Skenderbeg Klaiçin, Kryesinë e Lobit dhe të gjithë pjesmarrësit, duke përcjellë pershendetjet nga BIK, nga institucionet udhëheqëse të saj dhe duke ju uruar festat e nëntorit, njëherësh ju deshiroi punë të mbarë e suksese.
Ekrem ef. Simnica, i siguroi se BIK-u në përgjithësi, e në veçanti Drejtoria për Diasporë është shumë e interesuar për shtimin e bashkpunimit me gjithë mërgatën ku do që jetojnë e veprojnë, madje, qëllimi i Drejtorisë për Diasporë është që të jemi sa më afër mërgimtarëve që të ndihmojmë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar dhe fetar. Kjo i shërben aspektit gjuhësor, kulturor e arsimor të mërgatës sonë shqiptare nëpër vende të ndryshme të botës si dhe forcon kontaktet e tyre me vendlindjen.
Në shenjë respekti e kontibuti të dhënë në ngritjen e imazhit kombëtar dhe shtetëror dhe kontributin për unifikim dhe bashkimin shpirtëror shqiptar , nga presidenti i Lobit Shqiptar z. Klaiç, Ekrem ef. Simnicës iu nda një mirënjohje.